GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Detajet/ 40-vjeçari goditi të dashurin e ish-gruas 55 herë me thikë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Detajet/ 40-vjeçari goditi të dashurin e ish-gruas 55 herë me thikë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoritetet italiane kanë rindërtuar dinamikën e krimit të trefishtë në Itali, ku Viron Karabollaj vrau ish-bashkëshorten, Mynevere Karabollaj (Myrtaj), ose Vera siç thirrej nga miqtë, bashkë me të dashurin e saj 23-vjeçarin Flonino Merkuri e më pas veten.

Ajo u nda nga i shoqi tre vjet më parë dhe jetonte me dy vajzat e saj në Spinea (Venecia). Për një vit e gjysmë ajo kishte një partner të ri. Një lidhje që mund të ketë shkaktuar xhelozinë e ish-it që i vrau të dy të dielën e 20 nëntorit.

Ngjarja

Viron Karabollaj qëlloi fillimisht në kokë ish-bashkëshorten e më pas sulmoi me dhunë partneren e tij të re, Flonino Merkuri, duke e goditur me thikë vazhdimisht dhe më pas e ndoqi deri në garazhin e shtëpisë, ku i riu tentoi më kot të ikte për t’i shpëtuar sulmit brutal.

Në këtë pikë dyzet e një vjeçari me kombësi shqiptare ishte kthyer lart për të vrarë Vera Myrtaj me thikë. Autopsia numëroi gjithsej dhjetë goditje, nga të cilat ata që arritën në zemrën dhe mushkëritë e tridhjetë e shtatë vjeçares ishin fatale. Ndërsa goditjet që kishte marrë Flonino Mërkuri ishin 55 dhe ata i prekën pjesë të ndryshme jetike, duke e vrarë në vend 23-vjeçarin.

Dinamika

Hetuesit rindërtojnë kështu dinamikën e vrasjes së dyfishtë të ndodhur pasditen e së dielës së kaluar, mes orës 18:00-18:30, brenda vilës në via Leopardi, në Spinea, ku jetonte çifti. Karabollaj kishte sjellë me vete pistoletën që përdori për të qëlluar ish-bashkëshorten e tij: një armë që me siguri e kishte modifikuar vetë, por e bënte atë jo vdekjeprurëse. Plumbi që e ka goditur tridhjetë e shtatë vjeçaren në kokë, në nivelin e syve, në fakt nuk i ka shkaktuar vdekjen dhe për këtë Karabollaj i është dashur t’i shkaktojë plagë me thikë në trupin e gruas.

Pasi përfunduan autopsitë e kryera nga mjeku ligjor Carlo Terranova, zv/prokurorja Daniela Moroni dje u dha leje familjarëve për varrimin, i cili do të bëhet në ditët në vijim. Prokurori me siguri do të urdhërojë një ekspertizë për armën përpara mbylljes së hetimeve. Dosja është e destinuar të arkivohet pas vdekjes së autorit: pasi përfundoi planin e tij të çmendur, Karabollarj vrau veten brenda një kasolle të kompanisë për të cilën punonte.

Në mënyrë të pabesueshme, asnjë nga fqinjët nuk dëgjoi zhurmë: as të shtënat dhe as britmat e viktimave. Të vetmet klithma që u dëgjuan dhe u raportuan në hetues ishin ato të vajzës së Verës, e cila duke u kthyer në shtëpi në mbrëmje, zbuloi trupin e Floninos në garazh.

Prokuroria Publike tashmë ka përfshirë Gjykatën për të Mitur e cila do të duhet të merret me dy vajzat e Verës, të mbetura në mënyrë dramatike pa të dy prindërit.

Etiketa: ItalithikeVrasje

Lajme të lidhura

Shorti për anëtarin e ri të Këshillit të Lartë Gjyqësor, shpallet fitues gjyqtari Sandër Simoni
Aktualitet

Shorti për anëtarin e ri të Këshillit të Lartë Gjyqësor, shpallet fitues gjyqtari Sandër Simoni

18:08 - 25/09/26
Kryeministri Rama në New York: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë
Aktualitet

Kryeministri Rama në New York: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë

17:56 - 25/09/26
Goditi me vezë Ramën në New York, Mevlan Mata rrëfen si reagoi Kryeministri dhe çfarë ndodhi me të në komisariat
Aktualitet

Goditi me vezë Ramën në New York, Mevlan Mata rrëfen si reagoi Kryeministri dhe çfarë ndodhi me të në komisariat

17:24 - 25/09/26
Para
Sara do të këndojë në dasmën e Einxhel dhe Dagzit?

Sara do të këndojë në dasmën e Einxhel dhe Dagzit?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shorti për anëtarin e ri të Këshillit të Lartë Gjyqësor, shpallet fitues gjyqtari Sandër Simoni
Aktualitet

Shorti për anëtarin e ri të Këshillit të Lartë Gjyqësor, shpallet fitues gjyqtari Sandër Simoni

18:08 - 25/09/26

Është përcaktuar me short anëtari i ri i Këshillit të Lartë Gjyqësor që do të përfaqësojë Gjykatën e Lartë. Pas...

Lexo më shumë
Kryeministri Rama në New York: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama në New York: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë

17:56 - 25/09/26
Manchester City shpallet fajtor për 115 akuzat? Vendimi trondit Premierligën

Manchester City shpallet fajtor për 115 akuzat? Vendimi trondit Premierligën

17:47 - 25/09/26
Goditi me vezë Ramën në New York, Mevlan Mata rrëfen si reagoi Kryeministri dhe çfarë ndodhi me të në komisariat

Goditi me vezë Ramën në New York, Mevlan Mata rrëfen si reagoi Kryeministri dhe çfarë ndodhi me të në komisariat

17:24 - 25/09/26
Marjana Koçeku: Rama në New York po qëndron në një hotel ku dhoma është 15 mijë dollarë nata, kush e paguan faturën?

Marjana Koçeku: Rama në New York po qëndron në një hotel ku dhoma është 15 mijë dollarë nata, kush e paguan faturën?

17:07 - 25/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com