Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në Gjirokastër, ku 15-vjeçari Arbër Peçi është mbytur në pishinën private ‘Glow’.
Adoleshenti ka bërë me shenjë për t’a nxjerrë nga uji, por askush nuk denjoi të hidhej për t’i dhënë ndihmën e parë. Mësohet prej burimeve nga grupi hetimor se Arbër Peçi, ishte nisur për në pishinën “GLOW” në pronësi zyrtare të bashkëshortit të nënkryetarës së Bashkisë Gjirokastër, Artiste Koko, në orën 09:30. Ai shkoi në pishinë nën shoqërinë e dy shokëve të tij. Teksa këta të fundit u ulën në shazllonët përbri pishinës, Arbri u zhyt në ujë.
Nuk ka qëndruar as 4 sekonda në ujë, teksa Arbëri me xhestikulacione kërkoi ndihmë. Askush nuk hyri në ujë për t’i dhënë ndihmën e parë por e lanë të zhytej i pajetë. Pas kësaj, dy shokët e tij vurën alarmin e kësisoj më pas u lajmërua Policia e Gjirokastrës e cila ka mbërritur në kohë rekord, por pa sukses për të rikthyer adoleshentin në jetë. Version i deritashëm zyrtar, është se 15 vjeçari ka pësuar atak kardiak pasi ra në kontakt me ujin, temperatura e të cilit ishte shumë gradë më poshtë sesa normalja. Ndonëse nuk është kryer autopsia në trupin e fëmijës, ky është version i deritashëm zyrtar. I ngelet familjarëve që të vlerësojnë nëse janë të dakordësuar me këtë version, apo do të kërkojnë autopsi për të verifikuar me të vërtetë se për çfarë eshtë fjalë. Pra nëse ka qenë mbytje klasike, apo kontakti me ujin e ftohtë i ka sjlle vdekjen e menjëhershme. Kjo gjithësesi është në dorën e prindërve të të ndjerit.
Por ajo çka ngre pikpyetje në të gjithë këtë histori të dhimbshme është veprimtaria e pishinës aty ku hyri me këmbë Arbëri e doli i pajetë me barrel.
Pishina dyshohet se nuk ka përmbushur kriteret kryesore të funksionimit të saj në raste emergjente. Nëse nuk ka instruktorë apo ekspertë shpëtimi në rast rreziku, duhej të kishte tabelë që paralajmëron njerëzit për rreziqet.
Prokuroria e Gjirokastrës ende nuk ka marrë në dispozicion pamjet filmike. Derimë tani janë shoqëruar në polici shtatë persona prej të cilëve dy shokët e të ndjerit, ndërsa pjesa tjetër personel i pishinës. Nuk dihet nëse është shoqëruar apo jo pronari real i pishinës që në këtë rast është Ermal Koko, bashkëshorti i nënkrytetyares së Bashkisë Gjirokastër, Artiste Koko.
Sikurse shikohet nga ekstrakti i historikut pranë QKB rezulton se subjekti “GLOW shpk” me ortak të vetëm burrin e Artiste Kokos, nënkryetarja e Bashkisë Gjirokastër, ka qenë i pezulluar qysh prej vitit 2015 e deri në vitin 2019. Fakt ky që mund të çojë në mendimin se si ka operuar në treg ky biznes.
Gjithashtu në vazhdimesi nga koha e fillimit të statusit AKTIV në vitin 2019 dhe deri sot, ky subjekt nuk ka dorëzuar pasqyrat financiare siç e kërkon ligji per Tatim-Taksat Qëndrore e Vendore në Republikën e Shqipërisë. Kjo të shtyn të mendojmë akoma më shumë se kemi të bëjmë me një situatë të evazionit, paregullsisë ligjore si në pagesat e Taksave Qëndrore, ashtu dhe në ato vendore. Pra kemi të bëjmë me një favorizim nepotik të nënkrytetares së Bashkisë së Gjirokastrës në biznesin familjar.
gijotina.com/










Discussion about this post