GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Dëshmitë tronditëse të fëmijëve që kujtojnë jetët para se të riktheheshin në jetë

21:51 - 19/06/24
në Botë, Kuriozitete
Kohë leximi: 3 min
A A
Dëshmitë tronditëse të fëmijëve që kujtojnë jetët para se të riktheheshin në jetë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Disa fëmijë të vegjël, zakonisht midis moshës 2 dhe 5 vjeç, flasin për kujtimet e një jete të mëparshme që ata pretendojnë se kanë jetuar. Në të njëjtën kohë ata shpesh shfaqin sjellje, të tilla si fobi ose preferenca, që janë të pazakonta brenda kontekstit të familjes së tyre të veçantë dhe që nuk mund të shpjegohen me ndonjë ngjarje aktuale të jetës. Në shumë raste, deklaratat e fëmijës korrespondojnë saktësisht me jetën dhe vdekjen e një individi të vdekur. Disa fëmijë kanë shenja lindjeje ose defekte të lindura në përputhje me plagët ose shenjat tek personi i vdekur, dhe per ta konfirmuar kete, jane përdorur raportet pas vdekjes. Fëmijët më të rritur mund t’i ruajnë deri diku këto kujtime, por ato përgjithësisht duket se zbehen rreth moshës shtatë vjeçare.

Subjektet e këtyre rasteve janë gjetur në të gjithë botën, duke përfshirë Evropën dhe Amerikën e Veriut. Për 20 vitet e fundit, Dr. Jim Tucker është fokusuar kryesisht në rastet e gjetura në Shtetet e Bashkuara. Disa raste ofrojnë dëshmi më bindëse se të tjerat për kujtimet e jetës së kaluar. Dy jane rastet me te cuditeshme:

James Leininger – kujtimet e të qenit pilot i Luftës së Dytë Botërore dhe të rrëzimit

Ryan Hammons – kujtimet e të qenit një agjent talentesh ne Hollivud

Dëshmitë tronditësë të fëmijëve që

James Leininger, pak më shumë se dy javë pas ditëlindjes së tij të dytë — filloi të kishte makthte tmerruese qe thjesht nuk pushonin. Kur James filloi të bërtiste me fraza të përsëritura si: “Avioni ne flake! Njeriu i vogël nuk mund të dalë!”, Leiningerët më në fund pranuan se me të vërtetë duhej ta merrnin parasysh se dicka nuk shkonte. Pas hulumtimeve, dolen ne drite detaje mbi avione e tragjedi luftarake qe asnjë djalë dy vjeçar nuk kishte sesi t`i dinte vazhduan. Bruce dhe Andrea Leininger filluan të kuptonin se kjo ishte një situatë e pabesueshme. Soul Survivor është historia se si Leiningers përfundimisht zbuluan se djali i tyre po rijetonte jetën e kaluar të pilotit  të Luftës së Dytë Botërore, James Huston. Ndërsa Bruce Leininger përpiqej të kuptonte se çfarë po ndodhte me djalin e tij, ai zbuloi gjithashtu detaje të jetës dhe vdekjes së James Huston-it, i cili vdiq ne avionin e tij te perfshire nga flaket.

Ryan Hammons është një djalë amerikan që mban rekordin për numrin e kujtimeve të një jete të mëparshme. Ai lindi lindi në Muskogee, Oklahoma në vitin 2004, gati dyzet vjet pas vdekjes së agjentit të talenteve në Hollivud, Marty Martyn. Prindërit e tij, Cyndi dhe Kevin, ishin të krishterë protestantë. Cyndi ishte nëpunëse qarku, ndërsa Kevin toger në departamentin e policisë. Ryan foli vonë  për shkak të adenoideve të zmadhuara. Adenoidet janë një masë indi limfatik i vendosur midis pjesës së pasme të hundës dhe fytit; ato ndihmojnë në mbrojtjen e trupit nga viruset dhe bakteret, por nëse inflamohen mund të pengojnë frymëmarrjen dhe të folurin tek fëmijët e vegjël. Kur ai ishte katër vjeç, iu hoqën adenoidet. Fill pas kësaj, Ryan filloi të fliste me fjali të plota dhe shpejt nisi të tregojë kujtime që në fund u identifikuan me Marty Martyn. Komentet e tij të para kishin të bënin me tre djem të birësuar, të cilëve ai u kishte vënë emrin.

Dëshmitë tronditësë të fëmijëve që

Ai tha se ishte nga Hollivudi dhe iu lut Cyndi që ta çonte atje në mënyrë që të mund të shihte ‘familjen tjetër’. Ryan tha se ai kishte një shtëpi të madhe me një pishinë që ndodhej në një rrugë emri i së cilës kishte ‘Rock’. Ai kishte një makinë të gjelbër që nuk do të lejonte askënd tjetër ta drejtonte. I pëlqente të shkonte në plazh me të dashurat e tij. Ryan ishte i magjepsur pas syzeve të diellit dhe tha se shpesh digjej në plazh nga dielli në jetën që kujtonte. Fëmija po kështu fliste për një ‘agjenci’ ku njerëzit ndërronin emrat dhe pretendonte se kishte shkuar në Europë me anije, kishte vizituar Parisin dhe kishte parë Kullën Eifel.

Lajme të lidhura

Operacion rekord në historinë e Spanjës, kapen10 tonë kokainë që ishin fshehur mes  kripës
Botë

Operacion rekord në historinë e Spanjës, kapen10 tonë kokainë që ishin fshehur mes kripës

08:35 - 13/01/26
Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore
Aktualitet

Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore

17:59 - 12/01/26
Mbi 500 të vrarë në Iran, Trump kërcënon me ndërhyrje ushtarake
Aktualitet

Mbi 500 të vrarë në Iran, Trump kërcënon me ndërhyrje ushtarake

17:15 - 12/01/26
Para
Shkëlqeu kundër Kroacisë, Dinamo Zagreb me postim special për Arbër Hoxhën

Shkëlqeu kundër Kroacisë, Dinamo Zagreb me postim special për Arbër Hoxhën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kushtet jo të mira në punë, punonjësit e gjelbërimit në Vlorë dalin sërish në protestë
Aktualitet

Kushtet jo të mira në punë, punonjësit e gjelbërimit në Vlorë dalin sërish në protestë

14:15 - 13/01/26

Pasi nuk kanë marrë asnjë zgjidhje një ditë më parë, pas protestës së zhvilluar në Bashki, por as në takimet...

Lexo më shumë
U arratis nga spitali i burgut/ Kush është Altin Ndoci? I arrestuar për 4 vrasje

U arratis nga spitali i burgut/ Kush është Altin Ndoci? I arrestuar për 4 vrasje

13:59 - 13/01/26
Ishte për vizitë në spital/ I paraburgosuri i grupit të Talo Çelës, Altin Ndoci arratiset

Ishte për vizitë në spital/ I paraburgosuri i grupit të Talo Çelës, Altin Ndoci arratiset

13:48 - 13/01/26
Kontroll blic në burgun e Durrësit, sekuestrohen 10 celularë

Arratiset një i burgosur nga burgu i Durrësit, nisin kërkimet për kapjen e tij

13:27 - 13/01/26
Përmbytjet/ Prokuroria sekuestron dokumentet e hidrovorit të ri të Porto Romanos me vlerë 19 mln euro

Përmbytjet/ Prokuroria sekuestron dokumentet e hidrovorit të ri të Porto Romanos me vlerë 19 mln euro

13:07 - 13/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com