GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dështon aksioni Blic i Rrumbullakut, kapet vetëm Zeneli në Vlorë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Çmendet” 33-vjeçari në Tiranë, merr peng gruan me urdhër mbrojtje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Elton Qyno

Përmes një aksioni “Blic” të zhvilluar mesnatën e djeshme, Policia e Shtetit, synonte të kapte në befasi dhe arrestonte disa prej emrave të njohur të botës së krimit në vend, që rezultojnë të jenë shpallur në kërkim me vendim gjykate.

Mësohet se kontrollet policore u zhvilluan mbi dhjetëra banesa në qytetet si Vlorë, Shkodër, Tiranë, Fushë-Krujë, Kurbin, Durrës, Elbasan dhe Cërrik, nuk janë mbështetur në një vendim gjykate konkrete, por gjithçka është bazuar në një urdhër të sigluar sekret.

Urdhri për aktivizimin në terren të grupeve të reparteve speciale si RENEA dhe FNSH, është dhënë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, i cili kërkonte nga Policia Kriminale dhe dy repartet speciale, të kryhej brenda natës së djeshme kontrolli i disa banesave.

Qëllimi ka qenë kapja e elementëve kriminalë të shpallur në kërkim nga SPAK gjatë operacionit “Golden Bullet” por jo vetëm.

Forcat RENEA dhe FNSH, mesnatën e djeshme kanë kryer kontrolle në disa banesa, ku dyshohet se fshiheshin Duel Mehmedaj, Astmer Bilali dhe Bajram Çekorja, të gjithë të shpallur në kërkim për vrasje. Por nga kontrolli i shtëpive nuk është arritur të gjendet asnjë nga personat e kërkuar.

Njëherësh kontrolle policia ka ushtruar në disa banesa në zonën e Kurbinit dhe Fushë-Krujës, me shpresën e gjetjes së gjurmëve të Ervin Merlikës, Ervis Martinaj dhe personave të tjerë të botës së krimit, por pa rezultat.

Mësohet se disa kontrolle banesash janë kryer edhe për arrestimin e Festim Qolit në qytetin e Durrësit dhe personit tjetër të shpallur në kërkim, Lulzim Berisha, Alban Bengasit, Kevin Suçit, Agron Bejdolli, Aleksandër Laho ose “Rrumi i Shijakut” dhe Alban Skonja. Të gjitha kontrollet e kryera në Durrës, nuk kanë qenë produktive për policinë.

Gjithashtu kontrolle në disa shtëpi RENEA dhe FNSH-ja, i ka kryer në mesnatë në Elbasan dhe Cërrik. Me shpresën për kapjen e Kamer Mehjas, Abedin Mama (Dine Çami), Suel Çelës, Talo Çelës dhe personave të tjerë të shpallur në kërkim në Elbasan, policia ka ushtruar kontrolle në banesat dhe disa baza të tyre, por pa rezultat. Asnjë nga objektivat e policisë nuk është gjendur qoftë në banesat e tyre dhe qoftë në shtëpitë e tjera, ku mendohej se ata fshiheshin.

I vetmi qytet ku policia dhe grupet e FNSH, kanë dalë me arrestim ka qenë Vlora. Pikërisht në këtë qytet, është arrestuar në banesën e tij, Sali Zeneli, personazh i shpallur në kërkim pasi është dënuar me 6 vite burgim për ngjarjen e ndodhur në 3 mars 2021, ku në rrugën “Transballkanike”, ku mbeti i vrarë kushëriri i tij, Taulant Manaj. Zeneli kishte vetëm dy ditë që kishte mbërritur në banesën e tij, pasi prej gati 1 viti qëndronte i fshehur mes Tiranës dhe Sarandës.

Etiketa: aksioneblicPolicia

Lajme të lidhura

Qytetari në protestë: Janë ditët e shpresës që do sjellin zgjidhje, do krijohet “Shqipëria e re”
Aktualitet

Qindra qytetarë nga qarku i Vlorës nisen drejt Tiranës në mbështetje të protestës studentore

11:19 - 24/10/26
“Në mbështetje të studentëve“  ‘Guerrils’ bojkoton stadiumet: Kundër dhunës policore ndaj popullit
Aktualitet

“Në mbështetje të studentëve“ ‘Guerrils’ bojkoton stadiumet: Kundër dhunës policore ndaj popullit

11:08 - 24/10/26
Mbyti babain me tel, Prokuroria e Fierit çon në gjyq vajzën dhe të ëmën që fshehu krimin
Aktualitet

Mbyti babain me tel, Prokuroria e Fierit çon në gjyq vajzën dhe të ëmën që fshehu krimin

11:01 - 24/10/26
Para
Jepet vendimi përfundimtar për Nevaldo Hajdaraj, Apeli i shton edhe 2 vite burg

2 vite nga vrasja e Klodian Rashës, polici Hajdari kërkon lirinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qytetari në protestë: Janë ditët e shpresës që do sjellin zgjidhje, do krijohet “Shqipëria e re”
Aktualitet

Qindra qytetarë nga qarku i Vlorës nisen drejt Tiranës në mbështetje të protestës studentore

11:19 - 24/10/26

Qindra qytetarë të qarkut të Vlorës janë regjistruar paraprakisht për të marrë pjesë në protestën e sotme të thirrur nga...

Lexo më shumë
“Në mbështetje të studentëve“  ‘Guerrils’ bojkoton stadiumet: Kundër dhunës policore ndaj popullit

“Në mbështetje të studentëve“ ‘Guerrils’ bojkoton stadiumet: Kundër dhunës policore ndaj popullit

11:08 - 24/10/26
Mbyti babain me tel, Prokuroria e Fierit çon në gjyq vajzën dhe të ëmën që fshehu krimin

Mbyti babain me tel, Prokuroria e Fierit çon në gjyq vajzën dhe të ëmën që fshehu krimin

11:01 - 24/10/26
Qytetarë dhe demokratë të qyteteve të Jugut nisen drejt Tiranës: Do të shporrim qeverinë e zezë

Qytetarë dhe demokratë të qyteteve të Jugut nisen drejt Tiranës: Do të shporrim qeverinë e zezë

10:49 - 24/10/26
Protesta kombëtare në Tiranë, demokratët e Shkodrës dhe katër bashkive të tjera të veriut nisen drejt kryeqytetit

Protesta kombëtare në Tiranë, demokratët e Shkodrës dhe katër bashkive të tjera të veriut nisen drejt kryeqytetit

10:39 - 24/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com