GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dëshmia e Enver Jamakut: Mjeku Dervish Hasi më gjeti dy pistoleta për Gjergj Cukalin

10:38 - 08/09/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Dëshmia e Enver Jamakut: Mjeku Dervish Hasi më gjeti dy pistoleta për Gjergj Cukalin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Enver Jamaku, i cili ka përfituar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësis ë dhe i dënuar nga gjykata si pjesë e grupit të Gjergj Cukalit, gjatë dëshmisë së tij ka folur edhe për shitjen e blerjen e armëve të zjarrit, duke përfshirë këtu mjekun kardio-kirurg Dervish Hasin.

Në dëshmi, Jamaku flet për gjetjen e dy pistoletave që ia kishte kërkuar Gjergj Cukalin, por që sipas tij ia kishte gjetur mjeku Dervish Hasi, i cili u arrestua për marrëdhënie seksuale me të mitur.

Dëshmia e Enver Jamakut:

Gjergj Cukalin e kam njohur kur kam blerë një “Audi A3”, ngjyrë e bardhë nëpërmjet një lidhjeje shoqërore të një personi tjetër. Pasi ky shoku im që merrej me shitjen dhe blerjen e makinave iku me tha të mbaj kontakte me Cukalin.

Në varrimin e Nehat Kullës unë kam qënë me mjekun Dervish Hasi. Në një moment që Hasi është shkëputur më ka ardhur Gjergj Cukali nga mbrapa dhe më ka thirrur Velo. Ky është i vetmi person që më therret Velo.

Në muhabet e sipër Gergji më ka kërkuar dy pistoleta 15-she me silenciator. Unë i thashë që nuk kisha, por Gjergji më tha kur t’i gjeja ta lajmëronte.

Pasi jam ndarë me Gjergjin më ka takuar përsëri shtetasi Dervish Hasi, të cilit i thërrasin “Doktori” dhe më ka thënë për bisedat që po bëheshin me Gjergjin.

Unë i thashë se Gjergjin e njoh nga blerja e makinës dhe më kërkoj dy pistoleta, pasi unë isha marrë me tregti armësh që përpara dhe e dija këte punë.

Doktori më ka thënë se pistoletat do i gjente ai. Në darkë pasdite doktori m’i ka sjellë armët te shtëpia, dy pistoletat që m’i kërkoi Gjergji, në një çantë të vogël.

E kam marrë çantën dhe e kam futur te shtëpia dhe doktori më tha se i kishte marre për shumën 6 mijë euro dhe do i shisja 7 mijë euro dhe 200 euro do i fitoja unë.

Të nesërmen kam telefonuar Gjergjin në aplikacionin Ëhatsapp dhe i kam thënë që të vinte.

Ai erdhi me një makinë “ML” ngjyrë e zezë me xhama të zinj, nuk i mbaj mend targat.

Unë ia çova pistoletat dhe i pa, atij i pëlqyen armët, por tha që janë shumë shtrenjtë dhe unë kam telefonuar doktorin në telefon (ëhatsapp), ja kam ngritur telefonit zërin që ta degjonte edhe Gjergji dhe i kam thënë se nuk i merr se janë shumë shtrenjtë.

Doktori me tha t’i lija 6 mijë e 500 euro, por ai më tha që vetëm 6 mijë euro të jap, jo më shume dhe doktori ra dakort me këtë çmim dhe ai ra dakort, mori armët dhe iku.

Në darkë i kam dhënë lekët doktorit, pasi e kam takuar tek xhamia dhe ai më ka dhënë vetëm 50 euro.”/ Ora News

 

Etiketa: dervish hasiKryesore1pistoleta

Lajme të lidhura

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26
Para
Aksidentoi për vdekje punonjësin e pastrimit, arrestohet 29-vjeçari

Gjendet e pajetë 43-vjeçarja në Tiranë, dyshimet e para...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com