GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Detajet/ Gjici u arrestua në lokal, Alma.K u kap në Shkodër

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali seksual i Gjicit, çfarë deklaron vajza që u filmua me ish-kryebashkiakun
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të tjera detaje raportohen lidhur me zbatimin e urdhër-arresteve të lëshuara nga GJKKO ndaj Safet Gjicit, ish-kryebashkiak i Kukësit, dhe Alma.K, 40-vjeçares, e cila shfaqet në video-skandalin e regjistruar në zyrën e Kryetarit të Bashkisë Kukës, më 6 qershor 2023.

Gjici u arrestua në një lokal pranë banesës së tij në Tiranë, në zonën e njohur si “vilat gjermane”, ndërsa Alma.K u kap në Shkodër. Ndaj Gjicit është ngritur akuza e “korrupsionit pasiv”, ndërsa për Alma.K ajo e koruupsionit aktiv.

E ndërsa për Gjicin, GJKKO nuk ka kursyer prangat, duke i dhënë masën e arrestit me burg, në rastin e Alma.K, u vendos masa e sigurisë “arrest shtëpie”, ndoshta për faktin se ajo ka një fëmijë të mitur për të cilën duhet të kujdeset.

Çështja e video-skandalit vijon të hetohet për të zbuluar nëse pas përgjimit ka ose jo persona të tjerë të përfshirë.

Fillimisht u publikua një pjesë e videos, ku Gjici shfaqej duke kryer seks në zyrën e tij me personazhin Alma.K. Gjici, disa orë pas publikimit të skandalit dha dorëheqjen, ndërsa u shpreh se me vajzën ishin në një lidhje prej kohësh.

Por me publikimin e plotë të videos u pa se Gjici dhe vajza nuk kishin një lidhje afatgjatë, ndërkohë që pas pamjeve erotike, Alma.K i kërkon Gjicit aprovimin e një projekti për qentë endacakë në Bashkinë Kukës. Madje, Alma.K pohon se ka gati projektin për sterilizimin e qenve, ka gjetur një tokë, ka marrë informacione se çfarë kostosh duhen për të rrethuar tokën dhe plot detaje të tjera.

Gjici e delegon çështjen te nënkryetari i bashkisë së Kukësit, i marrë në pyetje tashmë nga SPAK, ndërkohë që gjithçka ndodhte 3 ditë para se të mblidhej Këshilli Bashkiak.

SPAK tashmë po heton çështjen nëse ka personazhe të tjerë të përfshirë në çështjen e video-skandalit, e cila sipas raportimeve është regjistruar nga vetë vajza, përmes një kamera që ajo e ka pasur në çantën që arriti ta marrë me vete në zyrën e Kryebashkiakut. Nuk dihet se si ajo ka arritur të kalojë çantën nga paradhoma në zyrën e Kreut të bashkisë, pasi sikundër është raportuar Gjici nuk lejonte as mbajtjen e aparateve celularë nga personat që hynin në zyrën e tij.

Ende nuk dihet zyrtarisht se si kanë rrjedhur pamjet nga kamera në publik dhe nëse video-regjistrimi kishte të bënte thjesht me një presion apo shantazh ndaj Gjicit për projektin e sterilizimit të qenve të rrugës, apo lidhet me të tjera çështje.

SPAK, sipas raportimeve ka zgjeruar rrethin e personave që ka marrë në pyetje dhe po i heton nëse kanë ose jo rol në çështjen në fjalë, por nuk ka informacione zyrtare nëse ka kërkuar ose jo masa sigurie ndaj tyre në GJKKO.

Etiketa: Alma K.arrestimigjiciKryesore1

Lajme të lidhura

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës
Aktualitet

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

07:48 - 21/10/26
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Para
Arrestimi i Gjicit, VOA: SPAK vijon hetimet nëse video u përdor për shantazh

Arrestimi i Gjicit, VOA: SPAK vijon hetimet nëse video u përdor për shantazh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës
Aktualitet

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

07:48 - 21/10/26

Protestat kundër qeverisë pritet të vijojnë edhe gjatë ditës së sotme në Tiranë, pas përshkallëzimit të tensioneve mbrëmjen e djeshme...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Tetor 2026

07:35 - 21/10/26
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 21 Tetor 2026

07:33 - 21/10/26
Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com