GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dëshmorët që dhanë jetën, të harruar. Varret e çara dhe pa emër, ndërsa pushtuesve të huaj u lulëzojnë

21:45 - 17/11/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Dëshmorët që dhanë jetën, të harruar. Varret e çara dhe pa emër, ndërsa pushtuesve të huaj u lulëzojnë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në 81-vjetorin e Çlirimit të Tiranës, Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut paraqiten në një gjendje të degraduar.

Pllaka të plasaritura, shkronja të rëna, emra të munguar dhe trotuare të dëmtuara përshkojnë gjithë hapësirën përkujtimore, duke shfaqur një kontrast të fortë me varrezat dhe memorialet e ushtarëve të huaj në kryeqytet, të cilat janë të pastra, të mirëmbajtura dhe të mbushura me gjelbërim.

Gjendja në Varrezat e Dëshmorëve të Tiranës

Gjatë verifikimit në terren u vu re se shumë prej pllakave të varreve janë të çara, ndërsa në dhjetëra raste mungojnë shkronjat e emrave apo vitet e lindjes dhe të rënies së dëshmorëve.
Edhe trotuaret dhe avllitë përreth paraqiten me dëmtime të dukshme, ndërsa ndriçimi është i dëmtuar në disa zona.
Disa varre dëshmorësh rezultojnë plotësisht pa emra. Sipas autoriteteve, këto i përkasin dëshmorëve të transferuar pas viteve ’90, por vendosja e të dhënave identifikuese ende nuk është kryer.
Ndërhyrja e fundit serioze për mirëmbajtje është bërë rreth 6 vite më parë, periudhë në të cilën vetëm një numër i vogël varresh është rikonstruktuar me pllaka mermeri të reja.

Ndërkohë, varrezat e ushtarëve të huaj shkëlqejnë!

Varrezat e ushtarëve britanikë, ku prehen 46 pjesëtarë të misioneve britanike të vrarë në Shqipëri gjatë viteve 1943–1944, janë të pastra, me kurora lulesh të freskëta dhe hapësira të rregulluara.

Nga 2.400 ushtarët e rënë ose të humbur në Shqipëri gjatë Luftës së II Botërore rreth 1.800 njihen me emër. Në tetë kolona graniti janë shkruajtur emrat e të rënëve.

Varrezat e ushtarëve gjermanë pranë Liqenit Artificial, ku prehen 56 ushtarë të Luftës së Dytë Botërore, janë të mirëmbajtura, me emra të qartë të gdhendur në kolonat e granitit dhe ambiente të rregulluara periodikisht. Nga 2.400 ushtarët e rënë ose të humbur në Shqipëri gjatë Luftës së II Botërore rreth 1.800 njihen me emër. Në tetë kolona graniti janë shkruajtur emrat e të rënëve.

Në Tiranë është vendos edhe një memorial në nder të 251 viktimave që kundërshtuan tentativën e grushtit të shtetit në Turqi.
Memoriali qëndron që prej vitit 2019 Parkun e Madh të Tiranës, pranë Liqenit Artificial. Në një pllakë betoni janë gdhendur emrat e 251 të rënëve që kontribuan në dështimin e grushtit të shtetit të 15 korrikut 2016 në Turqi, kundër qeverisë së Presidentit Erdogan.
Ky memorial është dëmtuar një herë, por që është rregullua dhe aktualisht është në gjendje shumë të mirë. 251 emrat e dëshmorëve turq janë shkruar me shkronja që lexohen qartë.

Reagimi i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit

Enkelejda Pashalliu specialiste e Parqeve Memoriale Tematike në Bashkinë Tiranë pranon hapur problematikën, duke pohuar se ka shumë vite që nuk është ndërhyrë. Kjo edhe për mungesë fondi për të restauruar trotuaret dhe vendosjen e emrave dhe numrave mbi varret. Gjithsesi ajo pohoi për Fiksin se me buxhetin e ri do të bëjnë restaurimet emergjente. Në lidhje me kontrastin që kanë varrezat e dëshmove tanë me ato të huaja, specialistja tha se me buxhetin e vitit 2026 do përpiqen që edhe varrezat e dëshmorëve tanë të “ shkëlqejnë” njësoj si të huajve./TopChannel

 

Lajme të lidhura

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën
Breaking Views

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
Para
Bardhi publikon pamje të reja: Ja si Balluku kontrolloi votat në të gjithë qarkun e Fierit

Bardhi: Balluku ka urdhëruar Kuvendin të mos fusë ligjet e saj në seancë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com