GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Detaje nga krimi! Po shkonte tek banesa e vajzës, sherri mes shqiptarit dhe italianit nisi nëpër shkallë

14:16 - 08/06/24
në Aktualitet, Botë, Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Detaje nga krimi! Po shkonte tek banesa e vajzës, sherri mes shqiptarit dhe italianit nisi nëpër shkallë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë në Itali, ku 61-vjeçari shqiptar Ilirjan Minaj u masakrua me thikë teksa po shkonte në apartamentin e të bijës nga fqinji i saj italian.

Ilirjan Minaj është goditur me thikë në kraharor nga 41-vjeçari Riccardo Stefani rreth orës 23:00 të mbrëmjes së të premtes në Bibbiano, Reggio Emilia.

Viktima kishte shkuar të takonte mbesën, por është përballur me autorin e krimit teksa po ngjiste shkallët e pallatit dhe një ngacmim nga ana e 41-vjeçarit ndaj tij ka çuar fillimisht në një debat mes tyre.

Pas sherrit, Riccardo Stefani raportohet se është futur në banesën e tij, por Ilirjan Minaj, sipas mediave italiane, ka goditur fort derën e shtëpisë së autorit, ku ky i fundit jetonte me nënën e tij.

41-vjeçari raportohet se ka hapur derën duke mbajtur një thikë në dorë dhe ka goditur shqiptarin në kraharor.

Ilirjan Manaj ka rënë në tokë duke humbur jetën pasi nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra.

Ndërkohë raportohet se rreth 30 të afërm dhe miq të viktimës, që kishin shkuar në vendngjarje për të qenë pranë vajzës 19-vjeçare të Ilirjan Minajt dhe mbesës së tij, kanë tentuar të marrin autorin nga duart e polcisë.

Por karabinierët kanë arritur të menaxhojnë situatën duke shpëtuar italianin nga të afërmit e 61-vjeçarit. Në vendngjarje është kërkuar një automjet i blinduar, ndërsa për të ruajtur sigurinë u vendos një “kordon” me policinë. Në momentin që Riccardo Stefani është shoqëruar nga karabinierët nga hyrja e ndërtesës në drejtim të makinës së blinduar, kanë shpërthyer turmat e zemrëruar.

Ata kanë goditur xhamat e makinës duke u përpjekur të ngjiteshin në kofano, por policia ka arritur që të largojë autorin nga vendngjarja.

Viktima raportohet se ishte nga Korça dhe prej disa vitesh ishte shpërngulur me gruan e tij Natasha në Bibbiano, ku tashmë jetonin disa të afërm të tyre, si edhe ishte rritur edhe vajza 19-vjeçare e çiftit.

Etiketa: vritet shqiptari

Lajme të lidhura

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët
Aktualitet

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Para
Mbyllen hetimet/ Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim Princ Lekën, Elian dhe babain e saj

Mbyllen hetimet/ Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim Princ Lekën, Elian dhe babain e saj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com