GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tragjedia tek Astiri në Tiranë mund të parandalohej, detajet që nxjerrin blof institucionet

08:28 - 17/10/21
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Nënë e bir hidhen nga pallati për t’i shpëtuar flakëve. Gruaja vdes në spital. Zjarri u vu nga djali
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tragjedia e një dite më parë që ndodhi në zonën e Astirit në Tiranë, ku për shkak të zjarrit të vendosur nga djali me probleme mendore, humbi jetën nëna dhe u plagos vetë ai, pasi u detyruan të hidhen nga ballkoni i katit të tretë, mund të ishte parandaluar, nëse policia dhe zjarrfikësit do të kishin kryer detyrën e përcaktuar nga ligji në kohën e duhur. Kjo, jo vetëm për vonesat e shkaktuara për t’u dhënë ndihmën e parë, por edhe për shkak të së shkuarës së kësaj familjeje.

Në derën e familjes Osmënaj, banesa e së cilës ndodhet në katin e tretë të pallatit Fratari dhe u dogj ditën e djeshme, policia kishte shkuar disa herë.

Shkak i vizitës së bluve të komisariatit nr.6 ishin denoncimet e shumta të banorëve të këtij pallati, pasi Klodian Osmënaj e dhunonte dhe grindej shpesh herë me nënë e tij 62-vjecare Hava Osmënaj, e cila mbeti viktimë e tragjedisë së mëngjesit të djeshëm.

Edhe pse e moshuara dhunohej vazhdimisht nga djali i saj, ajo asnjëherë nuk kishte kërkuar urdhër-mbrojtje, apo të kishte bërë kallëzim në polici për dhunë në familje.

Mësohet se viktima e tragjedisë së djeshme edhe pse dhunohej nga djali nuk kishte pranuar që të pajisej me urdhër mbrojtje edhe kur i ishte ofruar, pasi sipas saj djali i saj agresiv dhe me probleme mendore kishte nevojë për përkujdesjen e saj.

Megjithatë, kjo është një këmbanë alarmi për institucionet e mbrojtjes sociale dhe pabesueshmërinë që kanë në komunitet për t’u kujdesur për njerëzit në nevojë. Gjithashtu, policia duhej të ksihte vepruar me iniciativë para kësaj ngjarje, duke parë rrezikshmërinë e personit me probleme mendore, veprimet e të cilit i morën jetën nënës, por shkaktuan dhe plagosjen e rëndë të tij.

Ndërkohë mësohet se ekspertët pas mbledhjes të të gjithë provave në banesën e shkrumbuar është në pritje të përgjigjes së ekspertizës për të mësuar vatrën e parë të zjarrit.

Përveç banesës së familjes Osmënaj e cila është shkrumbuar tërësisht, mësohet se dëme të mëdha janë shkaktuar dhe në katin e tretë, ku dëmtime kanë pasur dyert e katit ku ndodhej banesa. Gjithashtu, mësohet se si pasojë e flakëve ka marrë dëmtime edhe një fqinje e nënë e bir.

Më konkretisht bëhet fjalë për shtetasen me iniciale M. G., rreth 50 vjeçe, e cila ka marrë dëmtime të lehta, pasi tentoi të shpëtonte nga djegia tendën e ballkonit të saj, që ndodhet një kat sipër banesës së shkrumbuar. Ngjarja tragjike ndodhi mëngjesin e kësaj të shtune rreth orës 05:40, në zonën e Astirit. Ishin fqinjët të parët që ndjenë tymin dhe njoftuan policinë dhe forcat zjarrfikëse.

Etiketa: AstirdetajeGIJOTINA

Lajme të lidhura

Ishte në pritje të gjyqit, shqiptari i jep fund jetës në burgun e Bolonjës
Aktualitet

I dënuar për dhunë në familje, ndërron jetë në burgun e Lezhës 50-vjeçari (Emri)

09:39 - 29/12/25
Vlora pa ujë për të pestën ditë radhazi, defekti në tubin kryesor nuk është zgjidhur ende
Aktualitet

Vlora pa ujë për të pestën ditë radhazi, defekti në tubin kryesor nuk është zgjidhur ende

08:47 - 29/12/25
Maliqi: Kuçova në varfëri dhe e mbuluar nga plehrat, socialistët festojnë në lokale luksi
Aktualitet

Maliqi: Kuçova në varfëri dhe e mbuluar nga plehrat, socialistët festojnë në lokale luksi

08:30 - 29/12/25
Para
Trajneri i Southampton: Broja na tregoi se di të luajë për 90 minuta, ai ka diçka të veçantë

Trajneri i Southampton: Broja na tregoi se di të luajë për 90 minuta, ai ka diçka të veçantë

TË FUNDIT

Ishte në pritje të gjyqit, shqiptari i jep fund jetës në burgun e Bolonjës
Aktualitet

I dënuar për dhunë në familje, ndërron jetë në burgun e Lezhës 50-vjeçari (Emri)

09:39 - 29/12/25

Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë në burgun e Lezhës. I dënuari Sotir Shabani është konstatuar nga oficeri i burgut gjatë ndërrimit...

Lexo më shumë
Kur do të mund të formohet qeveria e re e Kosovës?

Lëvizja Vetëvendosje siguron 56 mandate, ja sa deputetë marrin forcat e tjera politike

09:28 - 29/12/25
Vlora pa ujë për të pestën ditë radhazi, defekti në tubin kryesor nuk është zgjidhur ende

Vlora pa ujë për të pestën ditë radhazi, defekti në tubin kryesor nuk është zgjidhur ende

08:47 - 29/12/25
Maliqi: Kuçova në varfëri dhe e mbuluar nga plehrat, socialistët festojnë në lokale luksi

Maliqi: Kuçova në varfëri dhe e mbuluar nga plehrat, socialistët festojnë në lokale luksi

08:30 - 29/12/25
Edhe sa mandate i duhen Ramës për të shfarosur totalisht bujqësinë

Nuk ndalet rënia e bujqësisë dhe industrisë, rritja po vjen nga sektorë të paqëndrueshëm

08:18 - 29/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com