GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Dështojnë thirrjet e Manastirliut, bie numri i vaksinimeve në tetor

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Dështojnë thirrjet e Manastirliut, bie numri i vaksinimeve në tetor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Thirrjet e ministres së shëndetësisë Olgerta Manastirliu për vaksinimin e qytetarëve ka dështuar. Duket se vizita e saj në dyert e të pa vaksinuarve nuk ka qenë efektive, ndërsa vetë qytetarët janë shprehur se vaksinimi nuk mund të detyrohet.

Rezulton se tetori ka sjellë rënie të interesit për tu vaksinuar kundër COVID-19. Në 23 ditët e para të muajit  në Shqipëri sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë janë aplikuar rreth 123 mijë doza anti-Covid nga 189 mijë  që u aplikuan në të njëjtën periudhë të një muaji më parë.

Numri i vaksinimeve kundër koronavirusit ka pësuar ulje me rreth 66 mijë  doza. Të imunizuarit artificialisht ndaj Sars Cov 2 në afro nëntë muaj e gjysmë  kanë arritur në rreth  869 mijë persona.

Ndërsa numri i popullsisë mbi 18 vjeç që ka marrë  vetëm një prej dozave anti Covid nuk ka arritur ende në një milion. Të premten  ekspertët e Komitetit Teknik të Shëndetësisë vendosën të ulin moshën e vaksinimit në 16 vjeç nga 1 nëntori.

Ata ftuan  për tu vaksinuar edhe fëmijët nga 12 deri në 15 vjeç me probleme shëndetësore. Me gjithë këtë vaksinimi i fëmijëve nuk është  i detyrueshëm dhe do të kryhet me miratimin e prindit dhe rekomandimin e mjekut të familjes dhe atij pediatër.

Nga 1 nëntori do të nisë gjithashtu aplikimi i dozës së tretë të vaksinës anti Covid tek personat mbi 60 vjeç. Specialistët e shëndetit publik rekomandojnë marrjen e saj gjashtë muaj pas dozës së dytë.

VAKSINIME ANTI COVID

deri në 1 shtator  1 485 250

deri në 23 shtator 1 674 093

VAKSINIME ANTI COVID

deri në 1 tetor 1 749 106

deri në  23 tetor 1 872 028

VAKSINIME ANTI COVID

991 371   Një dozë

868 964   Dy doza

Total  1 860 335 

Etiketa: Vaksinim

Lajme të lidhura

AKU bllokon mbi 2 tonë mish te firma “R. Sauli” në Fier, gjobiten edhe “Universal Frigo Darb” dhe “Golden Hand Company”
Breaking Views

AKU bllokon mbi 2 tonë mish te firma “R. Sauli” në Fier, gjobiten edhe “Universal Frigo Darb” dhe “Golden Hand Company”

19:34 - 26/11/26
AKU bllokon 79 tonë ushqime/ Refuzohen 54 tonë mish pule nga Brazili, u importuan nga firma “Zico”
Breaking Views

AKU bllokon 79 tonë ushqime/ Refuzohen 54 tonë mish pule nga Brazili, u importuan nga firma “Zico”

21:00 - 25/11/26
Bie propaganda e Ramës, 45% e punonjësve paguhen më pak se 50 mijë lekë në muaj
Aktualitet

29 shoqata e sindikata letër qeverisë dhe BE: Mos tatoni pagën minimale, rishikoni pagat e ulëta

08:57 - 25/11/26
Para
Çfarë diskutoi me presidentin Abdul-Fattah Sisi?! Zbardhen detajet nga vizita e Ramës në Egjipt

Çfarë diskutoi me presidentin Abdul-Fattah Sisi?! Zbardhen detajet nga vizita e Ramës në Egjipt

TË FUNDIT

Superiore/ Mbyllet java e 13-të, fitojnë Egnatia, Teuta, Tirana dhe Partizani
Sport

Superiore/ Mbyllet java e 13-të, fitojnë Egnatia, Teuta, Tirana dhe Partizani

22:25 - 29/11/26

Është mbyllur java e 13-të e kampionatit “Abissnet Superiore”, me pesë përballje që sollën gola, rivalitet dhe ndryshime në renditjen...

Lexo më shumë
‘Mijëra shqiptarë në rrugë’/ Reuters: Protestat antiqeveritare tronditin Tiranën, policia përdor gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome

‘Mijëra shqiptarë në rrugë’/ Reuters: Protestat antiqeveritare tronditin Tiranën, policia përdor gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome

22:07 - 29/11/26
Nga protestuesit te deputeti Kliti Hoti, të paktën 12 të lënduar gjatë tubimit në Tiranë

Nga protestuesit te deputeti Kliti Hoti, të paktën 12 të lënduar gjatë tubimit në Tiranë

21:51 - 29/11/26
Protesta në Tiranë/ AGSH dënon dhunën dhe pengimin e gazetarëve nga Policia e Shtetit

Protesta në Tiranë/ AGSH dënon dhunën dhe pengimin e gazetarëve nga Policia e Shtetit

21:07 - 29/11/26
Zgjedhjet në Spanjë/ Mbyllen qendrat e votimit pas pjesëmarrjes rekord, konservatorët synojnë rrëzimin e Pedro Sánchez

Zgjedhjet në Spanjë/ Mbyllen qendrat e votimit pas pjesëmarrjes rekord, konservatorët synojnë rrëzimin e Pedro Sánchez

20:48 - 29/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com