GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Dështimi i AKSH-it, harxhoi 2.38 miliardë lekë tendera për sigurinë dhe të dhënat rrodhën

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Dështimi i AKSH-it, harxhoi 2.38 miliardë lekë tendera për sigurinë dhe të dhënat rrodhën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas skandalit të publikimit të të dhënave private të mbi 1 milionë shqiptarëve, ku dolën të dhëna të cilësuara sekrete, si numri personal, vendi i punës, pagat, etj, përgjegjësi kryesor për këtë është vënë AKSH-i, (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit). Pas këtij skandali, AKSH-i është cilësuar si i pasigurt për të mbajtur informacione sensitive, edhe pse në të janë investuar miliona lekë.

AKSH-i është një nga autoritetet që është legjitimuar për të kryer kontrata të klasifikuara për qëllime të sekretit dhe sigurisë shtetërore. Janë cilësuar me statusin e Klasifikuar, ku janë blerje shërbimesh apo pajisjesh për të cilat për arsye sigurie autoriteti shtetëror nuk bënë njoftim publik dhe nuk publikon të dhëna dhe drafte të kontratës.

Duke qenë kontraktime të mbyllura pa garë, më një grup të caktuar kontraktorësh, pa oferta konkurruese të hapura, ky grup veprimesh shpesh mund të karakterizohet edhe nga defekte të konkurrimit dhe konkurrencës. I vetmi informacion që vjen për këto kontrata është ai përmes Transaksione Thesari ku Kompanitë Klient përfitues paguhen për shërbimin.

Për periudhën 2019, 2020 dhe gjashtë mujori i parë i vitit 2021, përmes thesarit vetëm autoriteti shtetëror AKSH-i ka realizuar 481 transaksione, me vlerë totale prej 2.381.286.535 lekë, ose rreth 2.38 miliardë lekë.

Në tenderët e AKSH-it shumë nga kompanitë që i kanë fituar, janë me lidhje te ngushta me pushtetarët. Pra, kompanitë e miqve të qeverisë dhe ish-ministrave marrin miliona dollarë nga buxheti i shtetit në tenderët sekretë të AKSHI-t, dhe argumenti se si AKSHI justifikon këto tenderë sekretë është ai i sigurisë së të dhënave. Të vetmet gjëra që AKSHI mban sekrete në mënyrë rigoroze janë tenderët, ku abuzohet me paranë publike.

Gijotina.com

Etiketa: AKSH-ideshtimidhenatkryesore2miliardesigurinetendera

Lajme të lidhura

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së
Breaking Views

Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

18:00 - 05/11/26
Para
Vetëm për tifozët, Totti donte të humbiste një penallti në ndeshjen e tij të fundit me Romën

Vetëm për tifozët, Totti donte të humbiste një penallti në ndeshjen e tij të fundit me Romën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm
Aktualitet

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

15:29 - 10/11/26

Kryetari i bashkisë se Tiranës, Erion Veliaj kërkon të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, e cila...

Lexo më shumë
“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

15:25 - 10/11/26
Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve

Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve

15:08 - 10/11/26
“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

15:01 - 10/11/26
Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet

Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet

14:54 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com