GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

DËSHMITË E PLOTA/ Vëllezërit Hasaj: Armën e mbanim në tavan, e vrava Ramazanin se nuk hiqte dorë nga motra e vogël

10:49 - 20/01/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Unë femër jam, sonte ke rastin”/ Një zë gruaje nga profili “Majli 544” futi në kurth Ramazan Mataj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbardhen dëshmitë e dy vëllezërve Klisman dhe Arjon Hasaj të arrestuar për vrasjen e Ramazan Mataj në Shkodër, ngjarje e cila ndodhur në 5 janar 2025 në fshatin Dragoç.

Klismani, ka dhënë deklarime të detajuara duke treguar se armën e kishte siguruar ai, pasi e mbante të fshehur prej vitesh në tavanin e një shtëpie të vjetër.

Ndërsa vëllai tjetër Arjon Hasaj, ka pohuar se menjëherë pas vrasjes së Ramazan Mataj, ai telefonin me të cilin e ka futur në kurth përmes profilit falso “Majli 544”, e ka thyer dhe hedhur në lumin “Kir”.

Sipas dokumenteve të siguruara, rezulton se Klisman Hasaj, ndër të tjera ka deklaruar se, viktima ka pasur shumë vite marrëdhënie me motrën e tyre të vogël dhe nuk pranonte të hiqte dorë, megjithëse i ishte kërkuar një gjë e tillë.

Klismani sqaron se, megjithëse janë munduar të merren vesh me viktimën Ramazan Mataj, ky i fundit largohej duke mos pranuar të flasë për këtë pjesë.

Nisur nga ky fakt, me vëllain e tij Arjonin, deklaron se, kanë menduar që ta vrisnin duke u shprehur se i kishin turpëruar para të gjithë fisit, fshatit dhe personave që i njihnin

Sipas thënieve të Klismanit, është Arjoni personi që ka hapur një faqe në internet me qëllim kapjen e Ramazanit. Ndërsa armën e kishte gjetur Klismani para disa viteve dhe e kishte mbajtur të fshehur në tavanin e shtëpisë.

Natën e ngjarjes, deklaron Klismani, armën ia ka dhënë Arjonit, i cili ia ka sjellë rreth orës 21:00 të mbrëmjes pasi i ka thënë se e kishte vrarë Ramazanin.

Armën deklaron se, e ka mbajtur të një shtëpi e vjetër afër banesës dhe në mbrëmjen e datës 6 janar e ka groposur në qoshe të shtëpisë mbrapa.

Deklarime për faktin e vrasjes ka dhënë dhe vëllai tjetër Arjon Hasaj, i cili fillimisht është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale dhe në vazhdim me cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, duke u shprehur se u qëndron deklarimeve.

Ai ka dhënë shpjegimet e tij duke sqaruar se krimin e ka kryer i vetëm, telefonin që ka përdorur për komunikim e ka thyer dhe e ka hedhur në lumin Kir.

Në përfundim të deklarimit, ai shprehet se, ndjehet i penduar për krimin, por se, gjithashtu ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe emocionale. Arjon Hasaj, fillimisht u zbulua nga numri person i telefonit me të cilin kishte hapur profilin e rremë “Majli 544”, me anën e të cilit u shtir sikur ishte femër dhe futi në kurth Ramazan Mataj, të cilin më pas e vrau në periferi të fshatit.

Etiketa: DëshmidetajeKryesore1ramazan metaVrasja

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Kush do të moderojë Big Brother Vip? Arbana i jep fund pyetjeve…

Arbana e tha hapur arsyen pse nuk e ndjek “Big Brother VIP”!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com