GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Detajet nga vrasja e Sanajt, autori e bëri planin në Belgjikë

16:22 - 17/12/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Detajet nga vrasja e Sanajt, autori e bëri planin në Belgjikë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoritetet shqiptare dhe ato belge kanë nisur një sërë letër porosish për të arrestuar dhe ekstraduar Valmir Kolën, autorin kryesor të dyshuar të vrasjes së Briken Sanajt, në Kodrën e Diellit në Tiranë, rreth dy muaj më parë.

Duket se atentati ndaj Sanajt ka qenë i mirëmenduar që në Belgjikë, aty ku prej vitesh jetonte Valmir Kola, i njohur edhe me emrin Vladimir.

Nga të dhënat e Europol, ka rezultuar se një javë para se të ndodhte ngjarja, Kola kishte udhëtuar nga Belgjika drejt Spanjës me avion dhe më pas në drejtim të Malit të Zi. Prej andej, ai ka hyrë në mënyrë ilegale në vendin tonë, ku më datë 24 tetor, 6 ditë para vrasjes, është takuar në Shëngjin me dy shtetas kosovarë që u bleu makinën Mercedes Benz që përdori në krim.

Hetimet

Burime të sigurta pranë grupit hetimor, thanë  se pikërisht me këtë makinë, Kola ka udhëtuar nga Shëngjini në Tiranë më datë 26 tetor të dhe për 4 ditë me radhë ka vëzhguar më së miri zonën në Kodrën e Diellit, ku kreu dhe vrasjen e Briken Sanajt.

Të njëjtat burime, sqaruan se gjatë rrugës, Kola ka bërë disa ndalesa, dhe nga kqyrja e kamerave të sigurisë është bërë identifikimi i tij.

Si provë të fortë, policia ka edhe pamjet e kamerave në lokalin që u bë shit-blerja e makinës, si dhe numri i shasisë së mjetit që ai dogji në Kodër-Kashar.

Pasi kreu vrasjen, Valmir Kola u largua sërisht drejt Belgjikës 3 ditë pas krimit në mënyrë ilegale.

Sipas policisë, vrasja e Briken Sanajt është kryer për hakmarrje. Konflikti mes dy familjeve ka nisur 10 vite më parë për shkak të ngacmimit të një vajze. Në atë kohë, në sherr janë përfshirë vëllai i viktimës me vëllain e autorit.

Në kërkim policia ka shpallur edhe vëllain e Valmir Kolës, Agustin Kolën që ndodhet në Spanjë, si person që mund të kishte djeni për krimin.

Ndërsa dy kosovarët Kened Antoni dhe Gjelosh Krasniqi që i shitën makinën Kolës, janë në kërkim për përkrahje të autorit të krimit, si dhe moskallëzim krimi.

/ABC News/

Etiketa: Briken SanajKodra e DiellitTiraneVrasje

Lajme të lidhura

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26
Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun
Aktualitet

Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun

10:33 - 14/03/26
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare (Emri)
Aktualitet

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare (Emri)

10:26 - 14/03/26
Para
VIDEO/ Kroacia elegante, kalon në avantazh ndaj Marokut

VIDEO/ Kroacia elegante, kalon në avantazh ndaj Marokut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha teksa ndodhet në Elbasan për një vizitë me rastin e Ditës së Verës, u...

Lexo më shumë
Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun

Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun

10:33 - 14/03/26
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare (Emri)

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare (Emri)

10:26 - 14/03/26
Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore

Nën hetim për 3 vepra penale, prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e një pronari Call Center

10:06 - 14/03/26
Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com