GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Dështon takimi trepalësh Kurti-Vuçiç-Borrel në Bruksel, Kosova vë tre kushte

20:06 - 26/06/24
në Breaking Views, KRYESORE, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Dështon takimi trepalësh Kurti-Vuçiç-Borrel në Bruksel, Kosova vë tre kushte
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Bruksel sot janë mbajtur dy runde të takimeve dypalëshe mes përfaqësuesit të lartë për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin serb, Vuçiq.

Pavarësisht se BE-ja kishte paralajmëruar se pas takimeve dypalëshe do të mbahej edhe një takim trepalësh, ai nuk ndodhi.

Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk ka shprehur gatishmëri për të mbajtur takim trepalësh në Bruksel.

ipas tij, Kurti i ka vendosur tri kushte për angazhimin e mëtejshëm në procesin e normalizimit.

Teksa e ka cituar Kurtin, Borrelli ka thënë se është kërkuar që formalizimi i marrëveshjeve bazike të nënshkruhet nga shefat përkatës të qeverive, të tërhiqet letra e ish-kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiç, më 13 dhjetor, si dhe të dorëzohet krimineli Milan Radoiçiç dhe grupi i tij paramilitar terrorist te organet gjyqësore të Kosovës.

“Kosova nuk dëshironte ta mbante takimin trepalësh, Serbia ishte e gatshme ta bënte. Duhen dy vetë për ta luajtur tangon. Për fat të keq asnjë progres nuk mund të arrihej sot. Kryeministri Kurti ka dorëzuar tre kushte për angazhimin e tyre të mëtejmë në procesin e normalizimit. Citoj ‘1. Formalizimi i marrëveshjeve bazike duhet të nënshkruhet nga shefat përkatës të qeverive. 2 Tërheqja e letrës së rezervimit të deportuar nga ish-kryeministrja e Serbisë, e datës 13 dhjetor. 3. Dorëzimin i Milan Radoiçiçit dhe grupit të tij paramilitar terrorist te organet gjyqësore kosovare’”, ka thënë ai në konferencën për media pas takimeve dypalëshe.

Mw tej Borrell ka shtuar se të dyja palët janë përgjegjëse për mospërmbushjen e asaj për çka janë zotuar.

Borrell tha se Serbia nuk ishte e gatshme që plotësisht të pranojë kushtet e vendosura nga Kurti, përderisa “presidenti Vuçiq la të kuptohet se është i gatshëm të eksplorojë mundësi sa i përket letrës së ish-kryeministres dhe formalizimit të Marrëveshjes [në rrugën drejt normalizimit të raporteve], në linjë me praktikat e shkuara të dialogut, në mënyrë që të zhbllokohet zbatimi i marrëveshjes”.

Paraprakisht, edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha për mediat në Bruksel se gjatë rundit të dialogut të nivelit të lartë, ai nuk është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Nuk ka pasur takim me Kurtin sepse Kurti nuk ka dashur apo nuk ka guxuar – pyeteni atë – të më takoj dhe të bisedojmë. Besoj se do të mësoni më shumë për këtë nga evropianët”, tha Vuçiq gjatë një deklarimi për mediat. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimeve në Bruksel në një konferencë për media tregoi se takimi trepalësh nuk është realizuar sepse Qeveria e Kosovës ka kërkuar zbatimin e marrëveshjes bazike.

“E para është nënshkrimi i marrëveshjes bazike, e dyta është tërheqja e letrës së Brnabiq sepse aty thotë që nuk pranohet pavarësia e Kosovës, ulësja e OKB-së dhe integriteti territorial dhe garancia e tretë që kam kërkuar është dorëzimi i kryekriminelit Milan Radoiçiqit autoriteteve të Kosovës. Ne nuk mund ta ngjallim rreshterin e vrarë Afrim Bunjakun por Serbia duhet të na dorëzojë Milan Radoiçiqin”, tha Kurti.

gijotina.com/

Etiketa: Akbin Kurtidialogu Kosove-SerbiJosef BorrellKryesore1

Lajme të lidhura

Performancë e dobët, shkarkohet drejtoresha e Tatimeve në Durrës
Aktualitet

Performancë e dobët, shkarkohet drejtoresha e Tatimeve në Durrës

15:10 - 30/01/26
Apeli i GJKKO e la në qeli, reagon ashpër Meta: U provuan gënjeshtrat për të zgjatur paraburgimin!
Aktualitet

Apeli i GJKKO e la në qeli, reagon ashpër Meta: U provuan gënjeshtrat për të zgjatur paraburgimin!

14:59 - 30/01/26
Kapet në Greqi 65-vjeçari shqiptar i dënuar për vrasjen e të miturit në Gramsh
Aktualitet

Kapet në Greqi 65-vjeçari shqiptar i dënuar për vrasjen e të miturit në Gramsh

14:45 - 30/01/26
Para
Belgjika kualifikohet me drithërima, Ukraina eliminohet edhe pse me pikë sa vendi i parë

Belgjika kualifikohet me drithërima, Ukraina eliminohet edhe pse me pikë sa vendi i parë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Performancë e dobët, shkarkohet drejtoresha e Tatimeve në Durrës
Aktualitet

Performancë e dobët, shkarkohet drejtoresha e Tatimeve në Durrës

15:10 - 30/01/26

Drejtoresha e Tatimeve të Durrësit, Ina Bello, është shkarkuar nga detyra. Vendimi është marrë pas një vlerësimi të performancës së...

Lexo më shumë
Apeli i GJKKO e la në qeli, reagon ashpër Meta: U provuan gënjeshtrat për të zgjatur paraburgimin!

Apeli i GJKKO e la në qeli, reagon ashpër Meta: U provuan gënjeshtrat për të zgjatur paraburgimin!

14:59 - 30/01/26
Kapet në Greqi 65-vjeçari shqiptar i dënuar për vrasjen e të miturit në Gramsh

Kapet në Greqi 65-vjeçari shqiptar i dënuar për vrasjen e të miturit në Gramsh

14:45 - 30/01/26
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, ja kush e zëvendëson

14:30 - 30/01/26
Protesta e 10 shkurt Berisha: T’u japim leksionin e merituar organizatës kriminale në pushtet

Protesta e 10 shkurt Berisha: T’u japim leksionin e merituar organizatës kriminale në pushtet

14:09 - 30/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com