GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Dëshmia tronditëse e mjekes: Rusët torturonin të burgosurit ukrainas, shpesh deri në vdekje

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Dëshmia tronditëse e mjekes: Rusët torturonin të burgosurit ukrainas, shpesh deri në vdekje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një mjeke vullnetare ukrainase, e kapur nga forcat ruse gjatë rrethimit të përgjakshëm të qytetit port të Mariupolit, u shpjegoi ligjvënësve amerikanë të enjten se si rusët e kishin torturuar vazhdimisht atë dhe të tjerë, duke vrarë shumë të burgosur. Ky është rrëfimi më i detajuar që ajo ka dhënë publik mbi muajt e saj në robëri.

Yuliia Paievska, e arrestuar në Mariupol në mars dhe e mbajtur nga forcat ruse dhe pro-ruse për tre muaj, foli para ligjvënësve të Komisionit të Helsinkit, një agjenci qeveritare e krijuar pjesërisht për të mbështetur respektimin e të drejtave të njeriut në nivel ndërkombëtar.

E njohur nga ukrainasit me pseudonimin Taira, zonja Paievska u bë një figurë e njohur në vendin e saj. Kujdesi i saj për të plagosurit gjatë luftës Rusi-Ukrainë mori vëmendjen globale pasi pamjet e regjistruara nga kamera në trupin e saj iu dorëzuan agjencisë së lajmeve Associated Press.

Para komisionit ajo tha se një rus e kishte pyetur ndërsa e torturonte“A e di pse po e bëjmë këtë?” dhe ajo i ishte përgjigjur sikurse tha:“Sepse mundesh”.

Një djalë 7-vjeçar vdiq në prehrin e saj sepse ajo nuk kishte asnjë nga pajisjet mjekësore që i nevojiteshin për ta trajtuar. Rusët i detyronin të burgosurit ukrainas të zhvisheshin përpara tyre e pastaj i torturonin, tha ajo. Para se të vdisnin, për javë të tëra të burgosurit bërtisnin nga dhimbjet.

“Në këtë mundim prej ferri, e vetmja gjë që ata ndjenin para vdekjes ishte abuzimi dhe dhimbjet shtesë”, tha ajo.

Zonja Paievska ishte një nga mijëra ukrainasit që besohet se janë kapur rob nga forcat ruse. Kryetari i bashkisë së Mariupolit tha se 10,000 njerëz nga qyteti i tij u zhdukën gjatë rrethimit disa mujor rus. Qyteti ra në duart e rusëve në prill, pas shkatërrimit nga bombardimet ruse dhe një numri të madh viktimash.

Konventa e Gjenevës veçon mjekët, si ata ushtarakë ashtu edhe civilë, si një grup që duhet mbrojtur “në të gjitha rrethanat”. Senatori Ben Cardin, një demokrat nga Merilendi dhe bashkëkryetar i Komisionit të Helsinkit, theksoi se kushtet që ajo përshkroi për të burgosurit civilë dhe ushtarakë shkelin ligjin ndërkombëtar. Ligjvënësi republikan nga Karolina e Jugut, Joe Ëilson e quajti presidentin rus Vladimir Putin një kriminel lufte.

Para se të kapej, doktoresha Paievska kishte regjistruar më shumë se 256 gigabajt pamje tronditëse me kamerën e instaluar në trupin e saj, ku mund të shihen përpjekjet e ekipit të saj për të shpëtuar të plagosurit në qytetin e rrethuar. Ajo ia dha filmimet gazetarëve të agjencisë së lajmeve Associated Press, ekipit të fundit ndërkombëtar të gazetarëve në Mariupol.

Gazetarët u larguan nga qyteti më 15 mars me kartën e futur brenda një tamponi, për ta kaluar atë nëpër 15 postblloqe ruse. Një ditë më vonë, zonja Paievska u kap nga forcat pro-ruse.

Ajo u lirua më 17 qershor, pasi kishte kaluar tre muaj në robëri, e dobët, e dëshpëruar, pasi kishte humbur mbi 10 kilogramë nga mungesa e ushqimit. Ajo tha se raporti i agjencisës së lajmeve Associated Press që tregonte se si ajo kujdesej për ushtarët rusë dhe ukrainas, dhe për civilët në Mariupol, ishte jetik për lirimin e saj.

Zonja Paievska më parë kishte refuzuar të fliste me gazetarët për kushtet në paraburgim, duke e përshkruar atë gjerësisht si ferr. Ndërsa dëshmonte ngadalë në anglisht dhe në gjuhën ukrainase në disa raste ajo mezi i mbante emocionet.

“Është shumë e rëndë të flasësh për atë që ndodhi atje”, tha ajo.

Etiketa: mjekerusetukrainasit

Lajme të lidhura

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta
Botë

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

22:54 - 11/11/26
Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena
Botë

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Para
Fruti i vjeshtës, pse duhet të hani çdo ditë shegë, ja përfitimet

Fruti i vjeshtës, pse duhet të hani çdo ditë shegë, ja përfitimet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte
Breaking Views

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte

23:26 - 11/11/26

Detaje te reja mbi hetimet që lidhen me deputeten e Partisë Socialiste, Sara Mila. Sipas burimeve, agjentët kanë pasur në...

Lexo më shumë
Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

22:54 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

22:15 - 11/11/26
“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

22:00 - 11/11/26
Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

21:30 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com