GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Dështon seanca e Kuvendit të Kosovës për buxhetin dhe fondet ndërkombëtare

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Dështon seanca e Kuvendit të Kosovës për buxhetin dhe fondet ndërkombëtare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka dështuar seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, ku ishte paraparë votimi i komisioneve parlamentare, disa marrëveshje ndërkombëtare dhe Buxheti 2026. Kjo pasi nuk është siguruar kuorumi i nevojshëm për mbarëvajtjen e saj.

Kryekuvendari Dimal Basha e ka mbyllur seancën e sotme për buxhetin dhe marrëveshjet ndërkombëtare të cilat nuk arritën të miratohen.

Ai tha para deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje që ishin të vetmit të pranishëm në seancë, se ajo mbetet e hapur dhe nëse sipas tij ka ndonjë ndryshim të qëndrimeve të partive politike rreth kësaj çështjeje.

“Iu bëj thirrje të gjitha subjekteve politike, që t’i bashkëngjiten deputetëve, që të mblidhemi dhe t’i kalojmë këto ligje që janë me rëndësi për qytetatët e Republikës”, tha ai.

Në fjalën e tij, ai iu ka bërë thirrjeve partive të ish-opozitës që të reflektojnë dhe të marrin pjesë në këtë seancë.

“Në rast se kemi ndryshim të qëndrimeve, iu bëj thirrje të gjitha subjekteve politike dhe deputetëve që të mblidhemi dhe t’i kalojmë këto ligje që janë jetike për Kosovën”, tha Basha.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u ka bërë thirrje deputetëve të të gjitha partive të shkojnë në Kuvend për të votuar për marrëveshjet ndërkombëtare dhe buxhetin vjetor.

Kurti tha se Kosova “do t’i humbë mbi 200 milionë euro pakthyeshëm”, nëse nuk ratifikohen sot marrëveshjet me Bashkimin Evropian për Planin e Rritjes dhe ato me Bankën Botërore.

Ai tha se do të humbin “88 milionë euro nga Plani i Rritjes dhe 120 milionë euro nga këto tri marrëveshje me Bankën Botërore”.

“Ju e dini shumë mirë, se për ratifikim të marrëveshjeve ndërkombëtare, nuk mjaftojmë ne, edhe po ta kishim Qeverinë. Por, interesi publik dhe e mira shoqërore e kërkojnë të jemi aty bashkë. U bëj thirrje të gjithë deputetëve pa dallim partie, që sot të jemi këtu në Kuvend, ku na ka sjellë populli, t’i votojmë tri marrëveshjet ndërkombëtare”, tha Kurti.

Kurse, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka thënë sot se nëse Kuvendi nuk arrin të ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare atëherë do të humbin miliona euro.

Murati rikujton se për ratifikim të marrëveshjeve ndërkombëtare nevojiten 80 vota.

“Nëse Kuvendi sot nuk arrin të ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare, atëherë mbi 200 milionë euro humbin pakthyeshëm: 88 milionë nga plani i rritjes i BE-së, dhe mbi 120 milionë euro nga tri marrëveshjet me Bankën Botërore.

Në këtë seancë morën pjesë vetëm deputetë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe deputetë nga komunitetet joshumicë joserbe.

Ndërkaq, i vetmi deputet nga partitë tjera të shumicës shqiptare ishte ai i PDK-së, Përparim Gruda, i cili doli në foltore disa herë.

“Kjo seancë do të mbahet në mend në historinë e Kosovës, për të cilën të gjithë ne e dimë që është e paligjshme dhe jokushtetuese”, tha Gruda.

Ai tha se nuk shkoi aty për propagandë, por për të argumentuar paligjshmërinë e seancës dhe kufizimet e një qeverie në detyrë.

Gruda u përball me ndërhyrje nga deputetë e Vetëvendosjes, të cilët i reaguan nga ulëset e tyre, përfshirë edhe nënkryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Në pika të rendit të ditës të seancës së orës 11:00 ishin edhe buxhetet për tri komunat dhe RTK-në.

Tri komunat – Prishtina, Gjilani dhe Zubin Potoku – janë vonuar që të miratojnë buxhetin për vitin 2025, që do të duhej të miratohej deri më 30 shtator të vitit paraprak.

Ndërkaq, RTK-ja po përballet me probleme financiare tash e një kohë, pasi raporti vjetor i saj duhet të diskutohet nga Komisioni për buxhet i Kuvendit – që nuk është i themeluar – në mënyrë që më pas të ketë buxhet për pagat e mbi 700 punëtorëve.

Etiketa: Kosove

Lajme të lidhura

“Jo në emrin tim”/ Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së nga Haga me 81 vite burg, protestë në Bruksel
Aktualitet

“Jo në emrin tim”/ Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së nga Haga me 81 vite burg, protestë në Bruksel

17:14 - 04/10/26
Zgjedhja e Presidentit/ Kreu i PDK pas takimit me Albin Kurtin: Të gatshëm ta votojmë
Breaking Views

Zgjedhja e Presidentit/ Kreu i PDK pas takimit me Albin Kurtin: Të gatshëm ta votojmë

23:28 - 03/10/26
Para skadimit të afatit për presidentin e ri, Kurti akuzon opozitën: Ata pushtet nuk duan, por…
Kosovë & Rajon

Kurti: Kanë nisur bisedimet për presidentin, fundjava mbetet vendimtare

11:10 - 02/10/26
Para
Vlorë/ Dhunuan të moshuarën e nipin, lihen në burg 2 të akuzuarit

Të ardhura nga droga/ Sekuestrohen 17 pasuri me vlerë 3.5 mln € të Agron Lamajt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Durrës/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës dhunon policin, vihet nën hetim bashkë me shokun
Aktualitet

Durrës/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës dhunon policin, vihet nën hetim bashkë me shokun

22:41 - 04/10/26

Djali i ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj, do të hetohet në gjendje të lirë pasi ka dhunuar një...

Lexo më shumë
Mbyllet protesta e 127-të antiqeveritare, qytetarët thirrje: Edi Rama, dorëhiqu! Këtu na ke ditë e natë

Mbyllet protesta e 127-të antiqeveritare, qytetarët thirrje: Edi Rama, dorëhiqu! Këtu na ke ditë e natë

22:16 - 04/10/26
I dënuar nga Gjykata e Shkodrës për tentativë abuzimi seksual me të mitur, Artef Leka ekstradohet nga Brazili

I dënuar nga Gjykata e Shkodrës për tentativë abuzimi seksual me të mitur, Artef Leka ekstradohet nga Brazili

22:03 - 04/10/26
Çfarë po ndodh me AlbChrome? Vendoset sekuestro mbi kuotat e kompanisë

Çfarë po ndodh me AlbChrome? Vendoset sekuestro mbi kuotat e kompanisë

21:50 - 04/10/26
Qytetari: Nesër të mblidhemi para Kuvendit, të ndalojmë votimin e ligjeve që masakrojnë Shqipërinë

Qytetari: Nesër të mblidhemi para Kuvendit, të ndalojmë votimin e ligjeve që masakrojnë Shqipërinë

21:01 - 04/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com