GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Detaje, maskat në lokalin e Lezhës, pas tyre shkuan policët për ta mbyllur se shkelën orën policore

17:27 - 21/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Detaje, maskat në lokalin e Lezhës, pas tyre shkuan policët për ta mbyllur se shkelën orën policore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 13-nëntorit në një lokal në fshatin Zejmen të Lezhës, ku tre persona të maskuar dhe të armatosur hynë dhe terrorizuan disa të rinj që ishin në një tavolinë.

Sipas burimeve pak minuta pas ngjarjes, një patrullë policia rastësisht ka shkuar dhe ka mbyllur lokalin i cili qëndronte i hapur dhe pas orës policore, por asnjë nga personat që janë gjetur aty nuk kanë treguar apo denoncuar atë çfarë kishte ndodhur

Ndërkohë pronari i lokalit, Ani Kola dhe personat e tjerë të cilët ndodheshin brenda në momentin e ngjarjes, vijojnë të jenë në arrati duke mos bashkëpunuar me policinë. Blutë u vunë në lëvizje 1 jave pas ngjarjes, vetëm pasi pamjet u bënë virale në media e rrjete sociale. Policia identifikoi menjëherë lokalin dhe personat që kishin qenë brenda, por kur shkuan mbrëmjen e së premtes për të kryer veprimet e gjeten të mbyllur biznesin dhe pronari e personat e tjerë që kanë qenë brenda kur ndodhi ngjarja nuk u gjetën në banesa.

Sipas burimeve blutë kanë hapur forcërisht lokalin dhe kanë sekuestruar serverin e kamerave të sigurisë të cilat kanë filmuar ngjarjen. Gjithashtu janë sekuestruar dhe kamerat e sigurisë së objekteve të tjera në zonë për të parë lëvizjet para dhe pas ngjarjes, çka mund të ndihmojë në identifikimin e mjetit me të cilin mund të kenë lëvizur personat e armatosur. Dyshimet janë se pjesë grupit të personave të maskuar dhe armatosur kanë qenë dhe dy të tjerë, por që nuk kanë hyrë brenda lokalit. Ata mendohet se kanë pritur në ambientet e jashtme të lokalit, ku kishin ndaluar dhe makinën.

Nga veprimet hetimore të deritanishme ka dyshime të forta se tre personat me maska në kokë e kallashnikovë në dorë mund të jenë dërguar si vrasës me pagesë, por nuk e gjetën në lokal objektivin e tyre, ndaj pasi përfundojnë verifikimet, ata ikin të qetë pa marrë dhe dëmtuar asgjë. Por mister mbetet fakti se pse pronari i lokalit nuk e ka denoncuar ngjarjen në polici e madje duke iu fshehur bluve.

Ndaj 25-vjeçarit Ani Kola dhe tre të rinjve që ndodheshin në lokal është ngritur akuza për “Moskallëzim Krimi”. Ata si dhe tre personat që bënë terror me kallashnikovë në dorë ndodhen në arrati. Me një javë vonesë përballë një ngjarje që ngre sërish alarmin për situatën e kriminalitetit, Policia e Lezhës thotë se po punon për gjurmimin e tyre.

Etiketa: kallashnikovLezhelokalimaskatOra policorePolicia

Lajme të lidhura

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet
Aktualitet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26
Para
E pazakontë! 33-vjeçarja vishet dhe sillet si mace

E pazakontë! 33-vjeçarja vishet dhe sillet si mace

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com