GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Detajet interesante të finales së UECL, zyrtari i FSHF i nxjerr në shesh të gjitha

20:59 - 12/05/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Detajet interesante të finales së UECL, zyrtari i FSHF i nxjerr në shesh të gjitha
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Stadiumi kombëtar “Air Albania” do të hapë dyert për finalen e parë në historinë e UEFA Conference League më 25 maj, kompeticioni më i ri i UEFA-s. Në kuadër të këtij eventi madhështor ku puna ka nisur prej javësh është përgatitur ndër të tjera edhe një plan i detajuar me një sërë aktivitetesh që pritet të përfshijnë Tiranën në ato ditë.

Në lidhje me këtë plan, drejtori i Marketingut në FSHF, Gazmend Malo tregon disa nga detajet kryesore për fshf.org, që nga brandimi i kryeqytetit, te aktivitetet e ndryshme në sheshin Skënderbej, ekspozimi i trofeut dhe darka zyrtare me të ftuarit ndërkombëtare.

Përgatitjet për eventin dhe aktivitetet e parashikuara – Përgatitjet janë të shumta, aktivitetet janë masive. Parashikohet që çdo njeri që do të zbresë në Shqipëri në ato ditë do të kuptojë që ka të bëjë me një event madhor, duke nisur nga aeroporti, deri në pikat kryesore të qytetit. Brandimi do të nisë që nga aeroporti dhe do të vazhdojnë përgjatë Rrugës së Durrësit.

Më tutje do të kemi sheshin “Skëndërbej”, që do të jetë i gjithi i përgatitur për mikpritjen e tifozëve dhe simpatizantëve të futbollit. Bulevardi do të ketë një dekorim të veçantë dhe më tej edhe stadiumi, që është arena kryesore e këtij aktiviteti. Përveç këtyre do të ketë edhe dy pika takimi të tifozëve, Fan Meeting Points, ku do të takohen tifozët e dy klubeve të Romës dhe Feyenoord.

“Fan Festival” në Sheshin Skënderbej – Sa i përket sheshit Skënderbej, aty do të jetë vendi kryesor ku do të zhvillohen aktivitetet. Do të ketë lojëra të organizuara posaçërisht për fëmijët, një fushë futbolli ku të gjithë njerëzit do të luajnë futboll në shesh, aktivitete të tjera për fëmijët dhe të rriturit.

Trofeu i parë i kompeticionit – Do të ketë ekspozimin e trofeut të vërtetë në këtë shesh, që do të jetë i ruajtur me Security të veçantë dhe do të vendoset në një skenë dhe njerëzit mund të shkojnë pranë tij dhe të bëjnë fotografi.

Darka zyrtare me të ftuarit ndërkombëtarë – Pjesë e veçantë e këtij organizimi do të jetë edhe darka gala ose thënë ndryshe darka zyrtare e aktivitetit. Është një organizim unik që nuk është bërë më parë në Shqipëri në këto përmasa. Darka do të zhvillohet në Teatrin e Operas dhe Baletit dhe do të ketë një skenografi të veçantë, të menduar posaçërisht për këtë mbrëmje.

Pjesëmarrësit do të jenë të niveleve të larta, duke nisur nga UEFA, si palë organizatore e kësaj finaleje, Presidenti Ceferin, anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, sponsorë, si dhe pjesëmarrja nga Federata që do të jetë e niveleve më të larta, Presidenti Duka, Sekretari i Përgjithshëm si dhe të ftuar të tjerë dhe pjesëmarrja nga politika shqiptare do të jetë e niveleve më të larta. Kryeministri Rama do të jetë i ftuar, disa ministra etj.

Etiketa: conference leaguefshf

Lajme të lidhura

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën
Breaking Views

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë
Breaking Views

Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë

18:30 - 12/03/26
Para
“Luan valsin e Vangjushit”/ Braho nxjerr foton në studio: Ky është sekti mafioz në Durrës

“Luan valsin e Vangjushit”/ Braho nxjerr foton në studio: Ky është sekti mafioz në Durrës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bllokoi integrimin në BE/ Rama ‘bën trimin’ me ndërkombëtarët: Nuk do lejoj njeri të më shohë nga lart-poshtë
Aktualitet

Bllokoi integrimin në BE/ Rama ‘bën trimin’ me ndërkombëtarët: Nuk do lejoj njeri të më shohë nga lart-poshtë

13:09 - 13/03/26

Kryeministri Edi Rama, i kthyer së fundmi në avokat mbrojtës për Belinda Ballukun, ka komentuar në një konferencë më gazetarët...

Lexo më shumë
Dita e Verës/ Policia e Elbasanit publikon masat për zhvillimin e festimeve, ja cilat rrugë do mbyllen

Dita e Verës/ Policia e Elbasanit publikon masat për zhvillimin e festimeve, ja cilat rrugë do mbyllen

12:29 - 13/03/26
Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”

Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”

12:06 - 13/03/26
Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët

Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët

12:00 - 13/03/26
Kultivuan mbi 10 mijë bimë kanabisi në Shkodër, 5 persona dënohen me 59 vite burg (Emrat)

Kultivuan mbi 10 mijë bimë kanabisi në Shkodër, 5 persona dënohen me 59 vite burg (Emrat)

11:32 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com