GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dështon projekti 268 mln lekë i Bashkisë, Lazarati me ujësjellës të ri por pa ujë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Dështon projekti 268 mln lekë i Bashkisë, Lazarati me ujësjellës të ri por pa ujë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Punimet e ujësjellësit të ri në Lazarat kanë pak muaj që përfunduan dhe u shpenzuan 268 milionë lekë. Por furnizimi 24 orë me ujë të pijshëm nuk u zgjidh. Në këto ditë të nxehta vere uji nuk ju vjen çdo ditë. Banorët i konsiderojnë punimet e ujësjellësit jo efikase.

“Marrin lekë dhe fshatin nuk  e rregullojnë. Do vijë uji 24 orë, ne s’na vjen as njëherë në 3-4 ditë. Ku e kanë ujin 24 orë? Tallen me Lazaratin, tallen!”

“Të vijë uji njëherë në tre ditë, 1 orë? Gjithë ky fshat, u bënë gjithë ato shpenzime. Ku vajtën? Pjesa dërmuese e fshatit nuk ka ujë. Ja kanë 100 familje, po të tjerat? Të bësh një depo në krye të fshatit 200 metër kub, për një fshat me gati 4 mijë banorë dhe ujë jo. Uji është baza e jetës!”

Lazarati vite më parë ka qenë I “blinduar” për shkak se aty kultivohej masivisht lënd narkotike. Një prej banoreve mungesën e investimeve e lidh me të shkuarën e fshatit.

“Qeveria të marrë masa për fshatin Lazarat, se nuk kemi bërë ndonjë krim. Duhet të na ndihmojë. Fshatin e fundosi, ne mirë kemi bërë, kemi ndihmua do njeri. U morëm me atë, atë kohë se e lanë vetë!”

Edhe tokat bujqësore i kanë lënë ndjerë, pasi kanalet vaditëse janë të bllokuara.

“Nëpër kopshte kemi mbjelle, kam mbjellë qepë. Fusha s’ka kanale. Me farë t’i vadisim. Shteti s’ka hedhur asnjë qindarkë për fushën e Lazaratit.” Vështirësi kanë dhe blegtorët. Kullotat janë privatizuar dhe bagëtitë nuk kanë ku të ushqehen.

“I kanë zënë kullotat. S’kemi rroga t’ju blejmë ushqim, mistri është shtrenjtuar. I kanë shitur malet. Qeveria s’mori masë t’ju thonte pse i keni zënë kullotat, ku do hanë bagëtitë?”

Në qendër të fshatit takojmë vetëm banorë të moshës së tretë. Tregojnë se vuajnë mungesën e fëmijëve, që ju janë larguar jashtë shtetit se nuk kanë ku të punojnë.

“Kanë ikur fëmija, nga sëkëlldia se pa punë.”

“Janë pa të ardhme, çdo hanë këtu gjethe. Detyrimisht kanë ikur. Kemi ngelur vetëm ne pleqtë këtu e luajmë domino.”

Lazarati është një ndër fshatrat më të mëdhenj në Gjirokastër me mbi 3500 banorë. /abcnews.al

Etiketa: Lazaratiujesjelles

Lajme të lidhura

Vlora Hyseni del nga GJKKO, lihet në fuqi masa e arrestit shtëpiak
Aktualitet

Vlora Hyseni del nga GJKKO, lihet në fuqi masa e arrestit shtëpiak

14:55 - 24/09/26
Drejtuesi humb kontrollin e makinës dhe përplaset me 3 automjete, plagoset një këmbësor në Durrës
Aktualitet

Drejtuesi humb kontrollin e makinës dhe përplaset me 3 automjete, plagoset një këmbësor në Durrës

14:44 - 24/09/26
Kuvendi miraton projektligjin për dërgimin e trupave në Gaza, mbyllet para kohe seanca
Aktualitet

Kuvendi miraton projektligjin për dërgimin e trupave në Gaza, mbyllet para kohe seanca

14:36 - 24/09/26
Para
Dështon bojkoti, avokatët marrin pjesë në gjyqe

Dështon bojkoti, avokatët marrin pjesë në gjyqe

Discussion about this post

TË FUNDIT

UEFA cakton gjyqtarët, zbulohet trupa e arbitrave për Shqipëri-Bjellorusi
Sport

UEFA cakton gjyqtarët, zbulohet trupa e arbitrave për Shqipëri-Bjellorusi

15:29 - 24/09/26

Shqipëria do të nisë këtë të shtunë aventurën në Ligën e Kombeve, teksa në stadiumin “Air Albania” do të përballet...

Lexo më shumë
Ndaloi disa media të hynin në Shtëpinë e Bardhë, Gjykata hedh poshtë urdhërin e Trump

Ndaloi disa media të hynin në Shtëpinë e Bardhë, Gjykata hedh poshtë urdhërin e Trump

15:08 - 24/09/26
Vlora Hyseni del nga GJKKO, lihet në fuqi masa e arrestit shtëpiak

Vlora Hyseni del nga GJKKO, lihet në fuqi masa e arrestit shtëpiak

14:55 - 24/09/26
Drejtuesi humb kontrollin e makinës dhe përplaset me 3 automjete, plagoset një këmbësor në Durrës

Drejtuesi humb kontrollin e makinës dhe përplaset me 3 automjete, plagoset një këmbësor në Durrës

14:44 - 24/09/26
Kuvendi miraton projektligjin për dërgimin e trupave në Gaza, mbyllet para kohe seanca

Kuvendi miraton projektligjin për dërgimin e trupave në Gaza, mbyllet para kohe seanca

14:36 - 24/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com