GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Detaje nga atentati në Vlorë, një nga viktimat i përfshirë në vrasjen e biznesmenit pas sherrit për një kalë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Atentati në Vlorë, autorët i ndoqën dhe qëlluan me 60 plumba drejt shënjestrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Janë identifikuar viktimat e atentatit të ndodhur mëngjesin e sotëm, në dalje të fshatit Panaja, në aksin rrugor Fier-Vlorë. Ata janë Shpati Lena dhe Agim Xhezo. Shpati Lena është i njohur për Policinë e Shtetit, pasi në vitin 2019 është përfshirë në vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj, ngjarje e ndodhur në vitin 2019.

Fakti që një kalë i ka prishur qetësinë disa pushuesve që po bënin plazh në muajin gusht në Vlorë, ka shërbyer për keqtrajtimin në grup të rojës së kalit. Gazmend Alushi, i cili paguhej 100 mijë lek të vjetra në muaj nga Ermal allias Eduart Xhezo për kujdesin ndaj kalit, është dhunuar me grushte e shkelma në 4 gusht 2019 nga Arben Beqiraj, djali i tij dhe persona të tjerë familjarë që ndodheshin në lokal.

Fill pasi ka shpëtuar nga rrahja e mirë, Gazmendi ka shkuar në banesën e tij, ku aty i kishte shkuar Ermali duke i thënë se kush e kishte rrahur, dhe Alushi i ka pohuar se ishte dhunuar nga “Arbeni i Çeçes”. Fill pas kësaj, Ermal Xhezo, ka mobilizuar shokët e tij si Shpati Lena dhe kunatin e tij Ariel Kingji të cilët u arrestuan pak ditë më parë nga Policia, ku të gjithë ishin të  armatosur me automatikë dhe pistoleta, duke shkuar në ambientet e lokalit të Arben Beqiraj, për t’u sqaruar lidhur me rrahjen që ata i kishin bërë kujdestarit të kalit të Ermal Xhezot.

Teksa kanë shkuar për t’u sqaruar, janë ulur 3 minuta në një tavolinë dhe më pas kanë nisur përplasjet fizike deri në përdorimin e armëve, duke sjellë vrasjen e Arben Beqirajt dhe plagosjen e djalit të tij dhe të afërmit të viktimës Nesim Hodaj. Kjo ngjarje tronditi qytetin e Vlorës në pikun e sezonit turistik sepse ngjarja ndodhi në muajin ku turistët mbushin qytetin bregdetar. Autor i vrasjes ka qenë Eduart Xhezo, i arrestuar, teksa shoku dhe kunati i tij kanë bashkëpunuar në krim.

Etiketa: AtentatibiznesmenidetajekaleSherriViktimatVloreVrasja

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën dy shqiptarë/ (EMRAT)
Aktualitet

Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën dy shqiptarë/ (EMRAT)

22:30 - 16/11/26
Mjaftojnë pak minuta shi për të përmbytur Lezhën, disa rrugë kthehen në pellgje
Aktualitet

Mjaftojnë pak minuta shi për të përmbytur Lezhën, disa rrugë kthehen në pellgje

22:08 - 16/11/26
Aulon Kalaja: Rama mori ekspertë për shuarjen e protestës! Qëndruan në shtëpinë e tij
Aktualitet

Aulon Kalaja: Rama mori ekspertë për shuarjen e protestës! Qëndruan në shtëpinë e tij

22:03 - 16/11/26
Para
Ancelotti: Kroos, Modric dhe Casemiro janë treshja më e mirë në botë

Casemiro në qendër të merkatos, derbi anglez për mesfushorin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën dy shqiptarë/ (EMRAT)
Aktualitet

Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën dy shqiptarë/ (EMRAT)

22:30 - 16/11/26

Një aksident i rëndë është regjistruar në Gjermani, ku kanë humbur jetën tre persona, mes tyre edhe dy shqiptarë të...

Lexo më shumë
Mjaftojnë pak minuta shi për të përmbytur Lezhën, disa rrugë kthehen në pellgje

Mjaftojnë pak minuta shi për të përmbytur Lezhën, disa rrugë kthehen në pellgje

22:08 - 16/11/26
Aulon Kalaja: Rama mori ekspertë për shuarjen e protestës! Qëndruan në shtëpinë e tij

Aulon Kalaja: Rama mori ekspertë për shuarjen e protestës! Qëndruan në shtëpinë e tij

22:03 - 16/11/26
Përfshihet nga flakët makina te rrethrrotullimi i Freskut

Përfshihet nga flakët makina te rrethrrotullimi i Freskut

21:35 - 16/11/26
21 Janari, 15 vite pa drejtësi? Kreu i SPAK, Klodian Braho, shpjegon pse hetimet ende nuk janë mbyllur

21 Janari, 15 vite pa drejtësi? Kreu i SPAK, Klodian Braho, shpjegon pse hetimet ende nuk janë mbyllur

21:18 - 16/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com