GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Dëshmia e Ahmetajt përballë Altinit dhe Nuredinit

16:06 - 29/01/25
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
Dëshmia e Ahmetajt përballë Altinit dhe Nuredinit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Armand Shkullaku

Intervista e tretë e Arben Ahmetajt, ashtu siç pritej, u përcoll me të njëjtën strategji nga pushteti dhe kanalet e tij të propagandës. Censurë nga disa, zhvlerësim i personit dhe injorim i akuzave nga ca të tjerë dhe kulmi, ata që e kritikuan e analizuan por pa publikuar asnjë fjalë nga ato që tha ish zv/kryeministri.

Por nëse për Ramën dhe mediat e tij, kjo është një mënyrë dëshpëruese për të ruajtur të pacënuar pushtetin, për prokurorët e SPAK intervista në fjalë është një sfidë mes tyre dhe opinionit publik. Nëse një pjesë e shqiptarëve besojnë ende dhe sot se SPAK vepron i pavarur dhe i motivuar nga interesi publik, Arben Ahmetaj e ka vënë këtë institucion në dritën më të keqe që nga krijimi i tij.

Jo se kritikët e SPAK kishin ndonjë dyshim për kontrollin e kryministrit mbi “heronjtë e fëmijëve tanë”. Përdorimi totalisht nga Edi Rama për të goditur kundërshtarët e tij politikë, impotenca për të hetuar procedurat e vjedhjeve të shekullit si inceneratorët dhe 5D, kompromisi i ndotur për të amnistuar krimet elektorale, mbyllja e syve përballë aferave ku përfshihen hapur krimininelë, politikanë në pushtet, oficerë policie, prokurorë e gjyqtarë, të gjitha këto e kanë çuar shumë më keq se standarti i dyfishtë reputacionin e SPAK. Ai po përdoret si vegël e kryeministrit, madje më keq akoma, siç pretendon Erjon Velija dhe mediat e tij, si shkop gome i një klani brenda PS për të goditur klanin tjetër. Më keq se kaq, investimi i madh euroatlantik nuk mund të katandisej.

Megjithatë, falë propagandës dhe borive entuziaste të disa kaqolëve ndërkombëtarë, përralla e drejtësisë së pavarur vazhdon t’u serviret shqiptarëve për t’i vënë në gjumë. Në këtë kontekst, intervista e Ahmetajt shërben të paktën për të hapur sytë dhe për ta vënë SPAK përballë një sfide të thjeshtë: sa motivohet super struktura e drejtësisë nga interesi publik dhe sa motivohet nga interesi i Edi Ramës.

SPAK që merr seriozisht fjala vjen akuzat e Nuredin Dumanit, çfarë ka bërë deri më tani për akuzat e ish numrit dy të qeverisë, ministrit të ekonomisë dhe financave të shtetit shqiptar? Dumani, Nuredini jo Altini, ka qenë pjesë e një organizate kriminale, e ka njohur krimin nga brenda. Ahmetaj po ashtu. Pse dëshmia e të parit është e vlefshme për prokurorët, ndërsa e të dytit jo? Apo dhe SPAK diktohet njësoj si mediat e Ramës, që Nuredinit i botojnë çdo fjalë, ndërsa Arbenit i censurojnë çdo gërmë?

Arben Ahmetaj, u hetua nga SPAK, pasi Edi Rama e shkarkoi dhe e distancoi publikisht, në kohë rekord. Hotelet ku kishte fjetur dhe mënyrat se si kishte paguar. Tani, ish krahu i djathtë i Ramës deklaron publikisht se kryeministri i vendit ka frekuentuar të paktën dy herë një resort detoksi në Itali ku një javë kushton 10 mijë euro. Ahmetaj thotë se ka qenë në shoqërinë e një biznesmeni që ka përfituar leje ndërtimi në Tiranë. Në emër të interesit publik, a do të duhej që SPAK të kërkonte informacion zyrtarisht nga hoteli në fjalë dhe të verifikonte nëse kryeministri e ka deklaruar një shpenzim të tillë.

Po në emër të këtij interesi a mund të verifikonte SPAK kush është biznesmeni që ka paguar fluturimet charter të kryeministrit shqiptar dhe a janë deklaruar edhe këto shpenzime në ILKPD? Nëse ish numri dy i qeverisë dëshmon se kryeministri ka pranuar t’i paguhen udhëtime nga biznesmenë që përsëri përfitojnë leje ndërtimi, minimumi i ndërgjegjes së një prokurori do të ishte verifikimi i një akti të tillë. Njësoj si për biletat dhjetra mijëshe të NBA, që ende dhe sot qytetarët që i paguajnë rrogën kryeministrit, nuk e dinë se kush ia ka bërë “dhuratë”.

Ahmetaj tha se në cilësinë e zv/kryeministrit ka qenë prezent në një aferë mes kryeministrit dhe dy biznesmenëve turq dhe dëshmoi në vetë të parë se në mënyrë të paligjshme kosto për tunelin e Llogarasë ndryshoi, duke avulluar 50 milion euro. A ka interes publik më të madh se sa miradministrimi i taksave të qytetarëve, nga të cilat paguhen edhe prokurorët e SPAK? Po milionat e AKSHI që vazhdojnë të derdhen thuajse në një dorë të vetme dhe denoncimi konkret për projektin 15 milion euro që ish zv/kryeministri deklaroi se paratë të çojnë tek familja e Edi Ramës?

Në çdo vend demokratik dhe me drejtësi funnksionale, do të mjaftonte vetëm njëra prej këtyre dëshmive për të nisur një proces hetimor. Numri i dy i qeverisë akuzon direkt kryeministrin dhe sjell të dhënat për hotele luksi, fluturime charter, etj që nuk janë deklaruar. A ka prokurorë me minimumin e ndërgjegjes profesionale dhe qytetare që, më së paku, do të udhëtonte deri në Bolzano për të na thënë që ose kemi një kryeministër që shkel ligjin ose kemi patur një zv/kryeministër mashtrues. Ky do të ishte motivimi nga shqetësimi qytetar dhe jo nga konjukturat e pushtetit.

Nëse propaganda e Edi Ramës merret me personalitetin e Ahmetajt, me censurimin dhe deformimin e dëshmive të tij, me zhvlerësimin e personit dhe jo me faktet tronditëse që nxjerrin zbuluar një qeverisje kriminale, detyra e një prokurori që niset nga interesi publik do të ishte marrja seriozisht me to. Mirëpo këtu ka më shumë vlerë një vend pune se sa e vërteta, prandaj në vend të prokurorëve guximtarë kemi thjeshtë hetues me honorar. Askush nuk do të provojë të ndalë as hemoragjinë financiare dhe as krimin elektoral. Dhe më shumë se dëshmia e një zv/kryeministri do të ketë vlerë Nuredini. Ky është revolucioni që po bën Altini.

Etiketa: Ahmetajaltini

Lajme të lidhura

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm
Breaking Views

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm

09:02 - 08/03/26
Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve
OP-ED

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

12:31 - 07/03/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Para
Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”,  delegacioni i UEFA-s inspekton stadiumet dhe fushat

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”, delegacioni i UEFA-s inspekton stadiumet dhe fushat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bayern turpëron Atalantën në Bergamo, penalltia shpëton Barcelonën, Atletico Madrid shkatërron Tottenham
Breaking Views

Bayern turpëron Atalantën në Bergamo, penalltia shpëton Barcelonën, Atletico Madrid shkatërron Tottenham

23:21 - 10/03/26

Bajern Mynih ka dhënë një provë të mirëfilltë force me një fitore historike ndaj Atalantës në Bergamo në ndeshjen e...

Lexo më shumë
Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

22:54 - 10/03/26
Pas sulmit ndaj Kuvendit, NATO apelon për sjellje të përgjegjshme të shteteve në hapësirën kibernetike

Pas sulmit ndaj Kuvendit, NATO apelon për sjellje të përgjegjshme të shteteve në hapësirën kibernetike

22:26 - 10/03/26
E rëndë në Berat/ Humb jetën 40-vjeçari pasi motori del nga rruga në aksin Berat–Rroshnik

E rëndë në Berat/ Humb jetën 40-vjeçari pasi motori del nga rruga në aksin Berat–Rroshnik

22:07 - 10/03/26
Gallatasaraj-Liverpool 1:0/ Një gol i anuluar me VAR për anglezët dhe lojë e luftuar fizikisht

Gallatasaraj-Liverpool 1:0/ Një gol i anuluar me VAR për anglezët dhe lojë e luftuar fizikisht

21:15 - 10/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com