GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Detajet/ Si u vodhën mbi 500 mijë euro, Alda Klosi nën hetim për…

16:34 - 08/01/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Detajet/ Si u vodhën mbi 500 mijë euro, Alda Klosi nën hetim për…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dosja e vjedhjes së parave në shtëpinë me qira të ish-zyrtares së lartë në Kryeministri, Alda Klosi (Çiko) po hetohet nga Seksioni i Posaçëm kundër korrupsionit në Prokurorinë e Tiranës, me në krye prokuroren Mirela Zavalani. Përveç kallëzimit ndaj pastrueses Rozeta Dobi, që është bërë nga vetë Klosi, prokuroria po heton dhe ish-zyrtaren e lartë për burimin e parave që iu vodhën, mbi 120 mijë euro. Alda Klosi (Çiko), pritet të verifikohet për akuzën e “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Mosdeklarim të pasurisë” pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive në Tiranë.

Zyrtarja e Ministrisë së Rindërtimit dhe Programit të Reformave njëherësh këshilltare pranë Këshillit të Ministrave, hyn në kategorinë e punonjësve të administratës, që ka detyrim të deklarojë pasurinë e saj pranë ILDKPI dhe ka një limit për mbajtjen e parave ‘cash’ në shtëpi, që nuk duhet të kalojë shofrën e 10 milionë lekëve të vjetra. Mbi këtë vlerë, gjithçka duhet të ketë një faturë që të vërtetojë burimin.

Pastruesja e Alda Klosit, Rozeta Dobi arriti të vjedhë në bashkëpunim me të birin, Havier Dobi, një shumë të konsiderueshme parash në vlera të ndryshme. Më konkretisht: 524.800 euro, 8500 dollarë dhe 368.000 lekë të rinj si dhe bizhuteri florid he për këto para, deri më tani nuk rezulton të jetë publikuar ndonjë faturë.

Banesa në fjalë ndodhet në Rrugën e Kosovarëve dhe ishte marrë me qira nga Klosi. Denoncimi nga ish-zyrtarja është bërë më datë 15 dhjetor, por nuk dihet konkretisht se kur ka ndodhur vjedhja, goditja e Policisë së Shtetit erdhi vetëm tre ditë më parë, kur vuri në pranga pastruesen dhe të birin. Dyshja e kanë pranuar vjedhjen, ndërsa sot, në shtëpinë e tyre, policia gjeti dhe 400 mijë euro të fshehura në tubin e aspirimit.

Pastruesja, sipas raportimeve të deritanishme, kishte hyrë në banesë me çelësin që i kishte lënë Klosi për ta pastruar dhe kishte vjedhur para në interval të ndryshme kohore, por ditën e fundit kishte hapur derën me forcë dhe kishte bërë rrëmujë në banesë, për të inskenuar një grabitje. Gjithçka është zbuluar nga kamerat e sigurisë. Vetë ish-zyrtarja thotë se paratë i kishte ruajtur për të kuruar xhaxhain e saj, që e kishte me kancer dhe të shtruar në një spital në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Etiketa: alda klosimasivevjedhja

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë në aksin Librazhd–Elbasan, përmbysen dy automjete
Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Librazhd–Elbasan, përmbysen dy automjete

17:13 - 11/02/26
GJKKO shpall fajtor Astrit Avdylin, 12 vite në burg të sigurisë së lartë
Aktualitet

GJKKO shpall fajtor Astrit Avdylin, 12 vite në burg të sigurisë së lartë

16:13 - 11/02/26
Aksident i trefishtë në zonën e Ishull-Lezhë, raportohet për disa të plagosur
Aktualitet

Aksident i trefishtë në zonën e Ishull-Lezhë, raportohet për disa të plagosur

15:06 - 11/02/26
Para
Aksident në Tiranë, makina përplas fëmijën

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, plagosen shoferët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali, deputetja e Ramës i quan shqiptarët dele?
Breaking Views

Skandali, deputetja e Ramës i quan shqiptarët dele?

18:36 - 11/02/26

  Deputetja e PS, Marjana Koçeku, ndodhet këto ditë në SHBA, prej nga ka postuar një foto me gazetaren Ilva...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në aksin Librazhd–Elbasan, përmbysen dy automjete

Aksident i rëndë në aksin Librazhd–Elbasan, përmbysen dy automjete

17:13 - 11/02/26
Zyrtar i lartë amerikan vizitë në Shqipëri, Tervakoski takime me krerët e SPAK

Zyrtar i lartë amerikan vizitë në Shqipëri, Tervakoski takime me krerët e SPAK

16:41 - 11/02/26
Dinamo hedh hap të sigurt drejt gjysmëfinales, fiton përballë Tiranës

Dinamo hedh hap të sigurt drejt gjysmëfinales, fiton përballë Tiranës

16:29 - 11/02/26
GJKKO shpall fajtor Astrit Avdylin, 12 vite në burg të sigurisë së lartë

GJKKO shpall fajtor Astrit Avdylin, 12 vite në burg të sigurisë së lartë

16:13 - 11/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com