GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Dështon mbledhja e kryesisë së Kuvendit, opozita akuzon mazhorancën

në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Dështon mbledhja e kryesisë së Kuvendit, opozita akuzon mazhorancën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri pas mbledhjes së kryesisë e cila ka dështuar për shkak të kuorumit, ka deklaruar se pozita nuk po arrin ta ç ‘bllokojnë vendimmarrjen në Kuvendin e Kosovës, pasi nuk po arrin kurrsesi t’i kenë 61 deputetë. E në gjithë këtë, ai tha se pas këtij bllokimi do të duhej të reflektonte Qeveria e Kosovës.

Tahiri thënë se qeverisë nuk po i bëhet vonë gjendja e rëndë në Kosovë e as bllokimi në Kuvendin e Kosovës.

“Sikur të kishim qeveri efektive, sikur të kishim një kryeministër më efektiv, bllokimi i Kuvendit do të reflektonte në punën e Qeverisë.

Pra fakti që kryeministrit nuk i bën përshtypje fare, kësaj qeveri nuk i bën përshtypje fare që agjenda e Kuvendit është e bllokuar, ju mund të imagjinoni se në çfarë situate e kemi qeverisjen në vend.

Atyre nuk iu ecë asnjë projekt as në arsim, as në sundim të ligjit, as të shëndetësisë. Ekonominë në buzë të kolapsit me një inflacion jashtëzakonisht të madh, me paga që qytetarët nuk ia arrin t’ia dalin muaji, muajin.

Opozita nuk është ajo që i bën numrat në Kuvend sepse sikur t’i kishim numrat ne nuk do të ishim në opozitë por në pozitë.

Duhet ta kenë të qartë të gjithë, shumicën në këtë vend e përbën Lëvizja Vetëvendosje me partnerët e saj, pra këta janë njerëzit që duhet ta ç ‘bllokojnë vendimmarrjen në Kuvendin e Kosovës por siç duket kanë filluar një mori krizash dhe problemi më i madh është se këta nuk po arrin kurrsesi t’i kenë 61 deputetë”, tha ai.

Sipas tij, këtë të enjte do të duhej të thërrasin një seancë e re në të cilën do të duhej të diskutohej edhe ligji për reformën zgjedhore.

Ai shtoi se në seancën e ditës së mërkurë, si grup parlamentar, do ta kenë një debat në lidhje me punën e Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë, ku kanë renditur siç tha dështimet e kësaj ministrie.

“Kërkesa jonë është që gjithçka të shkoj sipas rendit tonë kushtetues. Nuk mendojmë që duhet të improvizohet në betimin e këtyre kryetarëve të komunave.

Betimi duhet të jetë ashtu siç e parasheh Kushtetuta dhe ligjet në fuqi, prandaj është e rëndësishme që institucionet tona kushtetuese të krijojnë kushte që bandat dhe grupet kriminale mos ta cenojnë rendin tonë kushtetues“, tha ai.

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se nuk do të ketë seancë të re të enjten e kësaj jave për shkak se nuk kishte kuorum në mbledhjen e kryesisë.

“Zhbllokimi i Kuvendit nuk është me fajin e opozitës. Zhbllokimi i Kuvendit mund të ndodh vetëm në qoftë se qasja popullsitë e qeverisë, respektivisht Ministrisë së Financave në raport me të hyrat vetanak të komunave të ndodh.

Ajo duhet të ndodh në për javë për shkak se lerë që nuk po mund ta shfrytëzojë buxhetin që e ka bllokuar në konton e Qeverisë, por donë të merr buxhet edhe prej komunave që e kanë të vetëm mundësi të zbatimit të projekteve të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.

Pra paratë janë blloku, çështja ekonomike është dobësuar, qytetarët janë varfëruar. Si aleancë ne kemi pas një kërkesë për interpelancë për ministrin e Financave“, tha ai, duke shtuar se do të propozojnë si të ndodhë rritja e koeficientit në ligjin për buxhet në 129 euro. Sipas tij, kjo nuk do të ndodhë këtë javë për shkak se të enjten nuk do të ketë seancë.

Etiketa: akuzaKosovakryesia e kuvendit te kosovesmazhorancaOpozita

Lajme të lidhura

Mbledhja me dyer të mbyllura, zbardhen porositë e Ramës për ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve
Aktualitet

Mbledhja me dyer të mbyllura, zbardhen porositë e Ramës për ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve

20:19 - 28/08/26
Pankartat pikante/ Qytetarët ironizojnë “Besën” e Ramës: Sonte në mbledhje partie, nesër në burg pa diskutim!
Aktualitet

Pankartat pikante/ Qytetarët ironizojnë “Besën” e Ramës: Sonte në mbledhje partie, nesër në burg pa diskutim!

20:07 - 28/08/26
“Rama dhe Berisha duhet t’i jepen drejtësisë!”- Qytetari: I kanë ndarë aferat dhe vjedhjet së bashku! Janë tradhtarë
Aktualitet

“Rama dhe Berisha duhet t’i jepen drejtësisë!”- Qytetari: I kanë ndarë aferat dhe vjedhjet së bashku! Janë tradhtarë

19:54 - 28/08/26
Para
Zgjedhjet në Turqi, Erdogan më pranë fitores

Zgjedhjet në Turqi, Erdogan më pranë fitores

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbledhja me dyer të mbyllura, zbardhen porositë e Ramës për ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve
Aktualitet

Mbledhja me dyer të mbyllura, zbardhen porositë e Ramës për ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve

20:19 - 28/08/26

Janë zbardhur disa nga porositë që kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me drejtuesit politikë dhe ministrat, ku...

Lexo më shumë
Pankartat pikante/ Qytetarët ironizojnë “Besën” e Ramës: Sonte në mbledhje partie, nesër në burg pa diskutim!

Pankartat pikante/ Qytetarët ironizojnë “Besën” e Ramës: Sonte në mbledhje partie, nesër në burg pa diskutim!

20:07 - 28/08/26
“Rama dhe Berisha duhet t’i jepen drejtësisë!”- Qytetari: I kanë ndarë aferat dhe vjedhjet së bashku! Janë tradhtarë

“Rama dhe Berisha duhet t’i jepen drejtësisë!”- Qytetari: I kanë ndarë aferat dhe vjedhjet së bashku! Janë tradhtarë

19:54 - 28/08/26
90 ditë protestë! Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”: Rama jep dorëheqjen!

90 ditë protestë! Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”: Rama jep dorëheqjen!

19:43 - 28/08/26
Situatë problematike me zjarrin në Librazhd, flakët përhapen drejt zonave të banuara

Situatë problematike me zjarrin në Librazhd, flakët përhapen drejt zonave të banuara

19:31 - 28/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com