GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Voltanës në ikje i anulohet tenderi, dha 2.6 mld lekë më tepër për pastrimin e Shkodrës

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Voltanës në ikje i anulohet tenderi, dha 2.6 mld lekë më tepër për pastrimin e Shkodrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni i Prokurimit Publik ka anuluar tenderin e Bashkisë Shkodër me vlerë 4.2 miliardë lekë për pastrimin e mbetjeve në zonën qendrore të këtij qyteti. Ky vendim erdhi pas ankesës që bëri kompania “ECO Empire Sh.p.k”, me arsyetimin se ishin modifikuar dokumentet e procedurës së prokurimit. Kujtojmë se bëhet fjalë për një tender të hapur nga Bashkia e drejtuar nga Voltana Ademi, me objekt “shërbim i pastrimit për bashkinë Shkodër zona qendrore”, i cili mban numrin e referencës REF-15078-12-14-2021 dhe ka fondin limit prej 422,632,380 lekë të reja, ose rreth 4.2 miliardë lekë të vjetra.

Kompania “ECO Empire Sh.p.k” e cila ka marrë pjesë në këtë procedurë, pasi ka parë kriteret e përcaktimit të fondit, ka konstatuar që është kryer në mënyrë jo të rregullt. Për këtë, shoqëria i është drejtuar me një ankesë Komisionot të Prokurimeve Publike, e cila arsyetonte se duhej rishikuar vlera e tenderit si dhe duhej kryer akt-ekspertimi i përllogaritjes së fondit limit, pasi sipas saj, binte ndesh me VKM-në nr.319 datë 31.05.2018, që ka të bëjë me masat e përcaktimit të kostove të menaxhimit të mbetjeve.

KPP e ka marrë në shqyrtim ankesën dhe ka ngarkuar një ekspert të fushës i cili ka bërë përllogaritjen e fondit limit për shërbimin e pastrimit. Në gjetjet që ka bërë eksperti, rezulton se vlera totale e pastrimit të Bashkisë Shkodër zona qendrore, shkon në 160.746.088 lekë të reja, ose rreth 1.6 miliardë lekë të vjetra. Pra, shuma stratosferike që ka vendosur Bashkia e Shkodrës në këtë tender, është 2.6 miliardë lekë të vjetra më shumë nga ç’duhej të ishte në të vërtetë. Bazuar në ekspertizën e gjetjeve të ekspertit, Komisioni i Prokurimeve Publike ka vendosur anulimin e procedurës së mësipërme të prokurimit.

Siç duket kësaj radhe nuk i eci kryetares në largim të Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi. Duke e ditur që nuk do të jetë më në krye të kësaj bashkie, Ademi kishte menduar që të gllabëronte një dorë të mirë dhe të fundit nga taksat e qytetarëve nëpërmjet këtij tenderi. Ky është një fakt tjetër që i shtohet pakënaqësive të qytetarëve të Shkodrës ndaj kryebashkiakes, që është kritikuar jo pak herë për keqmenaxhimin që i ka bërë kryeqendrës së veriut të Shqipërisë.

X.S/Gijotina.com

Etiketa: AnulohetBashkia Shkoderkryesore2pastrimitenderVoltana Ademi

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Komisioni i Verifikimit shpall kandidatët për President të FSHF-së dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv

Komisioni i Verifikimit shpall kandidatët për President të FSHF-së dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com