Bashkëpunëtorit i drejtësisë Nuredin Dumani ka vijuar dëshminë e tij në GJKKO në megaprocesin “Plumbi i Artë”.
Dumani i është përgjigjur pyetjeve të avokatëve të të pandehurve dhe ka treguar si është njohur me Talo Çelen dhe Erion Alibej
Dumani mësohet të jetë shprehur se Talo Çelën e ka njohur në vitin 2010 nga Ilirjan Feçi, ndërsa shtoi se ka pasur njohje edhe me dy vëllezër të tij.
Dumani tha se kishte kontakte edhe me të vëllanë e Talo Çelës, Bujar Çela, i ekzekutuar në vitin 2020.
Gjatë seancës në GJKKO ai tregoi edhe momentin se kur vendosi të hakmerrej ndaj Talo Çelës. Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit, në verën e vitit 2020 kishin një listë me shumë emra për t’u vrarë në Elbasan.
“Nuk kishim radhë, por kush të dilte para do të eliminohej. Emiliano Ramazani u bë i pari”, tha ai.
Ndërsa të penduarin tjetër të drejtësisë, Erion Alibej, Dumani deklaroi se e ka njohur në 2020 dhe se me të ka marrëdhënie shoqërore.
“Në fillim për Erion Alibeaj më ka vënë në dijeni Elio Bitri, se po interesohej për mua. Jemi takuar disa herë me Bitrin. Më tha që Erion Alibej mendon se ju keni gjuajtur. Unë e mohova, se nuk kisha lidhje. Unë duke qenë i sigurt që nuk kisha lidhje dhe as vëllai kam kërkuar takim. Elio komunikonte me Arjan Spahiun, që nuk ishte në Shqipëri në atë kohë. Më ka kërkuar Elio një natë. Erdhi Elio më mori. Takuam Arjan Spahiun. Më bëri kontroll fizik, pasi do takonim mikun e tij. Me një Mercedes shkuam tek një pallat ku takova Erion Alibeajn”, është shprehur Dumani.
Pjesa nga seanca e pyetje-përgjigjeve në GJKKO
Avokati Qani Hasa: Kur je njohur me Talo Çelën dhe në ç’rrethana?
I penduari Dumani: Talon e kam njohur në fund 2009, fillim 2010. E kam njohur nga Ilirjan Feçi.
Avokati Hasa: Keni pasur momente të qëndroni në banesën e tij.
I penduari Dumani: Po, i kam qënë, por edhe ka qenë te shtëpia ime. Talo jetonte vetëm.
Avokati Hasa: A kishte vëllezër?
I penduari Dumani: Po kishte dy.
Avokati Hasa: A kishe informacion me lëvizjet e Bujar Çelës, vëllait?
I penduari Dumani: Po, ishte në shërbim të Talos. Kamufloheshin si taksixhi.
Avokati Hasa: Kur e ke njohur Erion Alibej?
I penduari Dumani: Janar shkurt 2020.
Avokati Hasa: Ç’ marrëdhënie krijuat?
I penduari Dumani: Shoqërore. E kam takuar gjithmonë tek shtëpia e tij.
Avokati Hasa: Keni thënë që ai kishte zbuluar ata që i vranë vëllanë dhe se do hakmerrej. Kur e vendosët se do të hakmerreshit?
I penduari Dumani: Në fillim për Erion Alibeaj më ka vënë në dijeni Elio Bitri, se po interesohej për mua. Jemi takuar disa herë me Bitrin. Më tha që Erion Alibej mendon se ju keni gjuajtur. Unë e mohova, se nuk kisha lidhje. Unë duke qenë i sigurt që nuk kisha lidhje dhe as vëllai kam kërkuar takim. Elio komunikonte me Arjan Spahiun, që nuk ishte në Shqipëri në atë kohë. Më ka kërkuar Elio një natë. Erdhi Elio më mori. Takuam Arjan Spahiun. Më bëri kontroll fizik, pasi do takonim mikun e tij. Me një Mercedes shkuam tek një pallat ku takova Erion Alibeajn.
Avokati Hasa: Në cilin moment vendosët të hakmerreshit drejt vrasësve të vëllait të Alibeaj?
I penduari Dumani: Pas konfliktit që pata me Talo Çelën dhe Altin Ndocin doja të vriteshin ata, por jo nga dora jonë. Kjo më interesonte, pasi Alrin Ndoci deshi të vrasë vëllanë tim, por ju bllokua arma. Unë doja ta ndihmoja të shkonin ata, jo t’i vrisja unë. Pasi u takuam vendosa ta ndihmoja.
Avokati Hasa: Kur u bë kjo bisedë?
I penduari Dumani: Pasi qëndruam 2-3 orë. Që herën e parë.
Avokati Hasa: Keni thënë që hartuat një listë?
I penduari Dumani: Pasi mësova që Alibeaj po hetonte për Talo Çelën dhe pata një bisedë me Fatmit Troplinin vendosëm që do godisnim ne të Durrësit. Unë kisha parë lëvizjet e Dorian Shkozës. E shikoja që më vinte pas me makina të ndryshme. Franc e Hajdar Çopja nuk ishin aty. Kel Kamami nuk ishte aty.
Avokati Hasa: Keni treguar dhe për vrasjet e Emikiano Ramazanit dhe Rigers Runajt? Kur e vendosët?
I penduari Dumani: Ishte verë 2020. Ishin shumë emra për t’u vrarë në Elbasan. Nuk kishim radhë, por kush të dilte para do të eliminohej. Emiliano Ramazani u bë i pari. Në Elbasan unë informacion merrja veç nga Elio Bitri. Emiliano Ramazani shkonte në një palestër në Elbasan. Kishim informacion të brendshëm nga aty. Alibeajt i vinin foto herë pas here edhe për Bujar Çelën dhe Emiliano Ramazanin.
Discussion about this post