GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Detyroi punonjësen të prostituonte, kush është pronari i hotelit të konfiskuar në Durrës

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Detyroi punonjësen të prostituonte, kush është pronari i hotelit të konfiskuar në Durrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Durrësit i ka konfiskuar hotelin me vlerë 1 milionë euro shtetasit Pëllumb Tuda. Ai dyshohet i përfshirë në pastrim parash dhe trafik droge. Pëllumb Tuda është një emër i njohur për policinë pasi ka qenë i skeduar për disa ngjarje të ndryshme.

Mësohet se 51-vjeçari është arrestuar më parë nga policia me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit dhe plagosjes me dashje të një prej punonjëseve të tij.

Tuda njihet në Durrës edhe si pronar i diskos “Colombo”, ku në vitin 2015 ai plagosi dhe rrahu  punonjësen e tij për shkak se ajo nuk pranoi të prostituonte.

“Kur nuk pranova dhe i thashë që nuk jam prostitutë, por banakiere dhe nuk pranoj ta bëj këtë punë, më gjuajti me çfarë kishte në dorë. Merrni masa sepse nuk më lë të qetë. Më thotë do të të vras nëse nuk iu bindesh urdhrave të mia. Unë kam frikë prej tij”.

Kjo ka qenë fraza që vajza e re, vetëm 22 vjeçe ka lënë në policinë e Durrësit në momentin që ka shkuar të denoncojë rrahjen brutale që i kishte shkaktuar pronari i saj, Pëllumb Tuda

Policia është vënë në lëvizje dhe ka bërë të mundur arrestimin e tij, ndërsa mësohet se Tuda  nuk ka pranuar asnjë prej akuzave të ngritura nga vajza. Sipas informacioneve, saktësohet se 22-vjeçarja kishte disa muaj që punonte në banakun e diskos, një prej më të njohurave në të gjithë Durrësin që prej shumë vitesh.

Vajza pas rrahjes nga Pëllumb Tuda dhe pas dhunës fizike e psikologjike, u dërgua në një qendër rehabilitimi dhe u mbajt për një kohë të gjatë larg vëmendjes së të njohurve të palëve, pasi policia bën me dije se mund t’i rrezikohej jeta seriozisht.

Plagosja në “Kolombo” në vitin 2014

Nga një shqyrtimi i Gjykatës së Lartë të kërkesës së një prej të arrestuarve në vitin 2014 për ngjarjen e rëndë në lokalin e Pëllumb Tudës: “Më 04.07.2014, rreth orës 02:00, Shpëtim Meta ka shkuar tek lokali “Kolombo”, por nuk është lejuar të hyjë brenda nga roja i lokalit, Besnik Ruçi, i cili ka konstatuar se ishte i armatosur.

Për këtë arsye ata kanë debatuar me njeri-tjetrin, Shpëtimi e ka kërcënuar me armë, duke qëlluar përtokë, ndërsa roja e ka qëlluar me grusht në fytyrë duke e rrëzuar.

Më pas shtetasi Shpëtim Meta është larguar me automjetin e tij. Për këtë ngjarje roja ka vënë në dijeni pronarin e lokalit Pëllumb Tuda, i cili në atë moment është afruar tek hyrja e lokalit.

Shtetasi Shpëtim Meta ishte kthyer pas rreth 10 minutash me automjetin e tij dhe kishte  filluar të qëllonte me armë zjarri në drejtim të shtetasit Besnik Ruci. Po kështu me pistoletë ka gjuajtur edhe pronari Pëllumb Tuda.

Shtetasi Pëllumb Tuda ia ka dhënë pistoletën shtetasit Ivan Tuda (nipit të tij) dhe më pas ky i fundit ia ka dhënë shtetases Lumturi Tuda për ta fshehur armën. Policia më pas kishte sekuestruar armën e krimit”.

Etiketa: barHotelKryesore1PlagosjeProstitucion

Lajme të lidhura

Itali/ Ktheu shtëpinë në laborator kokaine, 19-vjeçari shqiptar mburrej me jetën e luksit
Aktualitet

Itali/ Ktheu shtëpinë në laborator kokaine, 19-vjeçari shqiptar mburrej me jetën e luksit

18:24 - 17/07/26
Raporti i KE-së/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie
Aktualitet

Raporti i KE-së/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie

17:56 - 17/07/26
Musa Selami mori 48.8 milionë lekë për rrugën Staravec-Shimcan-Zimur, pas 9 vitesh akoma nuk ka përfunduar
Aktualitet

Musa Selami mori 48.8 milionë lekë për rrugën Staravec-Shimcan-Zimur, pas 9 vitesh akoma nuk ka përfunduar

17:32 - 17/07/26
Para
Dikush të ndalë AKSHI-n

Dikush të ndalë AKSHI-n

Discussion about this post

TË FUNDIT

Adriatik Zotkaj mbledh me fshesë 1.5 miliardë lekë/ Kush fshihet pas Bashkim Haxhiut dhe Patrik Caushit? Tenderi i pastrimit që mbulon lekët e pista qysh nga 2016
Breaking Views

Adriatik Zotkaj mbledh me fshesë 1.5 miliardë lekë/ Kush fshihet pas Bashkim Haxhiut dhe Patrik Caushit? Tenderi i pastrimit që mbulon lekët e pista qysh nga 2016

19:44 - 17/07/26

Qysh kur Adriatik Zotkaj u ul në kolltukun e kryetarit të bashkisë, në Poliçan është instaluar korrupsioni, nepotizmi dhe klientelizmi....

Lexo më shumë
Biletat e Botërorit bëhen skandal ndërkombëtar, FIFA përfundon në gjykatë

Biletat e Botërorit bëhen skandal ndërkombëtar, FIFA përfundon në gjykatë

19:26 - 17/07/26
De La Fuente, “kunj” Argjentinës para finales së Botërorit: Ne luajmë futboll, jo provokime

De La Fuente, “kunj” Argjentinës para finales së Botërorit: Ne luajmë futboll, jo provokime

19:03 - 17/07/26
Ministria e Mjedisit në Kosovë shkarkon nga detyra 20 zyrtarë serbë

Ministria e Mjedisit në Kosovë shkarkon nga detyra 20 zyrtarë serbë

18:50 - 17/07/26
“Rrezik për pandëshkueshmëri”/ Raporti i KE:  SPAK kërkoi arrestimin për korrupsion, Kuvendi refuzoi t’i heqë imunitetin

“Rrezik për pandëshkueshmëri”/ Raporti i KE: SPAK kërkoi arrestimin për korrupsion, Kuvendi refuzoi t’i heqë imunitetin

18:36 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com