GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

DETAJE/ Zbulohet data kur do të jepet vendimi për gjyqtaren Anila Guri

21:56 - 01/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
DETAJE/ Zbulohet data kur do të jepet vendimi për gjyqtaren Anila Guri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi tërheqjen për vendim pasi dëgjoi pretendimet e gjykatëses Anila Guri kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualfikimit që e ka shkarkuar atë nga detyra për mungesë burimesh.

Gjyqtarja Anila Guri (Kristani) këmbënguli të mërkurën, gjatë seancës publike për ankimin e saj ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili e ka shkarkuar nga detyra në korrik të vitit 2019, se nuk kishte pasuri të tjera veç një makine dhe kursimeve të deklaruara dhe se ishte mbajtur padrejtësisht përgjegjëse nga KPK për pasuritë e bashkëshortit para martese.

Siç doli në seancën dëgjimore Guri, gjyqtare në Gjykjatën e Shkallës së Parë Tiranë, pretendonte se ishte cilësuar pa drejtësisht me mungesë burimesh dhe deklarim të pamjaftueshëm sa i përket një shtëpie që ajo tha se kishte përfunduar së ndërtuari 2 vjet para fillimit të bashkëjetesës me bashkëshortin. Guri po ashtu pretendoi pasaktësi në analizën financiare të bërë nga Komisioni dhe këmbënguli në KPA që të merreshin parasysh pretendimet e saj.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi se ankimi në fjalë ishte kaluar në seancë publike pas shqyrtimit fillestar në dhomë këshillimi “Me qëllim konstatimin e drejtë dhe në mënyrë të plotë të gjendjes faktike të çështjes në shqyrtim”.

Gjyqtarja Anila Guri (Kristani) e ka nisur karrierën e saj në korrik të vitit 1996 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku ka shërbyer për 23 vite.

Guri, e cila u shqyrtua me përparësi në veting për shkak se kandidoi për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, u shkarkua nga KPK për pamundësi financiare në disa vite në vlerën 2.1 milionë lekë, deklarime të pasakta dhe mungesë burimesh për blerjen e një makine.

Siç del nga vendimi i KPK, por edhe nga relatimi i Gurit në KPA dhe pyetje-përgjigjet me anëtarët, një pjesë e problemeve lindin nga plotësimi i deklaratës së pasurisë së vitit 2003, në të cilën Guri deklaron se ka investuar në një shtëpi tre katëshe. Guri pretendoi më pas në KPK dhe në KPA se ky deklarim ishte i pasaktë dhe bërë prej saj në nxitim.

Guri tha në seancë se kishte sjellë prova mjaftueshëm, që pavarësisht këtij gabimi provonin se ajo nuk kishte investuar në shtëpinë e ndërtuar në vitin 1998.

E pyetur nga vëzhguesi ndërkombëtar dhe më pas gjyqtarja Mulaj, Guri këmbënguli se paratë që ajo kishte sjellë me vete në familje dhe dhurata që ajo kishte marrë nga familja e saj adoptive dhe biologjike ishin përdorur për rregullime të vogla, por që ajo nuk i mbante mend sa kishin kushtuar.

Gjyqtarja tha se shtëpia ishte ende e papërfunduar edhe gjatë dëshmisë së saj në KPA, ndërsa pranoi se ajo kishte deklaruar pasaktësisht vlerën e saj në deklaratën fillestare duke mos qenë në dijeni të punimeve dhe as të dhënave të tjera. Disa herë ajo përsëriti se ndërtesa ishte e bashkëshortit dhe se ajo nuk kishte pjesë në të.

Guri po ashtu kundërshtoi analizën financiare të Komisionit, që sipas saj kishte ulur të ardhurat e saj dhe bashkëshortit dhe kishte rritur shpenzimet në disa prej udhëtimeve. E pyetur në Kolegj gjyqtarja këmbënguli se faturat e kujdesit shëndetësor për të dhe të birin në SHBA ishin paguar nga të afërmit e bashkëshortit.

Ajo megjithatë pranoi se nuk kishte dokumentacion për këtë kohë dhe se nuk kishte mundur të siguronte informacion se sa kishte qenë pagesa e kryer.

Gjyqtarja kërkoi të rishihej analiza, duke këmbëngulur që të ardhurat e bashkëshortit në vite kishin qenë më të mëdha nga ato të marra në konsideratë nga KPK. Ajo po ashtu pretendoi në gabime materiale të bëra nga KPK.

Guri mohoi problemet në blerjen e dy makinave dhe mungesën e burimeve për këto blerje. Ajo tha se KPK nuk kishte llogaritur të ardhurat e saj nga puna për disa vite.

Në fund të seancës avokati Julian Mërtiri i tha Kolegjit se ata kërkonin prishjen e vendimit dhe konfirmim në detyrë të gjyqtares. Vetë Guri në një qëndrim shtesë i tha KPA-së se ajo nuk e shihte jetën e saj të lidhur me punën e gjykatëses, por ishte aty për hir të prindërve të saj dhe për fëmijët.

Guri tha se kishte bërë një jetë modeste dhe këmbënguli se fakti që nuk kishte asnjë problem në kriteret e profesionalizmit dhe figurës, duhej të ndikon KPA për të parë me sy tjetër edhe pasaktësitë në deklarimet e saj vjetore, të cilat sipas saj ishin përdorur si argumente në shkarkimin e saj.

Trupa e kryesuar nga Mimoza Tasi, me relator Sokol Çomon dhe anëtarë Rezarta Schuetz, Albana Shtylla dhe Natasha Mulaj, njoftoi se do të shpallë vendimin në datën 10 qershor. /BIRN/

Etiketa: Anila Gjuri

Lajme të lidhura

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai
Aktualitet

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26
Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës
Aktualitet

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26
“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi
Aktualitet

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

20:25 - 17/03/26
Para
Nga planet për fëmijë e deri tek borxhi që mori gjatë pandemisë, Sinan Hoxha i thotë të gjitha

Nga planet për fëmijë e deri tek borxhi që mori gjatë pandemisë, Sinan Hoxha i thotë të gjitha

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com