GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Detaje të reja/ Makina e Dumanit u qëllua me kallashnikov, ai nuk u kundërpërgjigj

19:17 - 03/04/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
I dhanë ndihmën e parë Dumanit, Gjykata jep masën për dy mjekët e arrestuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur një javë më parë në Elbasan, ku u plagos i shumëkërkuari Nurdin Dumani.  Burime nga Prokuroria e Elbasanit bëjnë me dije se Dumani ka qenë në drejtim të BMË-së luksoze në momentin kur ra pre e atentatit dhe se si po dërgonte “grupin” për të kryer vrasjen e biznesmenit me iniciale E.K., edhe pse nuk e pranoi kurrë.

Sipas dosjes së autoriteteve, thuhet se makina është qëlluar me breshëri kallashnikovi, e 5 plumba kanë prekur mjetin në anën e shoferit, ndërsa 3 të tjerë në pjesën e pasme, ndërsa një ka hyrë në xhamin e parë të mjetit.

Në momentin që ka kuptuar se i ishte bërë pritë, 39-vjeçari Dumani ka dalë nga makina dhe është pozicionuar për t’u mbrojtur, por nuk ka qëlluar në asnjë moment në drejtim të autorëve që janë larguar. Ndërsa hetuesëve i tha në dëshminë e zbardhur për Dosja.al e se nuk i kishte parë autorët. Ndërkohë që me vete kishte dhe benzinë, me shumë gjasa për të djegur mjetin pas krimit.

Ai u dërgua në Papër të Elbasanit pas një sinjali se atje ndodhej “armiku” i tij, Talo Çela. Dumani kishte në plan të ekzekutonte një tjetër person të afërt të Çelës, por pas vënies në dijeni nga të “afërmit” se Çela ishte shumë afër dhe mund të goditej, shënjestra ndryshoi. Por në fakt, e gjitha ka qenë një kurth i organizuar nga grupi i Çelës. Të dyja palët u përballën me njëri-tjetrin në aksin Elbasan-Cërrik, në vendin e njohur si Papër, ku Nuredin Dumani mori një plumb në shtyllën kurrizore, që i ka depërtuar në mushkëri. I zënë në pritë, Nuredin Dumani u largua i plagosur drejt Fierit ku dhe u mjekua në apartamentin e marrë me qira prej disa ditësh në lagjen Apolonia në Fier. Forcat RENEA shkuan me saktësi në hyrjen ku jetonte Dumani me bashkëjetuesen, ndërsa në media u fol për një telefonatë anonime që sinjalizoi Policinë se ku ndodhej një nga personat më të rrezikshëm në Shqipëri, i akuzuar për mbi 7 vrasje, përfshirë këtu edhe ekzekutimin e bujshëm të dy vëllezërve Haxhia në Durrës, vrasje që besohet se ka si arsye vjedhjen e milionave që u vodhën në Rinas në prill të 2019-ës. Por burimi nga grupi hetimor i tha Dosja.al se telefonata anonime erdhi nga shumë pranë Dumanit. Saktësia e vendodhjes përfshirë pallatin, numrin e apartamentit dhe katin, nuk mund të dihej nga persona të tjerë përveç atyre që ishin pranë tij. Policia e gjeti Dumanin me shpejtësi pasi informacioni i gjetur ishte i saktë. Strofkulla u zbulua, ndërsa Talo Çela ka “avulluar”. Policia dyshon se ai ishte personi që e qëlloi Dumanin në pritën e ngritur në Papër, pas spiunimit që persona të afërt me të i bënë për planin që Dumani kishte organizuar për ta vrarë.

Etiketa: Bandabreshri plumbashdetajeDumanikallashnikovKryesore1Plagosje

Lajme të lidhura

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë
Aktualitet

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

19:21 - 03/04/26
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim
Aktualitet

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur
Aktualitet

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

16:48 - 03/04/26
Para
Arapi: Goli i parë na ndryshoi planin, bëmë gabim naiv te i dyti! Jemi ende në lojë

Arapi: Të jemi të shpejtë në veprimet sulmuese, kundërshtari s'kishte çfarë të humbiste

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë
Aktualitet

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

19:21 - 03/04/26

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e regjistruar pasditen e sotme në zonën e Kamzës, ku një 30-vjeçare ka mbetur...

Lexo më shumë
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com