GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Detaje nga dosja e KPK/ Prokurori Ndoja ka folur në telefon me Vangjush Dakon, Redian Kralin e Kavajës dhe…

18:12 - 01/07/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Detaje nga dosja e KPK/ Prokurori Ndoja ka folur në telefon me Vangjush Dakon, Redian Kralin e Kavajës dhe…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mes arsyeve të Komisionit të Vetingut për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, referohet edhe komunikimet e prokurorit me politikanë lokalë, njerëz të pushtetit ekzekutiv dhe gjyqësor, që nuk justifikohen për shkak të ushtrimit të funksionit të një magjistrati.

Në vendimin e shkarkimit, mes të tjerave thuhet se komunikimet e prokurorit Ndoja me këto personazhe janë jo në përputhje me rolin, funksionet, detyrat dhe figurën e një prokurorit, si kanë ndikim negativ në vlerësimin e etikës.

Komunikimet e prokurorit Ndoja me politikanët janë zbuluar nga vëzhguesi ndërkombëtar, Theo Jakobs. Anëtari i ONM-së që monitoron Vetingut i është referuar dosjes së SPAK-ut mbi atentatin mafioz në fillim të muajit nëntor të 2019 tek rrethrrotullimi i Shkozeti, ndaj prokurorit Arjan Ndoja, i cili po udhëtonte Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe edhe si Landi Muharremi, ‘i forti i Sukthit’, por edhe si ‘Rrumi’.

Në makinën e prokurorit ishin çuditërisht dosjet e korrupsionit me pronat publike të grabitura në Ishëm dhe te Gjiri i Lalzit, të cilat ishin vjedhur nga Prokuroria e Durrësit në maj të vitit 2018. Në media u raportua se në makinën e prokurorit u gjet edhe dosja e ish gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomit, i vrarë në një atentat me tritol.

Theo Jakobs, i cili shigjetoi prokurorin Ndoja gjatë seancës dëgjimore të prezantimit të gjetjeve të hetimit gati dyvjeçar, ka zbuluar edhe komunikimet e papërshtatshme të prokurorit të Durrësit.

Po kush janë politikanët dhe personazhet e tjerë, me të cilët komunikonte prokurori Arjan Ndoja, i shkarkuar kryesisht për lidhje të shumëfishta me njerëz të dyshuar si pjesë e krimit të organizuar, konflikt interesi, cenim etike etj?

Arjan Ndoja ka pasur telefonata të shpeshta me ish kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, gjatë periudhës tetor 2018 deri në tetor 2019, pra edhe pasi Dako u shpall non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nisur nga kërkimet rezulton se Arjan Ndoja ka pasur telefonata të shpeshta edhe me kryetarin e bashkisë së Kavajës, Redian Krali, pas zgjedhjes në këtë në qershor të vitit 2019. Gjergj Krali, babai i Redit, është djali i tezes së Fatos Nanos. Bashkia e Kavajës u kritikua disa ditë më parë nga kryeministri Rama për si një nga bashkitë me situatën më dramatike financiare.

Në periudhën shtator-tetor 2019, prokurori Ndoja ka pasur telefona edhe me avokatin Gëzim Veleshnja, i njohur si avokati i Ilir Metën në procesin e famshëm të video-skandalit të publikuar nga Dritan Prifti.

Në periudhën tetor 2018 deri nëntor 2019, prokurori Arjan Ndoja ka pasur telefonata me Arben Carën, i cili është bashkëshorti i gjyqtares Mimoza Margjeka, që të dy nën akuzë nga SPAK për korrupsion aktiv dhe pasiv.

Në shtator të vitit 2019, prokurori Arjan Ndoja ka pasur komunikim në telefon me gjyqtarin e Apelit në Vlorë, Skënder Damini, i përjashtuar për 15 vite nga drejtësia në dhjetor të vitit 2021, pasi dha dorëheqjen për të evituar përballjen me drejtësinë. Damini, Arben Cara dhe gjyqtarja Margjeka janë marrë të pandehur nga SPAK për korrupsion.

Ka dyshime të forta se prokurori Ndoja mund të jenë përfshirë në pazare me ish gjyqtarin Damini, i cili ka një veprimtari të ngjeshur të dyshimtë, ku ka firmosur për t’i hequr dënimin për jetë edhe Dritan Dajtit, duke i hapur rrugë lirimit të tij nga burgu.

Etiketa: KPKREDIAN KRALIVangjush Dako

Lajme të lidhura

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
Botë

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26
Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin
Breaking Views

Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin

18:14 - 19/02/26
Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!
Botë

Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!

17:50 - 19/02/26
Para
Kosova asnjë rast me Covid, Kurti: Ta mbajmë këtë situatë, të vaksinohemi

SHBA aprovoi 236.7 mln dollarë për sektorin e energjisë në Kosovë, Kurti: Investimi më i madh...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni
Breaking Views

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni

22:32 - 19/02/26

Sot në orën 18:45 u luajtën katër ndeshje të vlefshme për fazën “play-off” të Ligës së Konferencës, dhe rezultatet surprizuese...

Lexo më shumë
Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

22:21 - 19/02/26
Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

20:46 - 19/02/26
Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

19:22 - 19/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com