GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Detajet, SPAK i gjeti zyrtarit në Dimal 25 mijë paund në banesë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Detajet, SPAK i gjeti zyrtarit në Dimal 25 mijë paund në banesë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbulohen detaje të reja nga dosja për arrestimin e zyrtarëve të Bashkisë së Dimalit.

Në dosjen hetimore janë dhjetëra raste paligjshmërie, të dokumentuara nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, zyrtarët e Bashkisë kanë abuzuar rëndë me detyrën, duke u marrë qytetarëve shuma financiare që variojnë nga 2 mijë deri në 3 mijë euro.

Gazetari Elton Qyno shkruan për “OraNews” se gjatë operacionit për arrestimin e personave dhe kontrollit të banesave, në shtëpinë e Arjan Demirit kanë gjetur një shumë prej 25 mijë paund si dhe një armë gjahu.

Në përgjimet e kryera përgjatë 1 viti, njeriu më aktiv në veprime korruptive, rezulton të jetë Përgjegjësi i Transportit, pranë kësaj bashkie, i arrestuari Arben Guraj.

Nga përgjimet është zbuluar se gjatë komunikimit mes njëri-tjetrit, zyrtarët mbajnë qëndrime poshtëruese dhe fyese ndaj qytetarëve që ndërtojnë pa leje. E në momentin që evidentojnë rastin, paraqiteshin tek qytetarët duke i marrë 2 mijë deri në 3 mijë euro.

Qytetarët që ndërtonin pa lejë si Dritan Kalivaçi, Fitim Dushku, Adriatik Vrapi, Kimet Dervishi dhe Arben Dyli, janë detyruar të paguajnë shuma monetare në këmbim të ndërtimit pa lejë ose nxjerrjes së një leje provizore.

PJESË NGA PËRGJIMET:

”…unë i mora 2 mijë euro atij legenit që po ndërtonte, tani shkoi ti mbaro punë…”.

”…shiko mos u merr shumë vetëm me punën e shtetit. Punët e shtetit nuk mbarojnë asnjëherë,… por shiko mbaro punët private…”.

Në dosje janë dhe shumë episode të tjera korruptimi, që tregojnë qartë implikimin e të arrestuarve, por po ashtu në materialin hetimor thuhet se ka qenë seksioni i krimit ekonomik në policinë e Beratit, që ka dërguar relacion informativ për hetimin e zyrtarëve, pasi kanë marrë informacione lidhur me korrupsionin që zhvillohej.

Nisur nga kjo situatë prokurori i SPAK-ut, ka vendosur të arrestojë Arben Guraj, Altin Palin, V.J, Agim Çunaj, Arjan Demirin, Vait Koshin. Ndaj 5 zyrtarëve SPAK ka kërkuar masën e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa për shefen e sektorit të Urbanistikës në këtë Bashki, është kërkuar masa e “Arrestit në shtëpie”.

Etiketa: dimalKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat
Aktualitet

Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat

11:27 - 22/10/26
Kreu i Sindikatës së Pedagogëve: Të shkojmë në ndihmë të studentëve para Parlamentit
Aktualitet

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve: Të shkojmë në ndihmë të studentëve para Parlamentit

11:15 - 22/10/26
Kongresmenja amerikane në mbështetje të protestuesve: Qeveria shqiptare të ndalë dhunën
Aktualitet

Kongresmenja amerikane në mbështetje të protestuesve: Qeveria shqiptare të ndalë dhunën

10:55 - 22/10/26
Para
Serbët në Beograd protestë kundër dialogut me Kosovën

Serbët në Beograd protestë kundër dialogut me Kosovën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat
Aktualitet

Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat

11:27 - 22/10/26

Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës së Shqipërisë. “Çfarë do...

Lexo më shumë
Kreu i Sindikatës së Pedagogëve: Të shkojmë në ndihmë të studentëve para Parlamentit

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve: Të shkojmë në ndihmë të studentëve para Parlamentit

11:15 - 22/10/26
Kongresmenja amerikane në mbështetje të protestuesve: Qeveria shqiptare të ndalë dhunën

Kongresmenja amerikane në mbështetje të protestuesve: Qeveria shqiptare të ndalë dhunën

10:55 - 22/10/26
Bllokim foltoreje dhe goditje e tavolinave nga deputetët e PD, socialistët votojnë me shpejtësi ligjet

Bllokim foltoreje dhe goditje e tavolinave nga deputetët e PD, socialistët votojnë me shpejtësi ligjet

10:49 - 22/10/26
Këlliçi në Kuvend: PD mbështet protestën e studentëve, Rama të dorëhiqet menjëherë

Këlliçi në Kuvend: PD mbështet protestën e studentëve, Rama të dorëhiqet menjëherë

10:35 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com