GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Detaje të reja nga vrasja në Tiranë, vëllezërit ishin zënë dy ditë më parë për një vend parkimi

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Detaje të reja nga vrasja në Tiranë, vëllezërit ishin zënë dy ditë më parë për një vend parkimi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vrasja e çiftit Dritan dhe Nora Muskurti ishte një kronikë e një ngjarjeje të paralajmëruar për të cilën autoritetet ishin në dijeni. Vetëm dy ditë më parë dy vëllezërit Muskurti ishin zënë për një vend parkimi që të dy pretendonin se u takon.

Që pas vdekjes së babait të tyre ndarja e pasurisë ka qenë “molla e sherrit” mes dy vëllezërve të cilët zotëronin disa biznese në zonën e “Myslym Shyrit” në kryeqytet. Agjencia turistike ku ndodhi dhe krimi i rëndë që me vendim gjykata i ishte lënë Dritan Muskurtit nuk ishte pranuar nga Arseni.

Konfliktet e shumta të vëllezërve janë raportuar në Polici që nga viti 2016 e deri pak ditë para se të ndodhte krimi makabër.

Dritan dhe Nora Musklurti ishin prindër të tre fëmijëve të vegjël të cilët kanë mbetur jetim. Drejtësia e vonuar dhe konfliktet për pronën dhe ndarjen e pasurisë janë kthyer në një problem serioz në vend duke marrë shumë jetë njerëzish.

Kujtojmë se, Arsen (Hamza) Muskurti vrau pasditen e djeshme vëllanë e tij, Dritan (Alban) Muskurti e bashkëshorten e këtij të fundit, Nora Muskurti. Krimi i dyfishtë në Tiranë e ka zanafillën tek një agjenci udhëtimesh. Në janar të këtij viti, me vendim gjykate, agjencia e udhëtimeve që dërgonte njerëz në vende të lindjes u kalua në emër të personit që mbeti i vrarë Dritan (Alban) Muskurti. Por, për Arsen (Hamza) Muskurtin, kjo gjë ishte e papranueshme. Dyshja konfliktoheshin çdo ditë, madje në Policinë e Tiranë ka dhe denoncime nga vëllezërit kundër njëri-tjetrit.

Arsen Muskurti shkoi në lokalin ku i vëllai po konsumonte diçka me të shoqen, Nora Muskurti. Pas debatit verbal, sherri kaloi në konfrontim fizik. Dy vëllezërit u ngritën nga lokali dhe shkuan në agjencinë për të cilën dhe ishin në konflikt. Pikërisht brenda atyre ambienteve, Arsen Muskurti vrau të vëllanë e gruan e tij. Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së biznesit që monitorohej brenda dhe jashtë. Pas krimit, autori është larguar nga vendngjarja për tu arrestuar më vonë nga forcat RENEA.

Etiketa: detaje

Lajme të lidhura

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan
Aktualitet

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

08:01 - 26/10/26
‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve
Aktualitet

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

07:43 - 26/10/26
Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit
Aktualitet

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit

15:14 - 25/10/26
Para
BE u rikthen vizat rusëve, bllokon ardhjen e turistëve

BE u rikthen vizat rusëve, bllokon ardhjen e turistëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vuçiç humbi pushtetin, BE uron Listën Studentore: Gati të mbështesim reformat!
Kosovë & Rajon

Vuçiç humbi pushtetin, BE uron Listën Studentore: Gati të mbështesim reformat!

08:35 - 26/10/26

Pas një pjesëmarrjeje rekord në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi, Lista Studentore, e dalë nga protestat gati dyvjeçare kundër...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 26 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:10 - 26/10/26
Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

08:01 - 26/10/26
‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

07:43 - 26/10/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Tetor 2026

07:28 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com