GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Detajet/ Ish-agjenti i FBI pagoi 500 mijë USD për lirinë

22:02 - 25/01/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Detajet/ Ish-agjenti i FBI pagoi 500 mijë USD për lirinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-agjenti i FBI-së, Charles McGonigal, i cili është i akuzuar për ndihmën e një oligarku rus për t’iu shmangur sanksioneve amerikane është liruar me kusht. Charles McGonigal, 54 vjeç, u lirua nga gjykata federale e Manhatanit pasi pagoi një garanci prej 500,000 dollarësh, pas arrestimit të tij të shtunën për akuzat e paraqitura. Një nga aktakuzat, e ngritur në Manhattan, akuzon McGonigal për shkelje të ligjeve të sanksioneve të SHBA-së duke punuar për Oleg Deripaska, një mik miliarder i Vladimir Putin, pas tërheqjes së tij në 2018 nga FBI.

Akuzat e tjera

Akuzat e tjera, të ngritura në Uashington, pretendojnë se McGonigal ka marrë 225,000 dollarë ryshfet në para nga një ish-agjent i paidentifikuar i inteligjencës shqiptare (Agron Neza), ndërsa drejtonte degën e kundërzbulimit në zyrën e FBI-së në Nju Jork. McGonigal, i cili doli në pension në vitin 2018, luajti një rol në hetimet e ndjeshme dhe të profilit të lartë, duke përfshirë hetimin e Robert Mueller mbi lidhjet e supozuara të Rusisë me fushatën presidenciale të Donald Trump në 2016.

Neza

Në aktakuzë thuhet se McGonigal shoqërohej nga Neza kur ai u takua fshehurazi me kryeministrin shqiptar Edi Rama në shtator 2017, ku i ofroi Ramës këshilla për licencat fitimprurëse të shpimit të naftës. Ndërsa largohej nga gjykata, avokati i McGonigal, Seth DuCharme, u tha gazetarëve se klienti i tij “ka pasur një karrierë të gjatë dhe të shquar me FBI-në”.

“Kjo është padyshim një ditë shqetësuese për zotin McGonigal dhe familjen e tij, por ne do t’i shqyrtojmë provat, do t’i shqyrtojmë nga afër dhe kemi shumë besim te z. McGonigal,” tha DuCharme.

Dosja

Vetëm dy ditë më parë u publikua dosja e plotë dhe aktakuza me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare.

Iu dhanë 225 mijë USD

Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI.

Etiketa: 500 mije UJSDagjentiKryesore1Pagoi

Lajme të lidhura

Aksident pranë tunelit të Llogarasë, mjeti përplaset me barrierat metalike, lëndohet drejtuesi 22-vjeçar (EMRI)
Aktualitet

Aksident pranë tunelit të Llogarasë, mjeti përplaset me barrierat metalike, lëndohet drejtuesi 22-vjeçar (EMRI)

19:56 - 27/04/26
“Skema e vinçit” në Spanjë, kërkohen 55 vjet burg për 8 shqiptarët që grabisnin bankomatët
Aktualitet

“Skema e vinçit” në Spanjë, kërkohen 55 vjet burg për 8 shqiptarët që grabisnin bankomatët

19:23 - 27/04/26
Aksidenti fatal në Librazhd, një humbje jete dhe disa të lënduar mes makinave të bëra ‘copë-copë’
Aktualitet

Aksidenti fatal në Librazhd, një humbje jete dhe disa të lënduar mes makinave të bëra ‘copë-copë’

17:21 - 27/04/26
Para
Pamje nga shtëpia e Nezës, në lagjen e bosave në Nju Xhersi

Pamje nga shtëpia e Nezës, në lagjen e bosave në Nju Xhersi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident pranë tunelit të Llogarasë, mjeti përplaset me barrierat metalike, lëndohet drejtuesi 22-vjeçar (EMRI)
Aktualitet

Aksident pranë tunelit të Llogarasë, mjeti përplaset me barrierat metalike, lëndohet drejtuesi 22-vjeçar (EMRI)

19:56 - 27/04/26

Një aksident ka ndodhur në afersi te qafes se i Llogarasë, në aksin Orikum–Himarë. Mësohet se një automjet që po...

Lexo më shumë
Hapi i ri i LVV, Konjufca dhe Kollçaku tërhiqen nga kandidatura për president

Hapi i ri i LVV, Konjufca dhe Kollçaku tërhiqen nga kandidatura për president

19:43 - 27/04/26
“Skema e vinçit” në Spanjë, kërkohen 55 vjet burg për 8 shqiptarët që grabisnin bankomatët

“Skema e vinçit” në Spanjë, kërkohen 55 vjet burg për 8 shqiptarët që grabisnin bankomatët

19:23 - 27/04/26
Rama e paralajmëron, Spiropali reagon: Trimëri është të dëgjosh, jo të përjashtosh

Rama e paralajmëron, Spiropali reagon: Trimëri është të dëgjosh, jo të përjashtosh

19:12 - 27/04/26
Protesta e 8 majit/ Berisha veçon dy çështje: Farsën elektorale dhe mbrojtjen nga Rama të Ballukut

Protesta e 8 majit/ Berisha veçon dy çështje: Farsën elektorale dhe mbrojtjen nga Rama të Ballukut

19:01 - 27/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com