GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Detaje nga dosja e SPAK/ Nga kampi i MEK u kryen sulme kibernetike ndaj Iranit

15:39 - 21/06/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Detaje nga dosja e SPAK/ Nga kampi i MEK u kryen sulme kibernetike ndaj Iranit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Shtetit ditën e ndjeshme zbarkoi në kampin e MEK në Manzë, bazuar në një vendim të GJKKO-së, e cila miratonte kërkesën e SPAK për të kontrolluar kampin ku qëndrojnë muxhahedinët iranianë.

Ndërhyrja e policisë u shoqërua me përplasje, ndërsa një person humbi jetën në rrethana ende të paqarta dhe shumë të tjerë mbetën të lënduar. Gjithashtu edhe nga forcat e rendit pati lëndime, ndërsa reagimi i anëtarëve të MEK u konsiderua i papranueshëm nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit.

Ndërsa kanë nisur hetimet lidhur me ngjarjet e ndodhura në kampin e MEK, ku 6 prej drejtuesve të muxhahedinëve janë nën hetim lidhur me aktet e dhunës, janë zbardhur detaje nga dosja e SPAK që urdhëronte kontrollin në mjediset e kampit.

Policia bllokoi dje një seri pajisjesh elektronike dhe serverash, që dyshohet se janë përdorur në sulme kibernetike në drejtim të Republikës Islamike të Iranit. Këto pajisje do i nënshtrohen ekspertizës, ndërsa SPAK vijon hetimet.

“Është referuar fakti se dyshohet se nga organizata “MEK” (Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit) nga territori i Republikës së Shqipërisë ka kryer sulme kibernetike ndaj Republikës Islamike të Iranit në disa periudha të ndryshme kohore si dhe drejt disa institucioneve në shtetin iranian. Duke qenë se statusi i qëndrimit të organizatës MEK në Shqipëri është humanitar, Republika Islamike e Iranit në vazhdimësi ka pretenduar duke ngritur këto dyshime si dhe në mënyrë të vazhdueshme kërcënon se do të ndërmarrë sulme ndaj Shqipërisë dhe organizatës MEK”, thuhet në vendimin e Gjykatës, sipas raportimeve mediatike.

Ndërhyrja e Policisë së Shtetit në kampin e MEK ka sjellë reagime të shumta. Opozita e drejtuar nga Sali Berisha e ka cilësuar si brutale deri në kufinjtë e një terrori veprimin e policisë, ndërsa ka kërkuar hetim ndërkombëtar. Kreu i demokratëve Sali Berisha tha se hetimi duhet të kryhet nga OKB.

Ndërkohë, Departamenti Amerikan i Shtetit e ka përkrahur aksionin policor të Shqipërisë më 20 qershor, kur Policia e Shtetit kreu kontrolle në kampin e Manzës së Durrësit, ku janë të strehuar rreth 3.000 pjesëtarë të opozitës iraniane.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka konfirmuar se gjatë këtij aksioni ishin lënduar 15 zyrtarë policorë dhe 21 anëtarë të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK).

“Policia e Shtetit në Shqipëri na ka siguruar se të gjitha veprimet janë kryer në përputhje me ligjet në fuqi, përfshirë mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të gjithë personave në Shqipëri. Ne mbështesim të drejtën e Qeverisë së Shqipërisë për të hetuar çdo veprimtari të mundshme të paligjshme brenda territorit të saj”, ka thënë një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit.

Zëdhënësi i DASH-it gjithashtu shtoi se SHBA-ja nuk e cilëson MEK-un “lëvizje opozitare të qëndrueshme demokratike që përfaqëson popullin iranian”, por ka “shqetësime serioze për MEK-un si organizatë, përfshirë akuzat për abuzim të kryera kundër anëtarëve të tij”.

Por po nga SHBA, senatori Ted Cruz ka shprehur kritika lidhur me ndërhyrjen. Sipas Ted Cruz, Franca dhe Shqipëria po qetësojnë regjimin iranian duke goditur disidentët e regjimit.

“Jam thellësisht i shqetësuar se në të gjithë Europën- dhe veçanërisht tani, Franca dhe Shqipëria- aleatët tanë po qetësojnë regjimin iranian duke goditur disidentët kundër regjimit.

Sipas raportimeve, administrata e Biden po i mbështet këto politika pro-regjimit, ndërkohë që mbështet drejtpërdrejt regjimin duke i dërguar Ajatollahut qindra miliarda dollarë dhe duke duke nxitur lirimin e terroristëve.

Goditjet dhe zbutja do të inkurajojnë dhe do t’i mundësojnë regjimit iranian të kryejë më shumë terrorizëm global. Ata përbëjnë kërcënim direkt për sigurinë e amerikanëve,” shkruan Cruz.

Etiketa: dosjahetimeKryesore1MEKSpak

Lajme të lidhura

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat
Aktualitet

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat

13:59 - 17/12/25
Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në
Aktualitet

Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në

13:45 - 17/12/25
Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!
Aktualitet

Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!

13:22 - 17/12/25
Para
Instagram lejon përdoruesit të shkarkojnë videot e Reels-it nga llogaritë publike

Instagram lejon përdoruesit të shkarkojnë videot e Reels-it nga llogaritë publike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat
Aktualitet

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat

13:59 - 17/12/25

Pasi SPAK goditi grupin kriminal të drejtuar nga biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, që përmes pengmarrjes e shantazheve detyronin...

Lexo më shumë
Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në

Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në

13:45 - 17/12/25
Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!

Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!

13:22 - 17/12/25
Berisha: Lubi Balluku po e merr me vete Ramën! Evis Berberi ka 403 video të të gjitha llojeve

Berisha: Lubi Balluku po e merr me vete Ramën! Evis Berberi ka 403 video të të gjitha llojeve

13:07 - 17/12/25
“Ma nxiu jetën, e urreja”/ Tentoi të fshihte vrasjen e të atit, si u ‘thye’ para policëve 26-vjecarja nga Fieri: Lekët…

Sherr me thika në një shkollë private në Sarandë, plagoset 15-vjeçari

13:01 - 17/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com