GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Detaji i frikshëm,polici bashkëpunoi me vrasësit e Brilant Martinaj

20:04 - 01/02/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Detaji i frikshëm,polici bashkëpunoi me vrasësit e Brilant Martinaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vrasja e Brilant Martinaj dhe dy miqve të tij, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata ishte një ndër ngjarjet më të bujshme të verës që lamë pas. Një vrasje e cila tronditi thellë jo vetëm botën e krimit për nga rëndësia e saj, por që në vetvete paralajmëroi edhe fundin e një kapitulli, atë të mbretërimit të Ervis Martinajt.

Ekzekutimi mafioz

Ishte mesdita e 17 korrikut 2022 kur në mbikalimin e Fushë-Krujës Brilant Martinaj dhe dy miqtë e tij u ekzekutuan egërsisht. Siç ka mësuar edhe emisioni “Në Shënjestër” kjo ngjarje përbën një skandal më vete për personat që dyshohet se janë implikuar në të.

Pas ekzekutimit të Brilant Martinajt, Besmir Hoxhës dhe Dikler Vatës, autorët u larguan të pashqetësuar nga vendngjarja, ndërkohë që skandal përbën akti se ata u fshehën nga një efektiv policie.

Dosja

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga emisioni “Në shënjestër”, gjithçka lindi pas dyshimeve që grupi hetues pati se pas autorëve të masakrës së Fushë-Krujës, fshihej dora e stërvitur e një punonjësi policie, të vetmit persona të aftë që mund të instruktojnë mjeshtërisht vrasësit, mbi pozicionin që ata duhet të mbajnë në një skenë krimi, por edhe se si të mos diktohen gjatë lëvizjeve të tyre.

Ky duket të jetë edhe rasti se si autorët mundën të kenë një bashkëpunim perfekt me strukturat e inkriminuara të policisë.

Hetuesit

Referuar gjithmonë dosjes hetimore, në rastin e ekzekutimit të Brilant Martinaj dhe miqve të tij, grupi hetues ka dyshime të forta se bashkëpunëtor në këtë ngjarje, të jetë një oficer policie.

Efektivi thuhet se ka ndihmuar agresorët të çajnë vetë rrethimin e policisë. Emisioni “Në Shënjestër” disponon identitetin e plotë të punonjësit të policisë, por që për arsye redaksionale dhe me qëllim për të mos dëmtuar hetimin e mëtejshëm të ngjarjes, do të përdorë vetëm inicialet e tij.

Por si erdhi zbulimi i këtij polici dhe cili është roli i tij në këtë ngjarje?

Sipas dosjes hetimore, zbulimi i këtij renegati brenda radhëve të policisë, u bë i mundur nga grupi hetues, pas krehjes së kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi vrasja.

Rezultoi se orën pas krimit të trefishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës, një automjet me ngjyrë gri, u afrua pranë vendit ku autorët dogjën makinën me të cilën kryen ekzekutimin e Martinaj dhe dy shokëve të tij.

Prej aty efektivi kreu largimin e tyre nga vendngjarja, më qëllim për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë.

Dosja Hetimore

“Pas ekzekutimit të Brilant Martinaj, Besmir Hoxhës dhe Dikler Vatës, më 17 korrik 2022, ngjarje kjo e ndodhur në Mbikalimin e Fushë-Krujës, grupi hetues, ka marrë dhe administruar një numër të madh të kamerave të sigurisë të montuara në aksin Kamëz-Fushë Krujë-Laç. Nga këqyrja e këtyre kamerave si dhe nga informacionet e marra nga burime konfidenciale na rezulton se shtetasi M. D., është personi që ka ndihmuar të fshihen para dhe pas ngjarjes autorët e vrasjes së trefishtë”, thuhet në dosjen hetimore.

Sipas grupit hetues gjithçka duket të ketë qenë e organizuar. Dhe jo më kot, autorët e vrasjes, kanë zgjedhur të largohen nga vendngjarja me një njohje të tyre në radhët e policisë.

Efektivi M.D. mendohet se mund të ketë përdorur valët e policisë për t’i shpëtuar rrethimit të kolegëve të tij. Kjo shpjegon më së miri edhe faktin se si autorët mundën të largohen nga vendi i krimit, pa u diktuar nga policia.

Nga verifikimi i bërë rezulton se shtetasi M.D përdor mjetin me targa AA00 … me ngjyrë gri. Nga ana e policisë gjyqësore nuk është bërë i mundur sigurimi i numrit apo numrave celularë të këtij personi, që përshkruhet si person i dyshuar, si bashkëpunëtor në këtë ngjarje të vrasjes së 3 personave”, thuhet më tej në dosjen hetimore.

Ky punonjës policie siç del nga dosja hetimore nuk ka shërbyer si suport për vrasësit vetëm pas ngjarjes, por edhe para saj, duke i strehuar ata. Ai thuhet se i ka mbajtur autorët e vrasjes, në banesën e tij, edhe natën para krimit duke mos e mbyllur punën e tij këtu.

Efektivi M.D. i ka ndihmuar autorët e dyshuar me largimin e tyre edhe të nesërmen pasi kryen atentatin e rëndë./BW/

Etiketa: Brilant MARTINAJKryesore1PoliciVrasja

Lajme të lidhura

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti
Aktualitet

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti

18:55 - 20/02/26
Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit
Aktualitet

Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit

18:23 - 20/02/26
Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin
Aktualitet

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin

16:30 - 20/02/26
Para
Artan Hoxha për Portin e Durrësit: Parajsë fiskale e krimit

Kush e vrau Brilant Martinajn? Hoxha: Janë të njëjtët persona që...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com