GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Dështoi në negociatat me talebanët, dorëhiqet i dërguari amerikan në Afganistan

14:32 - 19/10/21
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Dështoi në negociatat me talebanët, dorëhiqet i dërguari amerikan në Afganistan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I dërguari më i lartë amerikan në Afganistan, Zalmay Khalilzad, po largohet nga posti, më pak se dy muaj pas tërheqjes kaotike të Shteteve të Bashkuara nga Afganistani.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken njoftoi largimin e zotit Khalilzad në një deklaratë të hënën në mbrëmje, duke thënë se i dërguari do të zëvendësohej nga zëvendësi i tij, Thomas West.

“Unë shpreh mirënjohjen time për shërbimet e tij prej disa dekadash ndaj popullit amerikan“, tha Sekretari Blinken.

Zoti Khalilzad kishte qenë i dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Afganistanin gjatë tre viteve të fundit, duke shërbyer si nën Presidentin Joe Biden, ashtu edhe nën ish-Presidentin Donald Trump. Para kësaj, ai kishte shërbyer si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara, Irak dhe Afganistan nën ish-Presidentin George W. Bush. Zoti Khalilzad, i lindur në Afganistan, është përballur me kritika për rolin e tij në drejtimin e negociatave me talebanët dhe qeverinë afgane që filluan në vitin 2018.

Zoti Khalilzad nuk arriti të ndërmjetësojë një qeveri për ndarjen e pushtetit midis dy palëve, por negocioi një marrëveshje mes talebanëve dhe Shteteve të Bashkuara në shkurt 2020, e cila çoi në tërheqjen e ushtrisë amerikane nga Afganistani. Ndërsa forcat amerikane u tërhoqën nga vendi këtë vit, forcat talebane pushtuan me shpejtësi qytetet në të gjithë Afganistanin, duke sjellë rënien e qeverisë që gëzonte mbështetjen amerikane në Kabul në muajin gusht.

Shpejtësia e marrjes nën kontroll të vendit nga talebanët kontribuoi në një tërheqje kaotike të ushtrisë amerikane nga Afganistani, në të cilën qindra qytetarë amerikanë dhe mijëra afganë që ndihmuan përpjekjet e luftës amerikane u përpoqën të largoheshin nga vendi në ditët e fundit të operacionit ushtarak amerikan. Në një letër drejtuar Sekretarit Blinken, zoti Khalilzad pranoi se nuk ishte në gjendje të ndërmjetësonte një qeveri për ndarjen e pushtetit midis talebanëve dhe qeverisë së mbështetur nga Shtetet e Bashkuara në Kabul.

“Marrëveshja politike midis qeverisë afgane dhe talebanëve nuk u zhvillua siç ishte parashikuar. Arsyet për këtë janë shumë komplekse dhe unë do të shpreh mendimet e mia në ditën dhe javët e ardhshme“, shtoi ai.

Megjithatë, zoti Khalilzad mbrojti marrëveshjen që ndërmjetësoi midis Shteteve të Bashkuara dhe talebanëve. Ai argumentoi se nuk ishin gabime në marrëveshje që çuan në marrjen e Afganistanit nga talebanët, por vendimet e administratave Trump dhe Biden për t’u tërhequr nga vendi pavarësisht se talebanët nuk respektuan shumë aspekte të marrëveshjes.

Ai shkruajti se talebanët “ranë dakord të negociojnë drejtpërdrejt me qeverinë ekzistuese afgane për një marrëveshje për ndarjen e pushtetit dhe një armëpushim gjithëpërfshirës dhe të përhershëm”, së bashku me zotimin se nuk do të kryejnë sulme ndaj forcave amerikane dhe nuk do të mbështesin terroristët. Si pjesë e marrëveshjes, Shtetet e Bashkuara “ranë dakord të tërheqin forcat me valë gjatë një periudhe 14-mujore nëse talebanët zbatojnë angazhimet e tyre”, tha ai.

Zoti Khalilzad tha në letrën e tij se “tani është koha e duhur” për të dhënë dorëheqjen nga posti i tij, duke thënë se Shtetet e Bashkuara janë “në një moment kur ne po hyjmë në një fazë të re në politikën tonë për Afganistanin”.

Zoti Khalilzad, një ish-profesor i Universitetit të Kolumbias, hyri në qeverinë amerikane gjatë administratës Carter, kur Shtetet e Bashkuara po fillonin mbështetjen e tyre për luftëtarët muxhahedinë afganë që luftonin me forcat sovjetike që pushtuan Afganistanin. Zëvendësuesi i tij, zoti West, është një ndihmës i vjetër i Presidentit Biden, dhe ka shërbyer në ekipin e sigurisë kombëtare të zotit Biden kur ai ishte nënpresident./voa

Etiketa: Afganistandoreheqjai derguari amerikan

Lajme të lidhura

Humbi zgjedhjet në Hungari, Viktor Orban heq dorë edhe nga mandati i tij në parlament
Botë

Humbi zgjedhjet në Hungari, Viktor Orban heq dorë edhe nga mandati i tij në parlament

09:43 - 27/04/26
Do dëshmonte rreth UFO-ve para Kongresit, gjendet i vdekur ish anëtari i Forcave ajrore të SHBA
Botë

Do dëshmonte rreth UFO-ve para Kongresit, gjendet i vdekur ish anëtari i Forcave ajrore të SHBA

07:58 - 27/04/26
“Lufta do të përfundojë shumë shpejt”, Trump: Irani ka pranuar të dorëzojë Uraniumin
Botë

“Lufta do të përfundojë shumë shpejt”, Trump: Irani ka pranuar të dorëzojë Uraniumin

19:25 - 26/04/26
Para
Historia përsëritet… Rikthehet “I vetëm në shtëpi”

Historia përsëritet... Rikthehet “I vetëm në shtëpi”

TË FUNDIT

Zbulohet foleja e prostitucionit në Durrës, arrestohen organizatorja dhe 2 kolumbianet!
Aktualitet

Zbulohet foleja e prostitucionit në Durrës, arrestohen organizatorja dhe 2 kolumbianet!

14:45 - 27/04/26

Policia e Durrësit ka goditur një aktivitet të paligjshëm prostitucioni në lagjen nr. 1 të qytetit. Sipas njoftimit zyrtar, u...

Lexo më shumë
Aeroporti i Tiranës modernizon më tej shërbimet, lehtëson procedurat për check-in e bagazheve

Aeroporti i Tiranës modernizon më tej shërbimet, lehtëson procedurat për check-in e bagazheve

14:35 - 27/04/26
Pse “gjygjet politike” duhet të jenë me kamera

Pse “gjygjet politike” duhet të jenë me kamera

14:30 - 27/04/26
Afati kushtetues drejt fundit, ende s’ka emër konsensual për Presidentin

Afati kushtetues drejt fundit, ende s’ka emër konsensual për Presidentin

14:15 - 27/04/26
FOTO/ Këta janë autorët e vrasjes së çiftit Mujeci në Balldren, çfarë treguan kamerat e sigurisë

FOTO/ Këta janë autorët e vrasjes së çiftit Mujeci në Balldren, çfarë treguan kamerat e sigurisë

13:50 - 27/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com