GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Derbi shqiptarësh në Seria A dhe vendi i Brojës në Southampton, ‘Kuqezinjtë’ që do luajnë në elitat e Evropës

11:00 - 04/12/21
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Dëmtimi i Brojas, Hasenhutl tregon a do jetë në ndeshjen me Watford
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e sotme do të zhvillohen një sërë ndeshjes të kampionateve kryesore evropiane, ku pritet të zbresin në fushë edhe lojtarë të Kombëtares shqiptare.

Southapton do të presë Brighton në orën 16:00 për takimin e javës së15 të Premier League. Ndonëse nuk dihet ende nëse talenti ‘Kuqezi’, Armando Broja do të jetë pjesë e formacionit startues të skuadrës së tij, e sigurt është se në qoftë se ai do të zbresë në fushë do të bëjë diferencën.

Aktualisht Southampton renditet në vend të 15 me 15 pikë, teksa kundërshtarët e tyre të kësaj sfide qëndrojnë në vendin e 9 të tabelës së Premier League me 19 pikë.

Në të treja sfidat e Seria A që do të luhen ditën e sotme do të kemi prani të lojtarëve shqiptare. Milan do të ndeshet me Salernitanën për raundin e 16 të kampionatit në orën 15:00, ndërsa ende nuk dihet nëse në fushë do të zbresë Frederic Veseli.

Vendasit renditen në vendin e 2 të tabelës së kampionatit kryesor italian, teksa Salernitana qëndron në vend të fundit me vetëm 8 pikë dhe duket se kjo ndeshje ka për të qenë shumë e vështirë.

Ora 18:00 rezervon një sfidë shumë interesante midis Romës dhe Interit. Pjesë e skuadrës së ‘Verdhekuqve’ është edhe mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla, i cili kaloi një periudhë shumë të keqe nën fillimin e drejtimit të trajnerit Jose Mourinho, i cili e shfaqi hapur mospëlqimin ndaj talentit ‘Kuqezi’. Megjithatë tashmë duket se situata mes tyre është qetësuar dhe mund të ndodh që ta shohim Kumbullën të zbresë në fushë edhe në një ndeshje shumë të rëndësishme siç është kjo e sotmja. Aktualisht ekipi i Romës është duke kaluar në një periudhë të vështirë me mungesën e rezultateve  dhe renditet në vend të 5 me 25 pikë, teksa ‘Zikaltërit’ e Inter qëndrojnë të 3 me 34 pikë.

Ndërsa ora 20:45 pritet të sjellë një derbi shqiptarësh në Seria A me takimin Napoli-Atalanta. Te skuadra e Napolit është titullar lojtari i përfaqësues së Kosovës, Amir Rrahmani, teksa te Atalanta ka po rol të padiskutueshëm në formacion mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti.

Kjo sfidë pritet të jetë shumë e luftuar me vendasit që mbajnë kreun e tabelës së Seria A me 36 pikë dhe që duan të përforcojnë pozitat dhe Atalantën që qëndron në vend të 4 me 31 pikë dhe që kërkon një rritje të mëtejshme./K.T/Gijotina.com

Etiketa: brojaSeria AShqiptaresouthampton

Lajme të lidhura

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë
Breaking Views

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës
Breaking Views

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje
Breaking Views

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Para
Dhunoi të ëmën, arrestohet në flagrancë i riu në Divjakë

Nëna braktis fëmijët e mitur në Vlorë, policia nis kërkimet për 27-vjeçaren

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com