GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Deri në 6 milionë dollarë/ Partia Demokratike lobon në SHBA me vajzën e Susie Wiles dhe ish shefin e stafit të Rubios

20:23 - 26/04/25
në Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
Deri në 6 milionë dollarë/ Partia Demokratike lobon në SHBA me vajzën e Susie Wiles dhe ish shefin e stafit të Rubios
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fondacioni Shqiptaro Amerikan do t’i paguajë një shifër që mund të arrijë deri në 6 milionë dollarë një kompanie amerikane, të zotëruar nga njerëz afër Presidentit Donald Trump, për të lobuar për llogari të Partisë Demokratike pranë qeverisë amerikane.

Kapitali zbardh kontratën e plotë të lobimit të firmosur nga Nuredin Seci, një shqiptaro-amerikan që jeton në New York dhe ish këshilltari i presidentit Trump, Carlo Trujillo, në cilësinë e Presidentit të Continental Strategy.

Paralelisht kontrata është firmosur edhe nga sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, në cilësinë e përfituesit, një detyrim ky  i kërkuar nga ligji amerikan.

Sipas kontratës, kompania e lobimit do të ofrojë shërbimet e mëposhtëme për llogari të Partisë Demokratike:

1- Krijimi i marrëdhënieve me aktorët kryesorë në qeverinë dhe kongresin e SHBA-ve për të lehtësuar zhvillimin e politikave.
2- Mbështetje për të promovuar demokracinë, nismat kundër korrupsionit dhe reformat qeveritare në përputhje me marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.
3- Përdorimi i përvojës së gjerë në marrëdhëniet me qeverinë, advokimin e politikave, të dërguarit ligjorë dhe angazhimin e palëve të interesuara në linjë me objektivat e Partisë Demokratike dhe koalicionit të saj, Aleanca për Shqipërinë e Madhe.

Por sa do të kushtojë ky shërbim ?

“Klienti (nëpërmjet Garantuesit të tij) do t’i paguajë firmës një mbajtës mujor prej 250,000 dollarësh për një paketë mbështetëse gjithëpërfshirëse të iniciativave të lobimit, advokimit dhe çështjeve gjyqësore strategjike për një periudhë prej 24 muajsh (“garancia mujore”) dhe në përputhje me Afatin e Marrëveshjes. Pagesa për tre muajt e parë (paradhënie) do të bëhet me nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje,” thuhet në kontratën e nënshkruar në datën 4 prill.

Pra, paratë do të paguhen nga Fondacioni Shqiptaro Amerikan në cilësinë e garantuesit, i cili përfaqësohet nga Nuredin Seci. Ndërsa PD nuk paguan asnjë qindarkë, por merr shërbimin e lobimit.

Megjithatë kontrata e lobimit mund të ndërpritet edhe pas tre muajve. Në këtë rast shuma e paguar do të ishte vetëm 750 mijë dollarë, sa tarifa e tre muajve.

“Kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi me nënshkrimin dhe do të rinovohet automatikisht në baza mujore pas kësaj, përveç nëse njëra palë jep me shkrim njoftim për mosrinovim/ndërprerje të paktën 30 ditë përpara datës së përfundimit. Pas 60 ditëve fillestare të kontratës secila palë mund të japë njoftim me shkrim për mosrinovim/përfundim të paktën 30 ditë para përpara përfundimit të propozuar,” thuhet në kontratë.

Continental Strategy
Por kush qëndron pas kompanisë Continental Strategy?

Kompania u themelua në vitin 2021 nga këshilltari i tij Carlos Trujillo. Zoti Trujillo e themeloi Continental menjëherë pasi Trump la detyrën, pasi kishte shërbyer në administratën e tij të parë si ambasador në Organizatën e Shteteve Amerikane.

Carlos Trujillo

Vetëm disa ditë pas rizgjedhjes së Donald Trump si President i SHBA-ve për herë të dytë, Continental njoftoi një promovim për Katie Wiles, vajzën e Susie Wiles, që shërbeu si shefja e fushatës së presidentit Trump.

Disa ditë më pas, Continental kontraktoi Alberto Martinez, një ish shef stafi i sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, si një partner menaxhues për të ndihmuar në rritjen e mëtejshme të Continental.

Ndërkohë, në mesin e dhjetorit të vitit të kaluar firma punësoi zëvendësdrejtorin politik të fushatës së Trump, Alex Garcia si partner.

Zgjedhja e një kompanie që zotërohet nga njerëz të rrethit të ngushtë të presidentit të SHBA-ve Donald Trump duket se nuk është e rastësishme.

Përmes kësaj kontrate, Partia Demokratike me sa duket kërkon më shumë akses në majën e Shtëpisë së Bardhë, por edhe zgjidhjen e disa problemeve nga e shkuara.

Jo rastësisht, shërbimi i parë që kompania e lobimit ka realizuar për PD-në është një bisedë telefonike me Dan Holler, shefin e stafit të sekretarit të shtetit Marco Rubio.

Kontrata më e madhe e lobimit në histori

Ajo mes Partisë Demokratike dhe Continental Strategy është potencialisht kontrata më e madhe e lobimit në historinë e Shqipërisë.

Sipas anekseve të kontratës, ajo mund të kushtojë plot 6 milionë dollarë për dy vjet, por përfaqësues të Partisë Demokratike thonë se kjo kontratë mund të ndërpritet edhe më shpejt se afati dhe shuma e paguar, pasi nëse do PD mund ta ndërpresë atë brenda tre muajsh duke paguar vetëm tarifën përkatëse të këtyre tre muajve.

Deri më tani, kontrata më e madhe e lobimit për llogari të një partie politike shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka qenë ajo e Partisë Demokratike, gjatë kohës që drejtohej nga Lulzim Basha në vitin 2017.

Në atë kohë PD pagoi rreth 1 milionë dollarë për shërbime lobime në SHBA, përmes një kompanie guackë nga Skocia, e quajtur Biniatta Trade. Por ky ishte një veprim që i hapi jo pak telashe zotit Basha, pasi Biniatta rezultonte e lidhur me disa shtetas rus.

Për këtë çështje u hap një hetim në Shtetet e Bashkuara nga FBI, ku zoti Muzin pranoi të bashkëpunonte me autoritetet amerikane. Paralelisht u hap një hetim edhe nga prokuroria shqiptare ndaj zotit Basha, por çështja u mbyll.

Ndërkohë njerëzit e Sali Berishës akuzuan Lulëzim Bashën se afera e lobimit ishte mekanizmi që e kapi peng kryetarin e opozitës nga qeveria e Edi Ramës dhe segmente të ambasadës amerikane në Tiranë./Kapitali.al/

Lajme të lidhura

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Para
Familja Soros sulmohet edhe nga të vetët: Skandali që trondit Amerikën, fundos Edi Ramën në Shqipëri

Familja Soros sulmohet edhe nga të vetët: Skandali që trondit Amerikën, fundos Edi Ramën në Shqipëri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com