GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Dështim pas dështimi, ja si United “hodhi në plehra” 400 MLN paund

17:49 - 06/09/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Dëmtimi i rëndë, mesfushori i United ka mbyllur sezonin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Klubet e futbollit investojnë shuma parash, shpesh herë marramendëse, për të përforcuar ekipet e tyre, duke kaluar në ekstreme përsa i përket vlerës reale të futbollistit ose futbollistëve që ata blejnë.

Manchester United është një nga klubet më të mëdha dhe të suksesshëm në Angli. Historia e “Red Devils” ka njohur shumë lojtarë të cilët kanë lënë gjurmë jo vetëm në klubin nga Mançesteri, por edhe në historinë e Premier League.

Megjithatë, vitet e fundit, pronarët akktualë të klubit, familja Glazer, kanë zhgënjyer tifozët në këtë drejtim pasi nuk kanë mundur të “peshkojnë” lojtarët e duhur pasi pavarësisht se kanë shpenzuar jo pak në merkato, sërish nuk janë gjetur personazhet e duhur.

Mjaftojnë pesë emra për të kuptuar më mirë dështimet e United në merkato. Paul Pogba, Romelu Lukaku, Harry Maguire, Jadon Sancho dhe Antony.

Pogba është lojtari më i shtrenjtë në historinë e United teksa u transferua nga Juventus për 89 milionë paund në vitin 2016.

Francezi iu bashkua anglezëve si një prej mesfushorëve më të mirë të kohës, por nuk mundi të gjente vazhdimësinë në Old Trafford dhe zhgënjeu shumë.

Më pas Lukaku. Belgu i kushtoi arkave të United 75 milionë paund kur e transferuan në vitin 2017 nga Everton. Sulmuesi zhgëjeu sidomos në sezonin e dytë në Old Trafford duke shënuar vetëm 15 gola në 45 ndeshje.

Tjetri në radhë është Maguire, historia e të cilit tashmë dihet. Mbrojtësi u transferua nga Leicester për shifrën e 80 milionë paundëve, por pavarësisht se mbajti edhe shiritin e United, kurrë nuk mundi të ngjitej në lartësinë e historisë së klubit.

Jadon Sancho u transferua nga Borussia Dortmund në vitin 2021 për shifrën e 73 milionë paundëve. Në 82 ndeshje për United ka mundur të gjejë rrugën e rrjetës vetëm në 12 raste.

Vazhdimësia i mungon shumë lojtarit britanik dhe tashmë konflikti i hapur me trajnerin Erik ten Hag e përkeqëson edhe më shumë pozitën e tij në klub.

I fundit, Antony. Braziliani u transferua në Old Trafford vitin e kaluar për shumën e 85.5 milionë paundëve nga Ajax. Këtë sezon pritej edhe shpërthimi i tij duke qenë se ai i kaluari u quajt si një sezon përshtatje me futbollin e Premier League.

Por, Antony sërish nuk bind. Në 48 ndeshje me United ka shënuar vetëm tetë gola dhe tre asist ndërsa tashmë problemet personale ku akuzohet nga e ish e dashura për dhunë, vetëm sa i përkeqësojnë pozitat e tij në klub.

Të gjithë emrat e sipërpërmendur i kanë kushtuar United plot 402.5 milionë paund, miliona të cilat nuk janë justifikuar në fushë dhe mbi të gjitha janë më shumë se sa ka shpenzuar Manchester City në dy sezonet e fundit për të transferuar nëntë lojtarë përfshirë këtu Erling Haaland./Tema

Etiketa: investime te gabuaramanchester united

Lajme të lidhura

Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak
Sport

Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak

15:26 - 18/03/26
Disiplina ndëshkon Dinamon dhe Tiranën me bllokim të merkatos, nuk shlyejnë pagat e lojtarëve
Sport

Disiplina “shkund” nga themelet klubin e Egnatias! Pezullohet trajneri, kapiteni dhe drejtori (Vendimet)

14:35 - 18/03/26
Përplasje ‘titanësh mes Realit dhe City-t, Atalantën e pret ‘ferri’ përballë Bayern (Supersfidat)
Sport

Champions League/ Barcelona e favorizuar në shtëpi, Liverpool kërkon përmbysjen e madhe

09:53 - 18/03/26
Para
Oriola Marashi mahnit me lëvizjet sensuale buzë detit (VIDEO+FOTO)

Oriola Marashi mahnit me lëvizjet sensuale buzë detit (VIDEO+FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndrec Pjetri: Duhet ndryshim i madh për PD që të qeverisë nesër
Breaking Views

Ndrec Pjetri: Duhet ndryshim i madh për PD që të qeverisë nesër

18:57 - 18/03/26

Më i votuari i listës së hapur të Partisë Demokratike në Qarkun e Durrësit, Ndrec Pjetri, mori pjesë sot në...

Lexo më shumë
“Vendoset zv.drejtor i Portit të Durrësit një 24-vjeçar”, Pedagogia: Rinia joshet me vende pune

“Vendoset zv.drejtor i Portit të Durrësit një 24-vjeçar”, Pedagogia: Rinia joshet me vende pune

18:13 - 18/03/26
Salianji takim me intelektualët: Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin

Salianji takim me intelektualët: Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin

16:46 - 18/03/26
Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…

Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…

16:00 - 18/03/26
Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak

Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak

15:26 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com