GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Detaje nga dosja e SPAK: Si u gjet arka e mbushur plot me euro në vilën e Belinda Ballukut në Dhërmi!

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 1 min
A A
Detaje nga dosja e SPAK: Si u gjet arka e mbushur plot me euro në vilën e Belinda Ballukut në Dhërmi!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja dalin nga dosja hetimore e SPAK për vilën në Dhërmi, që dyshohet se i përket ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Në materialet hetimore ndodhet edhe një fotografi ku shfaqet një kuti e kuqe e mbushur me tufa kartëmonedhash 50-euroshe.

Fotografia është dërguar më 17 korrik 2021 dhe është gjetur në telefonin e Lavdrim Smones, bashkëshortit të gruas që kryente pastrimet në banesën e Ballukut në Tiranë.

Bashkëshorti i sanitares, së bashku me gruan dhe vajzën e tij, udhëtonin herë pas here drejt Dhërmiut për të kryer pastrimet në vilë.

Transporti i tyre organizohej në disa raste nga shoferi personal i Ballukut.

Sipas dosjes, arredimi dhe investimet në pronë ishin bërë sipas preferencave të ish-zëvendëskryeministres. Ndërkohë, të dhënat e telefonisë celulare tregojnë se Balluku e kishte përdorur vazhdimisht vilën që prej vitit 2019.

Prona, me sipërfaqe 103 metra katrorë dhe truall prej të paktën 300 metrash katrorë, është sekuestruar me vendim gjykate.

Dosja e SPAK përfshin gjithsej 31 të pandehur, mes tyre pesë ndërtues dhe dy firma private.

Në listën e personave të marrë të pandehur janë Arbër Abazi, Pandeli Carapuli, Paqsor Buzi, Artan Sako dhe Ramë Geci.

Një tjetër pjesë e rëndësishme e hetimit lidhet me tenderin për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, ku mbi 10 persona janë marrë të pandehur.

Krahas akuzave për shkeljen e barazisë në tendera, hetimet përfshijnë edhe shpërdorimin e detyrës.

Mes tyre është edhe ish-sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Viola Haxhiademi.

Etiketa: Ballukudetajedosja SPAKKryesore1Kutia me euro

Lajme të lidhura

Hakerat depërtojnë në bazën kryesore të të dhënave të FBI-së! Reagon Trump
Botë

Hakerat depërtojnë në bazën kryesore të të dhënave të FBI-së! Reagon Trump

22:39 - 21/11/26
Veliaj shkarkon kreun e bandës së IMT, Rigers Sheqeri dhe “pronaren” e kopshteve dhe çerdheve Zhaneta Beqirin
Aktualitet

Veliaj shkarkon kreun e bandës së IMT, Rigers Sheqeri dhe “pronaren” e kopshteve dhe çerdheve Zhaneta Beqirin

22:13 - 21/11/26
U kapën me mbi 900 bimë kanabisi në Britani, dy shqiptarët dënohen me nga 3 vite burg (EMRAT)
Aktualitet

U kapën me mbi 900 bimë kanabisi në Britani, dy shqiptarët dënohen me nga 3 vite burg (EMRAT)

21:40 - 21/11/26
Para
Aksident i frikshëm në Librazhd! Benzi përfundon në greminë 150 metra larg rrugës, pranë mjetit gjendet një pistoletë

Aksident i frikshëm në Librazhd! Benzi përfundon në greminë 150 metra larg rrugës, pranë mjetit gjendet një pistoletë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hakerat depërtojnë në bazën kryesore të të dhënave të FBI-së! Reagon Trump
Botë

Hakerat depërtojnë në bazën kryesore të të dhënave të FBI-së! Reagon Trump

22:39 - 21/11/26

Hakerat kanë depërtuar në Qendrën Kombëtare të Informacionit për Krimin (NCIC) të FBI-së, bëjnë të ditur tre burime të njohura...

Lexo më shumë
Garon për Shqipërinë/ Lara Colturi shkruan historinë, fiton garën e parë në Kupën e Botës në ski

Garon për Shqipërinë/ Lara Colturi shkruan historinë, fiton garën e parë në Kupën e Botës në ski

22:24 - 21/11/26
Veliaj shkarkon kreun e bandës së IMT, Rigers Sheqeri dhe “pronaren” e kopshteve dhe çerdheve Zhaneta Beqirin

Veliaj shkarkon kreun e bandës së IMT, Rigers Sheqeri dhe “pronaren” e kopshteve dhe çerdheve Zhaneta Beqirin

22:13 - 21/11/26
Vllaznia trondit Partizanin në ‘Air Albania’, shkodranët lënë pas krizën

Vllaznia trondit Partizanin në ‘Air Albania’, shkodranët lënë pas krizën

21:47 - 21/11/26
U kapën me mbi 900 bimë kanabisi në Britani, dy shqiptarët dënohen me nga 3 vite burg (EMRAT)

U kapën me mbi 900 bimë kanabisi në Britani, dy shqiptarët dënohen me nga 3 vite burg (EMRAT)

21:40 - 21/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com