GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Detaje nga dosja për vrasjen e Xhuvanit, policët në vendin e ngjarjes: Ishin 100 vetë, u bë rrëmujë

17:05 - 28/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Detaje nga dosja për vrasjen e Xhuvanit, policët në vendin e ngjarjes: Ishin 100 vetë, u bë rrëmujë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbardhen detaje nga dosja penale e prokurorisë së Elbasanit, e cila çoi në arrestimin e dy drejtuesve të lartë të policisë, Nikollaq Palla dhe Albert Nushi, si dhe pezullimin nga detyra të 6 punonjësve të tjerë të policisë Elbasan.

Në dosjen hetimore e siguruar nga Ora News thuhet se 8 punonjësit e policisë kanë gënjyer mbi vendodhjen e tyre në mesditën e 21 prillit 2021, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, dhe u plagosën 4 persona të tjerë.

Pamjet filmike kanë nxjerë zbuluar punonjësit e policisë dhe qëndrimet që ata kanë mbajtur në prokurori.

Nushi dhe Nikollaq Palla kanë treguar se në momentin kur ka ndodhur ngjarja kanë qenë një grumbull personash, prej rreth 100 vetë dhe nuk kanë arritur të shikojnë dhe kuptojnë asgjë se çfarë po ndodhte, pasi u krijua rrëmujë.

Në sinkron të dëshmisë së dy ish-zv/drejtorëve të Qarkut Elbasan, kanë qenë dhe 6 punonjësit e patrullës “Shqiponja”, të cilët kanë treguar se s’kishin parë asgjë për shkak të rrëmujës të krijuar mes grumbullit të njerëzve.

Madje në dëshminë e tyre, policët, komandanti i grupit Dedjon Duraku dhe dy zv/drejtorët e qarkut, gënjejnë edhe për i përket pozicionimit të tyre në terren.

Gjatë marjes në pyetje, policët kanë treguar se nuk kanë ndërhyrë, pasi nuk ka pasur përleshje mes personave që ndodheshin në rrugë.

Por vetëm të shtëna të menjëhershme arme, të cilat nuk i kanë kuptuar se nga cila anë vinin.

Të pyetur se pse nuk kishin ndërhyrë dhe vepruar për të kapur autorët që kanë përdorur armët në 21 prill, punonjësit e policisë janë shfajësuar, duke u shprehur se kishin marë masa për dhënien e ndihmës personave të plagosur.

Por një video e sekuestruar nga prokuroria e Elbasanit ka nxjerrë zbuluar deklarimet e dhëna në prokurori të policëve dhe veprimet që ata kanë kryer ditën e ngjarjes.

Policët nuk dominojnë territorin ku po ndodhte konflikti dhe nuk bënë asnjë përpjekje për të neutralizuar dhe shoqëruar personat e përfshirë në këtë ngjarje.

Efektivët, thotë prokuroria, qëndrojnë indiferentë dhe nuk përmbushin detyrën, duke çuar më pas në përshkallëzimin e konfliktit, në përdorimin e armëve.

Uniformat blu nuk kanë neutralizuar Mehmet Grecën dhe personat e tjerë, pasi të gjithë ngjarjen e ka dominuar grupi i shokëve të Grecës dhe grupi i Strukturës së Mbrojtjes së Votës të Partisë Demokratike.

Në video grupi i patrullës “Shqiponja” rezulton se ka vënë re konfliktin fizik, që po ndodhte në rrugë mes disa personave, anëtarë të Strukturës së Mbrojtjes së Votës dhe militantë të Partisë Socialiste përfshirë dhe Pjerin Xhuvanin.

Në pamjet filmike dallohet qartë se askush prej policëve, nuk ka ndërhyrë për të shmangur përplasjen.

E vetmja që ka ndërhyrë dhe ka hyrë mes sherit, ka qenë policja Xhensila Sota, e cila mbeti e plagosur në këmbë nga goditja me armë e Arbër Paplekaj.

Sota duket në video duke u larguar, teksa kërcen me një këmbë, pasi plumbi i kishte prekur këmbën tjetër.

Kolegët e saj largohen me vrap dhe fshihen pas furgonit të policisë.

Ndërsa Klemend Xhaferi ose “Kel Çami”, nga filmimet rezulton se nuk ka pasur asnjë armë në duar dhe nuk ka kryer veprime kriminale ndaj askujt personi që ndodhej në rrugë.

Terësisht inekzistent është zv/drejtori i Qarkut Elbasan, Albert Nushi, pasi teksa kishte përballë personat që konfliktoheshin fizikisht, zbret qetësisht nga makinë “Range-Rover” e bardhë, ku në dorë mban dhe një radio policie.

Dhe sapo dëgjon të shtënat e armës, kthehet me shpinë pas dhe fshihet pas derës së hapur të makinës nga kishte zbritur.

Të njëjtat veprime ka kryer dhe zv/drejtori i Qarkut Nikollaq Palla, të cilët janë fshehur dhe nuk kanë kryer asnjë lëvizje për të kapur personat që përdorën armë dhe sollën vrasjen e Pjerin Xhuvanit, dhe plagojen e 4 personave të tjerë.

Në ngjarjen e 21 prillit të vitit 2021, mbetën të plagosur dy anëtarë të skuadrës së mbrojtjes së votës, Emiljano Prenga dhe ish-polici Pavlo Vuksana.

 

Etiketa: DOSJE HETIMOREPjerin Xhuvani

Lajme të lidhura

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan/ Apeli liron nga burgu Arbër Paplekajn
Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan/ Apeli liron nga burgu Arbër Paplekajn

14:30 - 18/12/25
Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?
Aktualitet

Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?

14:15 - 18/12/25
Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK
Aktualitet

Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

13:59 - 18/12/25
Para
Një shqiptar argat i politikave dhe interesave të Serbisë

Sindroma e Fraklin Roosevelt!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan/ Apeli liron nga burgu Arbër Paplekajn
Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan/ Apeli liron nga burgu Arbër Paplekajn

14:30 - 18/12/25

Gjykata e Apelit ka liruar nga qelia ish-efektivin e RENEA-s, Arbër Paplekaj, i dënuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ngjarje...

Lexo më shumë
Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?

Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?

14:15 - 18/12/25
Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

13:59 - 18/12/25
Këlliçi – Ballës: Shih hallet e tua…! Do jesh kurbani i radhës

Këlliçi – Ballës: Shih hallet e tua…! Do jesh kurbani i radhës

13:45 - 18/12/25
Aksident në Korçë, “Benzi” përmbyset në mes të rrugës

Aksident në Korçë, “Benzi” përmbyset në mes të rrugës

13:29 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com