GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Derbi Partizani-Tirana në statistika

18:43 - 27/04/24
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Derbi Partizani-Tirana në statistika
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Derbi i ditës së diel, Tirana-Partizani do të jetë shumë i rëndësishëm, në mos vendimtar, për të siguruar një vend në “Final 4”.

Bardheblutë dhe të kuqtë do të përballen në stadiumin “Air Albania” në një ndeshje që vlen shumë më tepër se vetëm tre pikë. Partizani aktualisht renditet në vendin e tretë me pesë pikë më shumë se Tirana e vendit të katërt, por skuadrat kryeqytetase mund të kishin grumbulluar më shumë pikë për atë se çfarë prodhojnë në sulm.

Në stadiumin “Air Albania” do të përballen dy ekipet që godasin më shumë në portat kundërshtare. Tirana kryeson këtë statistikë, me mesatarisht 11.56 gjuajtje drejt portës për ndeshje, ndërsa Partizani me 11.21. Gjithashtu, bardheblutë kanë përqindjen më të lartë të gjuajtjeve në kuadrat, 38 % të tyre, ndërsa të kuqtë vijnë pas Tiranës me një saktësi prej 35 % të tentativave.

Forca e sulmit të Tiranës vihet re edhe në krosimet për ndeshje, pasi Tirana është e para në këtë renditje me më shumë se 15 krosime për ndeshje, ndërsa Partizani numëron 12.5 krosime për ndeshje.

Ndryshe është situata në aspektin mbrojtës. Tirana pëson mesatarisht 11.3 goditje drejt portës për ndeshje, edhe pse ka një sulm të mirë. Te Partizani është ndryshe, pasi ka mbrojtjen e tretë më të mirë në kampionat për numrin e goditjeve të marra.

Një prej arsyeve të shifrave të mbrojtjes së Partizanit qëndron edhe tek numri i faulleve të shkaktuar për ndeshje: Partizani është skuadra e dytë me më shumë faulle të shkaktuar në kampionat, me 14,24 faulle për ndeshje, mbi një faull për ndeshje mesatarisht më shumë sesa Tirana.

Sulmi i ashpër i Tiranës ndaj mbrojtjes agresive të Partizanit: kjo do të jetë rruga që do të marrë ky derbi, që do të vendosë shumë për objektivat e të dyja skuadrave.

Etiketa: partizani-TiranaSuperliga

Lajme të lidhura

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë
Breaking Views

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Para
Pjesët e para/ Skënderbeu në avantazh ndaj Erzenit, s’ka gola në Dinamo-Laçi

Pjesët e para/ Skënderbeu në avantazh ndaj Erzenit, s'ka gola në Dinamo-Laçi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com