GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Detaje, kush janë autorët e grabitjes së noterit në Sarandë

17:24 - 04/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Detaje, kush janë autorët e grabitjes së noterit në Sarandë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me operacionin “Butrinit” ku u arrestuan 3 autoret e dyshuar të grabitjes më armë të noterit Thoma Kaci, ngjarje e ndodhur në 20 tetor në lagjen nr.4, Sarandë. Oltjon Pula, 39-vjeç nga Kruja rezulton të këtë ndërruar mbiemrin në Kolonja, duke përvetësuar atë të bashkëshortes se tij.  

Ai rezulton bashkëpronar në një lavazho në lagjen nr.4 të qytetit. Elis Avduli, 52-vjeç, në realitet është Mile Xhafa nga Konispoli, një ish i dënuar në Greqi me 13 vjet heqje lirinë për trafik ndërkombëtar droge. Xhafa para shumë vitesh është kapur në Igumenicë me mbi 300 kg marijuanë, por pasi kreu disa vite nga dënimi, doli me leje nga burgu grek për të mos u kthyer më. I treti Vladrias Himaj, një 34-vjeçar nga Berati por me banim në Sarandë, është një ish-punonjës i një prej supermarketeve të mëdha të qytetit.

3 të dyshuarit janë ndjekur dje nga forcat operacionale të Drejtorisë së Policisë Vlorë në bashkëpunim me forcat e Komisariatit të Policisë Sarandë. Ata po vinin ndoshta nga Tirana për në Sarandë, kur në Gjirokastër kanë mundur të humbasin nga sytë e policisë për disa minuta. Por më pas ata kanë rënë në “grackën” policore të ngritur në afërsi të Hidrocentralit “Bistrica”, ku edhe janë ndaluar.

Brenda në mjet, por edhe gjatë kontrollit të banesave, policia nuk ka gjetur asgjë të kundërligjshme edhe pse burime konfidenciale bëjnë me dije se në automjet vinte një erë karakteristike si ajo e drogës, duke hedhur dyshime për ndonjë transport të mundshëm narkotikësh me atë mjet, një “Wolskvagen Golf”. Policia sekuestroi në një prej banesave një tjetër automjet si dhe 4 aparate celulare. Para disa ditësh, policia sekuestroi në lagjen nr.4 të qytetit edhe një armë zjarri “Kallashnikov” që dyshohet se ishte hedhur nga tre të dyshuarit. Hetimet vazhdojnë intensivisht në bashkëpunim me Prokurorinë e Sarandës.

Pak më parë  është paraqitur në Komisariatin e Sarandës edhe noteri Thoma Kaci i cili do i nënshtrohet procedurës “paraqitje për njohje” me tre grabitësit.

Etiketa: autoretdetajegrabitjanoteriSarande

Lajme të lidhura

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet
Aktualitet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës
Aktualitet

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26
Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë
Aktualitet

Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

19:29 - 02/04/26
Para
Pioli kërcënon Interin në vigjilje të derbit të Italisë

Pioli kërcënon Interin në vigjilje të derbit të Italisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

Kristjan Asllani pritet të jetë në stol ndaj Fenerbahçes. Trajneri Sergen Jalçin do të befasonte kështu mesfushorin shqiptar, pikërisht para...

Lexo më shumë
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com