GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dëshmia/ Vranë babë e bir, SPAK pyet në gjykatë Etien Canin

17:17 - 08/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Dëshmia/ Vranë babë e bir, SPAK pyet në gjykatë Etien Canin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ngjarja që ka tronditur Elbasanin në 15 Gusht 2012 ku kanë mbetur të vrarë Gentian dhe Nezir Beqiri, babë e bir, ende nuk është mbyllur. Sot është zhvilluar seanca e radhës gjyqësore kundër 6 personave të pandehur, që akuzohen për veprën penale të vrasjes.

Në seancën e sotme, ku prokuroria kishte planifikuar të pyeste të pandehurin Ardjan Çapja, nuk është realizuar pyetja e tij, për shkak se prokurori hoqi dorë. Ndërsa ka vijuar me marrjen në pyetje të Etien Canit, një të pandehuri tjetër në këtë proces, që sipas akuzës ka qenë pjesë e grupit që ekzekutoi babë e bir. Cani, ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje dhe asnjë njohje me Ardjan dhe Florenc Çapjan. Madje sipas tij ai nuk është takuar asnjëherë, megjithëse në dëshminë e bashkëpunëtorit të prokurorisë, Ervis Bardhi, ai del se ka qenë pjesë e takimeve me Çapjat dhe ka shërbyer si vëzhgues në periudhën e përgatitjes së momentit të vrasjes.

Pas përfundimit të dhënies së deklarimeve nga Etien Cani, radhën për tu marrë në pyetje nga prokuroria, e ka në seancën e ardhshme të datës 15 qershor, i pandehuri Klajdi Dokoli. Gjatë fazës së hetimit, Ervis Bardhi, është marrë disa herë në pyetje nga prokuroria, duke treguar se dinamikën e vrasjes së babë e bir dhe pazaret, që kanë kryer me të pandehurit e tjerë, Ardian dhe Florenc Çapjan, për vrasjen e Gentian Beqirit, si dhe personat e tjerë Olsi Leku, Klajdi Dokoli dhe Etien Cani.

Si ndodhi vrasja e dyfishtë

Gentian dhe Nezir Beqiri u ekzekutuan në shtëpinë e tyre në 15 gusht 2012, nga Jorgo Leku në bashkëpunim me Etien Canin. Ata ishin paraqitur në shtëpinë e Nezir Beqirit si miqtë e djalit, Gentianit i cili ndodhej i paralizuar dhe në arrest shtëpie, pas një përplasje me policinë pasi ishte në kërkim për një tjetër ngjarje të rëndë të ndodhur në Elbasan.

Etien Cani bashkë me Lekun, shkuan në shtëpinë e shokut të tyre Gentian Beqiri, duke përshëndetur policët e vendosur në hyrje të pallatit për të mbikëqyrur Nezirin. Ishte babai i shokut të tyre ai që i hapi derën pasi njohu shokët e djalit. Në atë moment Cani qëlloi me armë ndaj Beqirit duke e lënë të vdekur në vend.

Policia ka dy pista për vrasjen e Beqirit. E para është ajo e motiveve të dobëta pasi Cani dyshonte se Gentian Beqiri i kishte ngacmuar të dashurën. Pista tjetër është ajo e hakmarrjes së vjetër me Çapjat, pasi Gentian Beqiri ishte një ndër tre personat që ekzekutuan Sokol Çapjan në një lokal në dhjetor 2005 në Elbasan duke çelur kështu serinë e hakmarrjeve mes familjeve në këtë qytet.

Pas Beqirit disa vite më vonë u ekzekutua në Elbasan, vëllai i tij Astrit Beqiri. Ai u gjet u vrarë pranë një karburanti në prill të vitit të shkuar në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan.

 

 

Etiketa: Ardjan CapjaEtien CaninFlorenc CapjaGentian dhe Nezir Beqiri

Lajme të lidhura

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro
Aktualitet

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Para
“Lekët i harxhova me…”/ Gjykata i la në burg, grabitësit e bankës në Koplik përplasen me njëri-tjetrin

“Lekët i harxhova me...”/ Gjykata i la në burg, grabitësit e bankës në Koplik përplasen me njëri-tjetrin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 8 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:01 - 08/04/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.5 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Kriza energjetike detyron kthesë të fortë, Trump lehtëson sanksionet ndaj rezervave të naftës iraniane

Arrihet marrëveshja për armëpushim SHBA-Iran, bie ndjeshëm edhe çmimi i naftës

07:48 - 08/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Prill 2026

07:39 - 08/04/26
Parashikimi i motit, 3 Nëntor 2024

Parashikimi i motit për sot, 8 Prill 2026

07:37 - 08/04/26
Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com