GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dështimi i atentatit të fundit/ Hoxhaj: Dumanit i çova byrek, si e kuptoi që e tradhtuan

11:20 - 23/05/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Dështimi i atentatit të fundit/ Hoxhaj: Dumanit i çova byrek, si e kuptoi që e tradhtuan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sapo dy killer-at famëkeqë, Nuredin Dumani dhe Talo Çela prishën miqësinë, edhe bashkëpunëtorët e tyre u ndanë në dy kampe.

Hoxhaj u bashkua me Dumanin dhe zbatonte çdo porosi të tij. Një prej porosive ishte edhe vrasja e biznesmenit të makinave Elton Kila, të njohur si “Oti” në Elbasan kundrejt shumës 200 mijë euro.Hoxhaj thekson në dëshmi se kishte shkuar disa herë për të vrarë Kilën, por nuk kishte mundur ta kryente “punën”. I pakënaqur që Hoxhaj nuk po mbaronte punë, Nuredin Dumani vjen vetë nga Kosova për të kryer vrasjen e Kilës.

Hoxhaj thotë në dëshmi para prokurorëve se kishte shkuar për ta marrë vetë Nuredin Dumanin në Kukës me një makinë tip BMË X3 që e kishte me qira. Ai thekson se në kthim nuk janë futur nga pika ku paguhet tarifa e autostradës pasi kishte kamera, por përmes një rruge tjetër.Më tej, ai tregon se e ka çuar Nuredin Dumanin në një shtëpi në lagjen “Petro Sota” në Fier, e cila në fakt ishte edhe shtëpia ku Dumani u arrestua pasi njoftoi vetë policinë sepse në fund dyshoi se e kishte shitur edhe Henrik Hoxhaj.

Hoxhaj tregon se është kujdesur vazhdimisht për Dumanin teksa rrinte në Fier duke i çuar ushqime dhe gjithçka i nevojitej atij pasi nuk dilte në qytet.

“Njëherë i çova edhe byrek me spinaq që e kishte bërë nëna ime”, tregon Hoxhaj.

Sipas Hoxhajt, ai dhe Dumani kishin shkuar të paktën edhe dy herë të tjera në Elbasan për “punën” me Elton Kilën. Hera e parë sipas tij ishte për vëzhgim dhe për të parë nga do iknin dhe hera e dytë për ta vrarë, por duke mos e gjetur aty nuk kanë kryer dot gjë.

Më datë 29 mars ata shkojnë sërish për të vrarë Kilën, por pasi kanë pritur gjithë ditën nëpër Elbasan nuk e kanë parë. Në këtë moment kanë vendosur të kthehen në Fieri, por pikërisht atë pasditë Nuredin Dumanit i bëhet atentat.

Është pikërisht ky momenti sipas prokurorëve ku Dumani ka filluar të dyshojë se e kishin nxjerrë në pritë duke dyshuar te Henrik Hoxhaj.

Pasi Dumani dhe Hoxhaj mbërrijnë në Fier, Hoxhaj merr dy mjekë për të mjekuar Dumanin, kurse ky i fundit thur planin për t’u dorëzuar duke qenë i bindur se tashmë e kishin tradhtuar. Në këtë moment policia shkon në katin e katërt të banesës dhe kryen arrestimin e Dumanin.

Etiketa: enrik HoxhajNuredin Dumani

Lajme të lidhura

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Para
Çmimet “fluturojnë” në tregje/ Konkurrenca nxjerr “të larë” karburantet, nuk merr asnjë masë

Panik në Shkozet/ Shpërthen karburanti, disa të plagosur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com