GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Detaje/ Tre shkodranët i vunë gjobë Pëllumb Salillarit, ai…

16:48 - 09/01/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Detaje/ Tre shkodranët i vunë gjobë Pëllumb Salillarit, ai…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tre të rinjtë nga Shkodra që u vunë në pranga gjatë aksionit të zhvilluar në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë më 7 janar, janë arrestuar pasi i kanë vendosur ‘gjobë’ 130 mijë euro biznesmenit Pëllumb Salillari, një prej njerëzve më të afërt me qeverinë e kryeministrin Edi Rama. Dy ditë pas arrestimit të tyre, mësohet se ka qenë biznesmeni Salillari ai që ka bërë denoncimin, kur këta të tre, deri më tani të identifikuar me inicialet J.P., 40 vjeç, R.P. 31 vjeç dhe Sh.K. 36 vjeç i janë prezantuar si zyrtarë dhe kanë dashur t’i marrin një shumë të konsiderueshme parash. I orientuar nga forcat e Policisë së Shtetit, Salillari ka organizuar një takim me tre shkodranët dhe në momentin që supozohet se ai do tu jepte paratë, ka ndërhyrë policia.

Policia

Vetë Policia e Shtetit, në njoftimin zyrtar, raportoi se tre të prangosurit do të përfitonin shumën prej 130 mijë eurosh nga një biznes, nëpërmjet mashtrimit, por pa bërë me dije se për cilin biznesmen bëhej fjalë.

Salillari është themelues i shoqërisë ‘SALILLARI sh.p.k’, një prej kompanive që ka marrë mjaft tendera për shtrim rrugësh e projekte të shumë. Ai ka ngritur dhe pallate e kulla në Tiranë, por biznesmeni ‘çeli’ dhe siparin e kallëzimeve në prokurori për konfikimin e kullave të ngritura pa leje. Salillari u bë i pari biznesmen që u kallëzua në prokurori për ndërtim pa leje pas aksionit të nisur me firmosjen e Vendimit të Këshillit të Ministrave.

Njoftimi për arrestimin e tre gjobëvënësve:

Drejtoria Hetimore kishte siguruar informacione falë inteligjencës informative, se disa shtetas kryenin veprimtarinë kriminale të mashtrimit, në disa biznese të ndryshme. Këta shtetas prezantoheshin si njerëz të rëndësishëm në strukturat e shtetit, për të përfituar shuma të konsiderueshme parash në euro. Bazuar në këto informacione, Drejtoria Hetimore në Policinë e Shtetit referoi materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila regjistroi procedimin penal për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim. Si rezultat i përdorimit të metodave speciale të hetimit dhe bazuar në provat e mjaftueshme të siguruara, në kuadër të operacionit policor të koduar “Signal”, këta shtetas u arrestuan në flagrancë, në tentativë për të përfituar me anë të mashtrimit, në një biznes në Tiranë, shumën prej 130 000 eurosh. Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e shtetasve të arrestuar, u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 12 600 euro të tjera, të përfituara nga veprimtaria kriminale e mashtrimit. Në total, në kuadër të këtij operacioni, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 142 600 euro. Në lidhje me këtë rast, nga Drejtoria Hetimore në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, për thellimin e hetimeve, me qëllim identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Policia e Shtetit apelon për të gjithë pronarët e bizneseve që të tregohen vigjilentë ndaj rasteve të tilla të mashtrimit, si dhe të denoncojnë menjëherë pranë strukturave të Policisë së Shtetit, në rast sa janë viktima të kësaj veprimtarie kriminale. /Dosja.al/

Etiketa: Kryesore1pellumbSalillariTre shkodranet

Lajme të lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Para
Studimi: Pirja e pijeve energjike shkakton rënien e flokëve

Studimi: Pirja e pijeve energjike shkakton rënien e flokëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com