GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Detaje tronditëse nga krimi në Paris, 24-vjeçarja abuzoi me të miturën para se ta vriste

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Detaje tronditëse nga krimi në Paris, 24-vjeçarja abuzoi me të miturën para se ta vriste
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një grua e pastrehë është vrasësja e dyshuar e vajzës 12-vjeçare të gjetur të vdekur në një valixhe në Paris, një krim që ka tronditur shoqërinë franceze.

Dambia B., një 24-vjeçare me origjinë nga Algjeria dhe “probleme ekstreme psikologjike” akuzohet për përdhunimin, torturimin dhe vrasjen e vogëlushes Lola Davie të premten e kaluar. Në konferencën për media, Prokuroria tha se gjatë marrjes në pyetje, e arrestuara ka bërë pretendime të ndryshme, herë duke pranuar e herë duke mohuar faktet e rastit. Por përfundimisht ajo pranoi se e mori vajzën në banesën e motrës së saj, e cila jeton në të njëjtën ndërtesë me familjen e vajzës dhe e detyroi të bënte dush. Më pas ajo e sulmoi seksualisht Lolën dhe kreu akte të tjera të dhunshme ndaj saj, të cilat rezultuan në vdekjen e saj.

E mitura u gjet e lidhur në një valixhe plastike në oborrin e një pallati pranë shtëpisë së saj. Trupi i saj u gjymtua dhe numrat 1 dhe 0 iu gjetën “të ngulitura” në gjoks. Pak kohë para krimit, kamera e sigurisë kishte regjistruar vrasësen e dyshuar dhe viktimën duke hyrë në pallatin ku jetonte 12-vjeçarja me prindërit e saj, në verilindje të kryeqytetit francez.

Gjashtë persona, përfshirë motrën më të madhe të Dhabias, Frieda B., u arrestuan në lidhje me rastin. Mes të arrestuarve është edhe një 43-vjeçar, i cili akuzohet se ka strehuar një kriminel, pasi ka lënë 24-vjeçaren të qëndrojë në makinën e tij. Disa nga të arrestuarit tashmë janë liruar, pasi autoritetet tani besojnë se e reja algjeriane ka vepruar e vetme.

Prindërit e Lolës së vogël e kuptuan pasditen e së premtes se diçka nuk shkonte kur vajza po kthehej me vonesë nga shkolla. Babai, i cili kishte akses në kamerat e sigurisë së ndërtesës, kontrolloi pamjet dhe u tmerrua kur zbuloi se 12-vjeçarja më parë kishte hyrë në pallat me një grua të panjohur. Menjëherë nëna e Lolës së vogël ka deklaruar të zhdukur vajzën e saj dhe ka postuar një mesazh në rrjetet sociale, duke kërkuar ndihmë dhe informacion.

“Vrasësja e supozuar fitoi disi besimin e viktimës dhe e çoi atë në një bodrum nën një ndërtesë ku ndodhi sulmi. Autorja foli për trafik organesh, por asgjë nga ajo që tha nuk kishte kuptim. Ajo ka vepruar vetë, pa detyrim dhe ka abuzuar me viktimën përpara se ta vriste atë”, theksoi një burim për hetimet.

Etiketa: FranceVrasje

Lajme të lidhura

Greqia kërkon heqjen e imunitetit të eurodeputetit socialist Nikos Papandreu
Botë

Greqia kërkon heqjen e imunitetit të eurodeputetit socialist Nikos Papandreu

23:11 - 14/09/26
Trafik droge përmes pakove postare, goditet banda kriminale: Arrestohen 5 persona
Botë

Trafik droge përmes pakove postare, goditet banda kriminale: Arrestohen 5 persona

17:25 - 12/09/26
Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin
Botë

Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin

13:58 - 12/09/26
Para
Qeveria me masa anti-krizë, qytetarët të pakënaqur në Maqedoninë e Veriut

Qeveria me masa anti-krizë, qytetarët të pakënaqur në Maqedoninë e Veriut

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen
Breaking Views

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen

23:12 - 15/09/26

Mbyllet protesta e 108 kundër Ramës. Pas thirrjeve në mbështetje të protestuesve të ndaluar dhe që po mbahen në Bllokun...

Lexo më shumë
“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

“Nuk jeni vetëm”/ Protestuesit shkojnë tek Blloku i Sigurisë për të ndaluarit: Gjithë Shqipëria është me ju

22:17 - 15/09/26
“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

“Daja i deputetes më ka përdhunuar”, Zegjine Çaushi reagon me një foto

21:59 - 15/09/26
Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

Pak orë para vendimit për ish-krerët e UÇK-së, në Hagë mblidhen shqiptarët, në Prishtinë ndizen “Flakët e Lirisë”

21:18 - 15/09/26
“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

“Do të ikin si frikacakë, si Taulant Balla sot”, studentja: Asgjë nuk na ndal më!

20:49 - 15/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com