GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Dështon sërish policia, 10 operacione nuk mjaftuan për të kapur “të rrezikshmin” Talo Çela

13:18 - 17/01/22
në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Dështon sërish policia, 10 operacione nuk mjaftuan për të kapur “të rrezikshmin” Talo Çela
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Shtetit ka dështuar sërish në kapjen e kriminelëve të shumëkërkuar në vend. Dy vrasësit Talo Çela dhe Nuredin Dunami vijojnë të jenë në arrati, pas 10 operacioneve të zhvilluara në qytetin e Elbasanit për kapjen e tyre.

Burime bëjnë me dije se operacionet janë zhvilluar nga FNSH dhe RENEA, por deri më tani nuk është gjetur asnjë gjurmë apo e dhënë për fshehjen e të dy shumëkërkuarve.

Sipas informacioneve mësohet se kontrollet janë zhvilluar në qytetin e Elbasanit, në Peqin dhe në njësinë Administrative  Luz të bashkisë së Kavajës.

Për shkak të dekonspirimit të aksionit policor, këto operacione janë mbajtur sekret nga autoritetet  vendore.

Ndër të tjera të gjitha kontrollet në banesa ku dyshohen qe strehohen të shumë kërkuarit janë kryer me vendim Gjykate.

E shkuara e Talo Çelës
Emri i Talo Çelës është i njohur për drejtësinë kombëtare dhe ndërkombëtare, i shpallur në kërkim, pasi Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”. Sipas burimeve, emri i Çelës përkon me ngjarjen e ndodhur në datë 9 prill 2019, ndodhur në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, Tiranë, ku persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare, të cilat po ngarkoheshin në avion dhe më pas gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, mbeti i vrarë njëri prej autorëve kryesorë të kësaj ngjarjeje. Gjithashtu Cela dyshohet se fshihet pas atentatit me armë zjarri të 2 vëllezërve Haxhia në Durrës. Vrasja e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në makinën e tyre tronditi gjithë opinionin publik. Sipas të dhënave, gjithçka mund të ketë ndodhur për grabitjen e Rinasit. Vëllezërit Haxhia dyshohet se kishin dijeni për vendin ku ishin fshehur paratë dhe nuk kanë treguar. Sipas informacioneve dyshimet janë se pas grabitjes paratë janë fshehur në servisin e vëllezërve, por më pas janë zhdukur.

A.L/ gijotina.com

Etiketa: Kryesore1Nuredin DumaniTalo Cela

Lajme të lidhura

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private
Breaking Views

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private

18:04 - 15/03/26
Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova
Kosovë & Rajon

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

02:57 - 28/02/26
Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26
Para
Publikoi foton me dy politikanët, zhgënjehet Getinjo

Publikoi foton me dy politikanët, zhgënjehet Getinjo

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këlliçi nga Brukseli: Shqipëria e para për korrupsion, qeveria e Ramës ngeli në klasë në testin “Balluku”
Aktualitet

Këlliçi nga Brukseli: Shqipëria e para për korrupsion, qeveria e Ramës ngeli në klasë në testin “Balluku”

11:02 - 18/03/26

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, ka reaguar nga Brukseli, ku ndodhet në një takim në selinë qendrore të Partisë Popullore Europiane (EPP), duke ngritur shqetësime...

Lexo më shumë
Çmimet e larta, importi i karburanteve shënon rënie për të dytin muaj radhazi

Me çmimet më të larta të karburanteve në rajon, Konfindustria: Qeveria të zbatojë paketë lehtësuese për qytetarët

10:36 - 18/03/26
Jo vetëm protesta/ Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit që po u prish banesat

Jo vetëm protesta/ Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit që po u prish banesat

10:14 - 18/03/26
Përplasje ‘titanësh mes Realit dhe City-t, Atalantën e pret ‘ferri’ përballë Bayern (Supersfidat)

Champions League/ Barcelona e favorizuar në shtëpi, Liverpool kërkon përmbysjen e madhe

09:53 - 18/03/26
Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptarë nga Kosova (Emrat)

Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptarë nga Kosova (Emrat)

09:44 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com