GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Detajet/ E ‘mori në qafë’ fiksimi për mjekrën, “Ufo” u arrestua te berberi

19:58 - 05/11/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Profil/ Kush është “UFO” i arrestuar sot në Tiranë, 2 arratisjet spektakolare nga burgu
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Tiranës caktoi masën e arrestit për 49-vjeçarin Ilir Paja i arrestuar dy ditë më parë nga policia në zonën e Laprakës. Personazhi i cilësuar në Itali edhe si “Ufo” për shkak të aftësisë për tu arratisur ra, në pranga më 3 nëntor pas një vëzhgimi disa ditor.

Tashmë pritet që drejtësia të vendosë nëse do ta ekstradojë të kërkuarin në Itali apo do të transferojë në Tiranë dosjen e tij për ta gjykuar.

Mediat italiane për Pajën

Mediat italiane i kanë kushtuar kapjes së tij disa publikime. Aty thuhet se agjentët e Interpolit dhe të njësisë Fast, kishin survejuar për disa kohë sjelljen e Ilir Pajës. Madje dhe kishin mësuar se ai shkonte periodikisht tek një berber për shkak të fiksimit të tij për mjekrën.

Pikërisht sapo ka hyrë në ambientet e këtij shërbimi, mbrëmjen e 3 nëntorit, Ilir Pajës i janë vënë prangat nga agjentët e policisë. Ata e kanë bllokuar menjëherë duke mos i lënë asnjë mundësi veprimi.

Mediat italiane raportojnë se operacioni është realizuar me shumë kujdes. Policia priste që 49-vjeçari mund të kundërpërgjigjej në mënyrë të rrezikshme.  Siç ka bërë gjatë përballjeve me forcat e rendit në Itali dhe Shqipëri disa herë.

Në mars të vitit 2008, Ilir Paja u përball me forcat operacionale në zonën e ish-Farmacisë nr 10 në Unazën e Tiranës. Në atë kohë goditi me automjet agjentët e policisë, duke plagosur rëndë njërin prej tyre.

Për këtë ngjarje ai u dënua me 10 vjet burg. Por ai u lirua në vitin 2017 nga gjykata e Krujës me kushtin që të mos largohej nga banesa.

Ilir Paja e shkeli vendimin e gjykatës ndërsa në fuqi ndaj tij ishte urdhër kërkimi i interpolit Italian. Ky urdhër e akuzonte për vrasje dhe dy arratisje spektakolare.

Në vitin 2007 ai rifitoi lirinë duke u larguar nga ambulanca e burgut. Arratisja u krye  teksa po transportohej në spital pasi ishte hequr si i sëmurë në qeli.

Ilir Paja goditi policët që e shoqëronin. Më pas u largua me vrap duke u zhdukur në pyll.

Etiketa: Ilir PajaKryesore1UFO

Lajme të lidhura

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai
Aktualitet

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26
Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës
Aktualitet

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26
“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi
Aktualitet

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

20:25 - 17/03/26
Para
Detaje nga aksidenti në Gjirokastër/ Polici përveç viktimës 12 vjeç, goditi dhe 2 të mitur të tjerë

Aksident në Kapshticë, dy persona të lënduar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com