GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Deri dje i përkedheluri i qeverisë”/ Rama largoi Arben Ahmetajn, ja si e komenton Zëri i Amerikës

08:43 - 28/09/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Deri dje i përkedheluri i qeverisë”/ Rama largoi Arben Ahmetajn, ja si e komenton Zëri i Amerikës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shqipëri, disa lëvizje në nivelet e drejtuesve politikë të qarqeve të Partisë socialiste, të kryera nga mbledhja e kryesisë së saj të martën, lanë jashtë, edhe funksioneve në parti, ish zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj.

Atij i ishte besuar deri më tani drejtimi i qarkut të Vlorës, pozicion të cilin e mori Blendi Klosi. Ndryshime pati dhe në qarkun e Shkodrës, ku ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e sipërmarrjes, Edona Bilali u zëvendësua nga një tjetër ministre Shteti, ajo për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali. Ndërsa në Kukës, Safet Gjici, do të zëvendësohet nga zoti Pandeli Majko, të cilin në zgjedhjet e një viti më parë, kryetari socialist Edi Rama, njëheraz kryeministër, e la jashtë zonës së sigurt për deputet.

Zoti Rama, i argumentoi lëvizjet me “ndryshime të natyrës organizative që nuk kanë ndonjë peshë të posaçme sa i përket interesit publik. Nuk janë ndryshime qeverie, janë ndryshime organizative”. I pyetur posaçërisht për zotin Ahmetaj, deri para pak muajsh i përkëdheluri i tij në qeveri, ai tha se “nuk ka asnjë rëndësi të hyjmë në emra. Të gjithë jemi shërbëtorë të këtij misioni dhe secili ka rolin e vet, ka pozicionin e vet. Kjo është një skuadër dhe çdo suadër ka lojtarë që kanë role të ndryshme dhe secili bën rolin e tij, se po të ishin të gjithë njëlloj atëherë nuk do ishte skuadër”.

Edhe kur e largoi nga qeveria, më 25 korrik, zoti Rama nuk dha publikisht ndonjë shpjegim bindës, ndonëse në mbledhjen e fundit të kabinetit, ia kishte bërë të ditur atij vendimin duke përdorur tone të ashpra. Në atë kohë ai e motivoi lëvizjen e numrit 2 të qeverisë, me faktin se Rindërtimi nuk është më prioriteti i qeverisë, duke qenë se ndodhet në fazë përmbyllëse. “Energjia si sfida më kolosale e kësaj periudhe dhe infrastruktura si sfidë e pandërprerë kombëtare, janë bërë sot edhe marrëdhënie intensive me qeveri e institucione ndërkombëtare. Koha që roli i zëvendës-kryeministrit të fokusohet në këto fusha”, kishte deklaruar zoti Rama, ndërsa bëri të ditur emërimin në këtë post të ministres së energjisë dhe infrastrukturës, Belinda Balluku.

Ahmetaj, ka qenë një prej figurave ndoshta më jetëgjatë si pjesë e qeverive socialiste që nga 2013. Ai ka mbuluar funksione të ndryshme nga ministri i Ekonomisë, te ai i Financave, me një ndërprerje në vitin 2019, kur ju rikthye jetës parlamentare, për t’u përfshirë sërish në kabinetin qeveritar pas tërmetit të nëntorit të po atij viti. Emri i tij, ka qenë ndër më të lakuarit nga opozita për përfshirjen në çështjen e inceneratorëve./ VOA

Etiketa: Arben AhmetajEdi RamaZeri i Amerikes

Lajme të lidhura

Rama me tuta në Kryesinë e PS, përfundon takimi në selinë e partisë
Breaking Views

Rama me tuta në Kryesinë e PS, përfundon takimi në selinë e partisë

10:50 - 11/03/26
PS në mbledhje kryesie, Rama fokus te përgatitjet për zgjedhjet
Breaking Views

PS në mbledhje kryesie, Rama fokus te përgatitjet për zgjedhjet

10:05 - 11/03/26
Ahmetaj ironizon Ramën nga arratia: Në një fjalim përdori dy standarde
Breaking Views

Ahmetaj ironizon Ramën nga arratia: Në një fjalim përdori dy standarde

09:45 - 11/03/26
Para
Zyrtari i BE viziton Kosovën, takohet me Konjufcën

Zyrtari i BE viziton Kosovën, takohet me Konjufcën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama me tuta në Kryesinë e PS, përfundon takimi në selinë e partisë
Breaking Views

Rama me tuta në Kryesinë e PS, përfundon takimi në selinë e partisë

10:50 - 11/03/26

Përfundon mbledhja e Kryesisë në selinë e PS të thirrur nga kryeministri Edi Rama. Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë...

Lexo më shumë
Shuplakë djalit 10-vjeçar, policia procedon nënën në Shijak

Shuplakë djalit 10-vjeçar, policia procedon nënën në Shijak

10:37 - 11/03/26
Porti i ri në Porto Romano/ E pretendonte kompania ruse, anulohet tenderi 400 mln euro

Porti i ri në Porto Romano/ E pretendonte kompania ruse, anulohet tenderi 400 mln euro

10:17 - 11/03/26
PS në mbledhje kryesie, Rama fokus te përgatitjet për zgjedhjet

PS në mbledhje kryesie, Rama fokus te përgatitjet për zgjedhjet

10:05 - 11/03/26
Ahmetaj ironizon Ramën nga arratia: Në një fjalim përdori dy standarde

Ahmetaj ironizon Ramën nga arratia: Në një fjalim përdori dy standarde

09:45 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com