GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Detaje nga ngjarja në Sarandë/ Vrau bashkëshortin me sopatë, dyshohet se gruaja…

10:30 - 24/12/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Detaje nga ngjarja në Sarandë/ Vrau bashkëshortin me sopatë, dyshohet se gruaja…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Metoq të Sarandës, ku Elvira Tahiraj, 49 vjeç, dyshohet se ka vrarë bashkëshortin e saj, Llazar Tahiraj, 55 vjeç. Autorja e dyshuar e ka goditur viktimën me sopatë në kokë, ndërsa ai ishte në gjumë.

Çifti Tahiraj kishte tre vajza, dy prej të cilave janë të martuara. Sipas informacioneve paraprake, Elvira Tahiraj dyshohet se vuan nga çrregullime mendore, çka mund të ketë ndikuar në kryerjen e këtij akti ekstrem. Ngjarja ka tronditur jo vetëm familjen, por edhe komunitetin e qetë të fshatit Metoq.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe shoqëroi Elvira Tahirajn në ambientet e Komisariatit të Sarandës. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për të zbardhur motivet e krimit dhe për të dokumentuar ligjërisht ngjarjen.

Raportohet se kohët e fundit, Elvira, e njohur si Vila, kishte probleme, zënka dhe konflikte me banorët e lagjes. Nga ana tjetër, bashkëshorti i saj Llazari, përpiqej ta qetësonte dhe kujdesej për të, pasi ajo ishte shkëputur edhe nga puna.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, një nga banorët e fshatit rrëfen si e ka njohur çiftin.

Ai tregon se gruaja ka qenë me probleme të shëndetit mendor, ndërsa bashkëshorti i saj i vrarë punonte i vetëm për të mbajtur shtëpinë.

‘Punonte i shkreti, ku i dilte puna ditë për ditë. Gruaja ka qenë e ikur. Ai nuk pi alkool. Ai ishte punëtor i shkreti, as alkool asgjë, me qira rri. Gjynah mavri. Ajo është me të meta. Këta janë nga Korça, nga fshatrat e Korçës. Ka qenë në gjumë mavria. I thosha ik, se qe me të meta ajo po qe edhe me sëmundjen e tokës. Gjynah, ka qenë burrë i mirë shumë, i dashur me njerëzit.’

Etiketa: GruajaSarandëVrasje

Lajme të lidhura

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai
Aktualitet

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26
Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës
Aktualitet

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26
“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi
Aktualitet

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

20:25 - 17/03/26
Para
Papa Françesku hap Vitin e Shenjtë 2025 në prag të Krishtlindjeve

Papa Françesku hap Vitin e Shenjtë 2025 në prag të Krishtlindjeve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com